Kërkesa e veçantë e Mbretëreshës Geraldinë përpara dasmës me Mbretin Zog
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Qershor 2019
“Excelsior” ka botuar, të premten e 1 prillit 1938, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me kërkesën e veçantë të mbretëreshës së ardhshme të Shqipërisë për dasmën e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Budapest, 31 mars. – Nga Tirana u është thënë gazetave hungareze se kontesha Geraldinë Apponyi, e fejuar me Mbretin e Shqipërisë, ka vendosur të mos pranojë dhuratat e dasmës, dhe në vend të tyre, ajo ka kërkuar që pjesëmarrësit të ndihmojnë (dhurojnë) për krijimin e Shtëpisë së Veteranëve në Tiranë.”