PD-LSI: Falsifikim nga KQZ. Pjesëmarrja është 10% në votimet moniste

Partia Demokratike, përmes Ivi Kasos, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedheve ka mapinuluar me shifrat e pjesëmarrjes në këtë votime njëpartiake. Sipas tij, deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 10 % e qytetarëve që kanë të drejtën e votës. Kaso theksoi se KQZ-ja me urdhër të Edi Ramës është duke u përpjekur të manipulojë shifrat e votuesve.

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë në lidhje me procesin e votimit. Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ka hedhur akuza ndaj KQZ. Ashtu si edhe Sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, edhe Caka ka deklaruar se në qendrat e votimit ka patur një pjesëmarrje tepër të ulët. Sipas Cakës, përveç se KZQ gënjen për shifrat, në procesin zgjedhor janë shënuar edhe disa incidente, si votimi në grup, votimi disa herë një person dhe madje votim pa karta identiteti. “Duke servirur shifra të pavërteta. Raportimi nga komisioni socialistë të qeverisë. Është një përgjegjësi është të informojë publikun në % reale. Janë shifra jo reale dhe grup të shkeljeve. Pati përgjime me kamera. Votim ne grup, votimi nga dy tre herë pa kartë identiteti. Sjellje skandaloze e persona të shpallur në kërkim. Votues vëzhgues komisionerë vetëm partia. Vetë votojnë vetë numërojnë. Partia voton partia numëron partia vulos”,-ka deklaruar Caka.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJE ZGJEDHORE NË PD, IVI KASO

Operacioni më i madh që po kryen Edi Rama gjatë gjithë ditës së sotme është falsifikimi i pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krye të këtij operacioni manipulimi, duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar.

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6 përqind dhe jo 12 përqind sic raportuan kamikazët e KQZ.

Pjesëmarrja faktike deri në orën 3 pasdite është 10 për qind.

Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes.

Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS në shkelje të ligjit.

Arsyeja se pse KQZ nuk evidenton, ndalon dhe raporton shkeljet flagrante të ligjit, që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, deri tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë që mbushin kutitë e votimit, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, raste të gjitha të denoncuara nga media, është sepse KQZ-ja është një vegël e paligjshme në duart e Edi Ramës dhe në shërbim të farsës së gatuar prej tij.

Megjithëse vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron dhe vetë shpall rezultatin, paniku i Edi Ramës duket qartë. Asgjë dhe askush nuk mund ta fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij.

SHKARKO APP