FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vijon protesta e Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë

Vijon protesta e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të tij përpara Kryeministrisë. Lapaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen asaj që ai e cilëson si revoltë kundër qeverisë dhe korrupsionit, duke akuzuar pushtetin për vjedhje të miliona eurove “me një firmë apo me një të rënë të lapsit”.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj solli si shembull protestat në Bullgari, ku sipas tij presioni qytetar çoi në dorëheqjen e qeverisë.

“E patë çfarë ndodhi në Bullgari? Populli e detyroi qeverinë të dorëhiqej. Nuk dolën brenda një jave, por luftuan me muaj. Nga 5 u bënë 10, pastaj 10 mijë, derisa arritën dorëheqjen e qeverisë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lapaj përmendi gjithashtu protestat e fermerëve në Greqi, duke theksuar se ata janë ngritur për çështje që, sipas tij, në Shqipëri shpesh as nuk konsiderohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ngelen pas as fermerët grekë, që prej një jave janë ngritur për çështje subvencionesh. Ka ardhur koha të shporrim autokratin Rama”, deklaroi ai.

Sipas Lapajt, protesta duhet të shndërrohet në një lëvizje gjithëpërfshirëse qytetare.

“Kini besim se ne mund t’ia dalim. Nuk ka fuqi më të madhe se protesta e njerëzve të lirë kur ata bashkohen kundër atyre që na vjedhin. Duhet të bashkojmë arsimtarët, fermerët, prindërit dhe të rinjtë kundër atyre që na grabisin”, tha ai.

Në përfundim, Lapaj theksoi se lëvizja nuk ka ndarje fetare, politike apo shoqërore.

“Nuk ka katolik, ortodoks apo mysliman në këtë histori, as të majtë e as të djathtë. Ka vetëm dy palë: ata që me një të rënë të lapsit vjedhin miliona euro dhe ne, që punojmë e na vjedhin. Duhet të bëhemi bashkë për t’i shembur dhe për t’i shporrur”, u shpreh Lapaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?