Mediat më të mëdha botërore: Opozita në Shqipëri kërkon zgjedhje të reja

Mediat ndërkombëtarë i kanë bërë jehonë protestës së sotme masive të opozitës. Gazeta amerikane New York Times, Washingon Post, televizioi FOX News etj, shkruajnë se mijëra shqiptarë kanë dalë sot në shesh për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare.

“Mbështetësit e opozitës u mblodhën të dielën në ndërtesën kryesore të qeverisë duke akuzuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste, të qendrës së majtë, për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ata duan që Rama të japë dorëheqjen dhe një kabinet i përkohshëm për ta marrë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare”,- thuhet në raportimin e televizionit amerikan FOX NEWS.

SHKARKO APP