Dështimi me negociatat, kryeministri maqedonas jep dorëheqjen. Po Edi Rama?!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e bën të ditur agjencia italiane e lajmeve Ansa. Dorëheqja vjen pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Media italiane citon burime nga Bashkimi Europian që konfirmojnë largimin e Zaev. Kryeministri i Maqedonisë paralajmëroi disa ditë më parë, se nëse vendit të tij nuk i hapeshin negociatat, “qeveria ime është e vdekur politikisht”. Në këtë mënyrë, pas dështimit për në BE, dorëheqja ka qenë e vetmja mënyrë për të shtensionuar situatën në vendin fqinj.

Ndërkohë në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka një tjetër sjellje. Mos hapjen e negociatave ai e ka lidhur vetëm me problemet e brendshme të Bashkimit Europina dhe jo me faktin se Shqipëria është vendi me i kritikuar nga Franca për mos arritjen e standardeve.

Rama nuk ka preferuar të flasë as për dorëheqje dhe as për zgjedhje të parakohshme. Një ditë më parë, në Top Channel ai hodhi poshtë çdo mundësi për largimin e tij për shkak të negociatave.

Linku i lajmi në agjencinë ANSA: Fonti Ue, si dimette il premier macedone 

(ANSA) – Bruksel, 18 tetor- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen. Ky është informacioni që vjen nga burime diplomatike në takimin e krerëve të BE, ku vendet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP