Skandal/ Burri rreh gruan në QSUT dhe askush nuk ndërhyn

Një video e rëndë është publikuar në rrjetet sociale mbrëmjen e së enjtes. Portali JOQ Albania ka publikuar pamjet se si një burrë rreh keqazi një grua në mes të ditës, në mes të rrugës. Ai e godet atë me shqelma dhe e tërheq zvarrë nga flokët.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, por askush nuk ka ndërhyrë për të ndarë sherrin apo për të mbrojtur vajzën që dhunohet në sy të të gjithëve. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe ende policia nuk ka dhënë asnjë detaj për të./JOQ/

SHKARKO APP