Monika Kryemadhi: Bye bye Edi! 85% e shqiptarëve sot të refuzuan
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i cilësoi votimet e sotme si një refuzim të shqiptarëve për Edi Ramën.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se 85% e shqiptarëve sot treguan se nuk besojnë më të Edi Rama.
“85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesmarrja ektremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”,- shkruan Kryemadhi.