Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
VOA: Perëndimi i pasigurt se ku mund të shkojë Presidenti Putin me përdorimin e armëve bërthamore

VOA: Perëndimi i pasigurt se ku mund të shkojë Presidenti Putin me përdorimin e armëve bërthamore

Aktualitet
E martë, 19 Nëntor 2024 19:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Zëri i Amerikës-

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një doktrinë të rishikuar bërthamore, duke deklaruar se një sulm konvencional ndaj Rusisë nga çdo komb i mbështetur nga një fuqi bërthamore, konsiderohet një sulm i përbashkët dhe mund të nxisë një përgjigje bërthamore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 10 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 10 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 10 orësh

Njoftimi u bë pasi Presidenti amerikan Joe Biden i hoqi Ukrainës kufizimet për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi, për të sulmuar objektivat ushtarakë në Rusi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, analistja Patricia Lewis, drejtuese e programit të Sigurisë Ndërkombëtare në Chathame House thotë se ky veprim i Presidentit rus, nuk është përgjigje ndaj vendimit të presidentit Biden.

“Kjo është një doktrinë e re bërthamore, është një version i modifikuar i doktrinës së saj të mëparshme bërthamore dhe i referohet një gjuhe ë vjetër që është përdorur në doktrinën bërthamore të Rusisë shumë vite më parë”, tha analistja Lewis, duke nënvizuar se në doktrinën e mëparshme, përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia do të shkaktohej nga një kërcënim ekzistencial, një kërcënim për shtetin e Rusisë.

“Kjo doktrinë e re bërthamore e ul atë prag në mënyrë të konsiderueshme duke e lidhur me një kërcënim ndaj tërësisë tokësore dhe në mënyrë specifike flet për armët konvencionale që mund të përdoren në atë kërcënim, siç janë raketat, dronët, si dhe llojet e tjera të armëve konvencionale”, tha zonja Lewis.

Pak pas njoftimit nga Kremlini, ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se Presidenti Rus po luan me kartën e frikës dhe u zotua se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re bërthamore e Rusisë. Berlini tha ajo e bëri atë gabim në të kaluarën, por nuk do ta përsëris më.

Ministrja Annalena Baerbock mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të Polonisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, në të cilin u diskutua shtimi i rritjen e mbështetjes ushtarake të Evropës për Ukrainën, si dhe për lidhjet me Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Ajo tha në një konferencë shtypi në Poloni se Berlini tani do t’u vërë veshin paralajmërimeve të vendeve partnere që kufizohen me Ukrainën.

“Presidenti Putin po luan me frikën tonë. Ai nuk filloi ta bëjë këtë vetëm 1000 ditë më parë, ai filloi në vitin 2014. Dhe Gjermania në veçanti bëri gabim atëherë, veçanërisht politikisht, duke lejuar veten të frikësohej dhe mbi të gjitha, duke mos dëgjuar partnerët e saj, posaçërisht partnerët tanë të Evropës Lindore, të cilët e bënë të qartë në atë kohë: ne nuk duhet të mbështetemi në premtimet e Kremlinit, ne duhet të investojmë në sigurinë dhe mbrojtjen tonë”, tha ministrja Baerbock.

Presidenti i Rusisë ka paralajmëruar më parë SHBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s se lejimi i Ukrainës të përdorë armët perëndimore për të goditur territorin rus, do të thotë se Rusia dhe NATO janë në luftë.

Në tekstin e përditësuar të doktrinës thuhet se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në përgjigje të një sulmi bërthamor ose një sulmi konvencional, që paraqet një “kërcënim kritik për sovranitetin dhe tërësinë tokësore ” të Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë, një formulim i paqartë që lë hapësirë të gjerë për interpretim.

Analistja Lewis tha se doktrina e re ruse është një shqetësim për vendet e NATO-s dhe për Ukrainën, por jo e papritur.

“Por, më duhet të them se vendet e NATO-s dhe Ukraina kanë qenë të shqetësuara për këtë për një kohë të gjatë, të pasigurt se ku mund të shkojë Presidenti Putin me përdorimin e armëve bërthamore. Pra, në këtë kuptim, ndoshta nuk e ndryshon aq shumë situatën”, tha ajo.

Njoftimi rus për ndryshimet në doktrinën bërthamore u bë ndërsa po shënohen 1000 ditë të agresionit në Ukrainë./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 2 orësh

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 2 orësh

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.