Socialistë! Dëgjojeni juristin dhe patriotin Idajet Beqiri, anëtarin e Koalicionit të Majtë!
Idajet Beqiri, kryetar i Partisë për Unitet Kombëtar, i cili njihet si një nga juristët më të vjetër si dhe kryetar i një partitë patriote kombëtare, por përherë në koalicionin e majtë, ka bërë deklaratë sot, ku kërkon të ç’regjistrohet në zgjedhjet e datës 30 qershor.
Partia e tij është në koalicion me PS dhe ishte regjistruar për zgjedhje, si edhe PDS e Paskal Milos.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 13:00. Kjo pasi Idajet Beqiri i Partisë Uniteti Kombëtar, ka kundërshtruar vazhdimin e vendimmarrjes nga KQZ pas dekretit të Presidentit Ilri Meta për anullimin e 30 qershorit. Kërkesa e tij është depozituar në KQZ dhe diskutohet sot. Ky është hap i nevojshëm që pastaj çështja të shkojë në Kolegj Zgjedhor.
Idajet Beqiri, duke ndjekur situatën ku po shkohet në zgjedhje vetëm me një palë, pra pa opozitën, si dhe duke parë me shqetsim se po vrapohet drejt përplasjes civile me 30 qershor, ka vendosur ti referohet dekretit të Presidentit të Republikës për të shtyrë zgjedhjet. Kërkesa e tij zyrtare për tu ç’regjistruar tregon përgjegjshmerinë e tij juridike, politike dhe atdhetare.
Ky vendim i Partisë së Unitetit Kombëtar vjen fill pas asaj PDS së Paskal Milos. Ndaj duhet që PS-ja dhe kryeministri ti dëgjojnë Paskal Milon dhe Idajet Beqirin, të dy ikona të së majtës tradicionale shqiptare, pasi nuk janë rilindas, por patriotë.