Atentat me 4 të plagosur në Tiranë mes tyre 2 të mitur, zbardhen emrat

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti të cilin e kanë ndjekur që nga rrethrrotullimi i Shkozës.

Në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, M. D, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, D. D, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë.

Burime nga Trauma bëjnë me dije se tre nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa i mituri 11-vjeçar është rëndë.

Pas atentatit autorët dyshohet se kanë djegur makinën në Lundër.

SHKARKO APP