Le Figaro (1924)/Ahmet Zogu e ka situatën nën kontroll në Shqipëri
“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 27 dhjetorit 1927, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrjen e situatës nën kontroll në Shqipëri nga Ahmet Zogu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Beograd, 26 dhjetor.
Ahmet Zogu, pas marrjes së Tiranës, ku ai thirri anëtarët e qeverisë së tij të mëparshme, e ka tani situatën nën kontroll në të gjithë Shqipërinë. Mbështetësit e qeverisë kanë evakuar Shkodrën dhe Elbasanin. Asnjë rezistencë serioze nuk është parashikuar në Jug. Thuhet se imzot Fan Noli gjendet i strehuar në Durrës me qëllim largimin prej aty. Fise të shumta, deri tani indiferente, e mirëpresin Ahmet Zogun si çlirimtar. Paqëtimi dhe vendosja e një regjimi të ri duken se do të ndodhin shpejt.
Burimi: Dars-Klos Albania