Opozitë, ku i ke njerëzit?! Dilni dhe mbështesni artistët për Teatrin Kombëtar!

Qeveria është e vendosur që ta shembë me forcë godinën e Teatrit Kombëtar. Mësohet se punonjësit, me urdhër nga qeveria, kanë nisur zbrazjen e orendive nga Teatri Kombëtar. Artistët po përplasen me policinë, duke krijuar një situatë të rrezikshme, sepse po vijnë turma qytetarësh për t’i mbështetur. Flitet për të plagosur nga radhët e protestuesve.

Regjisori Robert Budina shprehet i vendosur për ta mbrojtur deri në fund Teatrin Kombëtar.

“Do ta rrethojmë me trupat tanë Teatrin Kombëtar. U bëj thirrje qytetarëve që në këtë moment të na mbështesin”.

“Është shtëpia ime dhe e fëmijëve të mi, ne jemi rritur këtu dhe fëmijët e tyre edhe at vetë kanë ardhur në këtë shfaqje,’ tha aktori Neritan Liçaj.

Sot ka shumë forca policie të cilët kanë rrethuar godinën e Teatrit, pasi qeveria ka vendosur që ta shembë.

Por një pyetje publike: Ku i ke njerëzit Opozitë?! A keni deklaruar se do “kalojnë mbi trupat tanë” fadromat dhe policia?

Mos i lini vetëm artistët dhe popullin e thjeshtë që po i mbështet!

SHKARKO APP