”Yjet e Europës në protestë”, mesazhet nga të rinjtë
Mesazhe të forta dhe të ndryshe duket se ka përzgjedhur opozita e bashkuar për protestën e 7-të kombëtare. Të rinj, të bërë rreth ndërsa në mënyrë simbolike mbajnë në duar yje në ngjyrë të verdhë ndërsa vetë kanë të veshur mushama në ngjyrë blu, ngjyrat simbol të flamurit të Bashkimit Europian.
”Këto yje simbolizojnë Bashkimin Europian. Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe nuk e duam këtë Shqipëri që është aktualisht”.
Gjithashtu opozita lëshoi drejt qiellit tullumbacë ngjyrë të bardhe, ku shkruhet “IK”, kërkesë kjo e opozitës së bashkuar për largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.