Karikatura e Robert Fuzier mbi pushtimin e “paparashikuar” të rebelëve shqiptarë
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Nëntor 2018
“Le Populaire” ka botuar, të dielën e 16 prillit 1939, në faqen n°5, karikaturat e piktorit dhe politikanit të njohur francez, Robert Fuzier, në lidhje pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e Benito Musolinit, të cilat, Aurenc Bebja nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbreti i Italisë dërgon kryeministrin e tij për të pushtuar kurorën e Shqipërisë. “Ah ! – Kurora juaj është shumë e vogël”
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
- Musolini shtyp “rebelët” shqiptarë dhe mbulohet me lavdi.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Kushtetuesja shqiptare i ofroi njëzëri kurorën mbretit të Italisë.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Këshilli i Lartë fashist pranon njëzëri kurorën e Shqipërisë për mbretin e Italisë.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Mbreti i Italisë, perandor i Etiopisë, pranon në shenjë mirënjohjeje kurorën e re.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Dhe nga ballkoni i pallatit të Venedikut, Z. Musolini u mëson njerëzve këtë ngjarje historike dhe “të paparashikuar”.