Flamur Noka: Protesta do ketë surpriza
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës, ish deputeti i PD Flamur Noka, shprehet se zemërimi popullor kundër Kryeminsitrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ka arritur pikën e vlimit dhe për pasojë do të ketë surpriza të mëdha.
Ndoka, shprehet se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe për shkak të rënies së tregut të kanabisit maxhoranca kërkon lekë duke vjedhur bankat.
Flamur Noka thekson se shqiptarët janë kthyer në sanduic mes krimit dhe pushtetit. Komentet deputeti i PD Flamur Noka i bëri në emisionin “Politika Online” në “Gazeta Shqiptare” dhe “Balkanweb”.