Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë refuzuan të kalonin natën në “Hotel Homa”, në Riga

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Maj 2019

“L’Œuvre” ka botuar, të martën e 18 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vendimin e marrë nga mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë në kryeqytetin letonez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Dy udhëtarë, një mbrëmje…

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ish-mbreti Zog i Shqipërisë dhe mbretëresha Geraldinë, të cilët do të shkojnë në Londër, ishin në Riga ditën që kaloi. Ishte mbrëmje kur treni i tyre arriti në stacion.

Ata ishin duke u përgatitur që të shkonin në hotelin e vetëm të madh në qytet, kur mësuan se ky hotel quhej “Hotel Roma”.

Atëherë, ata refuzuan të zbrisnin nga treni, dhe e kaluan natën në vagonin e tyre.

SHKARKO APP