Basha: Edi Rama është një kufomë politike. Fundi ka ardhur

Kreu i PD-së ka marrë fjalën në protestë kombëtare të opozitës. Basha u shpreh se sot gjithë shqiptarët kanë dalë në shesh kundër kryeministrit Edi Rama dhe duan ndryshim.

“Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga rënia e diktaturës, Edi Rama”,- tha Basha.

Basha e akuzoi Ramën si hajduti më i babëzitur në 30 vite pluralizëm.

“Në këtë bashkim të paparë ndonjëherë të fuqisë popullore. Jeni mbledhur e keni derdhur në këtë shesh shpresën. Mirë se keni ardhur.

“Qytetarë nga e Tirana dhe e gjithë Shqipëria që keni vërshuar në këtë bashkim të paparë asnjëherë, të fuqisë popullore, që jeni mbledhur dhe kemni derdhur në këtë shesh këtë energji, këtë vendosmëri, këtë shpresë të pandalshme, mirë se keni ardhur.
Dua të ju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin dhe privilegjin, t;ju shpreh mirënjohjen në emër të çdo vogëlushi shqiptar, në emër të të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, për këtë asamble të paparë dhe të padëgjuar të lirisë e të demokracisë, të mbledhur, të vendosur, kaq të prerë e të qartë në kushtrimin tuaj që sonte ushton për ta dëgjuar e gjithë bota:
Rama ik!
Gjithë sheshi thërret: Rama ik
Bashkë me rininë janë edhe profësorët, akademikët, elita e këtij vendi, të cilët janë trajtuar prej Edi Ramës si armiq të vërtetë, vetëm e vetëm se janë armiq të injorancës, janë armiq të autokracisë orientale, sepse janë të dashuruar me dijen, sepse duan që dija ta çojë rininë dhe këtë komb përpara drejt Evropës, sepse nuk e mbyllin gojën, sepse nuk e ulin kokën, ndaj persekutohen, dhunohen, shantazhohen, pushohen nga puna. Ndaj në këtë vend, si në asnjë vend të Evropës, as të Azisë, as të Afrikës, 30 vite pas shembjes së komunizmit, Edi Rama asgjëson akademinë e shkencave dhe kthen karikaturën e diktaturës në krye të Akademisë së Shkencave, njësoj si në krye të Kuvendit, sepse ai vetë është një karikaturë e diktaturës, që s’ka asgjë të përbashkët me intelektin, asgjë të përbashkët me shkencën, me artin me dijen. Ndaj sot, ushton nga ky shesh në emër të çdo pedagogu dhe elitës së kombit, ushton thirrja “Rama ik”.”, u shpreh Basha në hapje të fjalës së tij.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke ju drejtuar protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë deklaroi se Rama u kap në flagrancë duke vjedhur votat dhe pushteti do të rimerret me çdo kusht.

“Kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura, njeriu që u kap duke vjedhur votën e shqiptarëve me banditët më famëkeq të Shqipërisë dhe Europës sot duhet të jepte llogari për hajdutërinë e gjithë hajdutërive, vjedhjen e pushtetit. Rama ik”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/369987880389784/

SHKARKO APP