Dështimi me negociatat, Rama: Po shkoj në Bruksel, do takoj liderët socialistë
Kryeministri Edi Rama, përmes një video mesazhi të publikuar në facebook, thotë se nuk ndihet optimist për atë që do të thuhet pasnesër në takimin e Këshillit të Ministrave, në lidhje me Shqipërinë. Tashmë është zbuluar se për Shqipërinë do ti thuhet ”JO” çeljes së negociatave, ndërsa për Maqedoninë e Veriut do të ketë ”PO”.
Kreu i qeverisë thotë se do të takohet me kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresite në Bruksel, në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme. Rama thotë se Merkel po përpiqet për të bindur Francën për hapjen e negociatave.
“Sot Merkel dhe Macron do të takohen në Tuluze, një nga temat do të jetë vendimmarrja për negociatat. Merkel po përpiqet itensivisht për një ‘PO’ për të dyja vendet, por qëndrimi i Macron nuk përkon për momentin me atë të shumicës së vendeve anëtare. Nuk jam as optimist dhe as pesimist, por gjykoj që po bëhet maksimumi dhe më e mbështetur se sot Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë. Edhe Franca e njeh dhe vlerëson progresin e bërë ashtu sikur kërkon shumë më tepër nga BE-ja sesa nga Shqipëria dhe Maqedonia. Po nisëm në Bruksel me Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste në një format në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”.