Parlamenti Europian: Respektoni dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve

Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë urgjente për krizën politike në Shqipëri. Anëtarët e PE-së deklarojnë se Shqipëria duhet të shmang krizën e 30 qershorit dhe të marrë në konsideratë dekretin e Presidentit për zgjidhjen e situatës kritike.

Në rezolutën e miratuar sot nga këshilli i ACRE thuhet se “ACRE deklaron se është e nevojshme zgjidhja e krizës politike duke përgatitur terrenin për rivendosjen e standardeve demokratike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj, edhe një herë apelojmë për dialog mes palëve, respektim të Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, përcaktimi i datës së zgjedhjeve dhe duke garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri kalimtare”.

Rezoluta “Për krizën politike në Shqipëri, paqen, stabilitetin, dialogun politik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”

“Aleanca e konservatorëve dhe reformatorëve në Evropë mbështeti kërkesën e opozitës shqiptare në maj 2017 për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ekzistojnë fakte dhe prova të qarta në dosjen hetimore të publikuar nga mediat ndërkombëtare se qeveria e Rama ka manipuluar zgjedhjet.

Në Deklaratën e ACRE të 24 shkurtit 2019, mbështeti kërkesën e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të lidhur me qeverinë, përmes një qeverie tranzitore.

Duke respektuar parimin demokratik që qeverisja është e bazuar në një sistem pluralist me zgjedhje të lira dhe të ndershme; Vlerësimi dhe inkurajimi i ushtrimit të së drejtës kushtetuese;

Duke marrë parasysh se Shqipëria po kalon një krizë serioze kushtetuese të vënë në dukje nga fakti se për më shumë se një vit nuk Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale dhe kohët e fundit Gjykata e Lartë ka qenë jashtë funksionit; Duke pasur parasysh se qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë ndërmarrë ndonjë përpjekje konkrete për të trajtuar krimin e vazhdueshëm të blerjes së votave, një fakt i njohur publikisht dhe ndërkombëtar, angazhimin në zgjedhje e individëve me të kaluar kriminale duke e përhapur krimin në rajon dhe më gjerë;

Duke paur parasysh se emigrimi masiv ka marrë përmasat e një “eksodi”, duke përbërë një fenomen me pasoja serioze politike, ekonomike dhe sociale; Përcaktimi se situata politike në Shqipëri vazhdon të paraqesë një rrezik për thellimin e mëtejshëm të krizës në vend, gjë që mund të shkaktojë pasoja serioze për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, rendin dhe paqen brenda vendit dhe rajonit.

Duke patur parasysh se zhvillimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, në mungesë të alternativës konkurruese të opozitës dhe përballë reagimit të vazhdueshëm qytetar përmes protestave, do të sillte pasoja serioze për vendin, popullin dhe pluralizmin politik.

ACRE deklaron se është e nevojshme për të zgjidhur këtë krizë politike, duke përgatitur terrenin për rivendosjen e standardeve demokratike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Prandaj, edhe një herë apelon për dialog mes palëve, respektimin e Dekretit të Presidencës për shtyrjen e zgjedhjeve, vendosjen e një date zgjedhjesh dhe garantimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri kalimtare”.

 

SHKARKO APP