Kryeministri Rama: Jemi konsultuar me ekspertët ndërkombëtarë për Kushtetuesen

Kryeministri Rama në parlament tha se Ilir Meta po vazhdon udhën e tij duke qëlluar nga katër anët nga frengjia e tij në presidencë. Rama shtoi se për radhën e anëtarëve në Kushtetuese jemi konsultuar me ekspertët e huaj, ndaj jemi në rregull me ato që kemi zgjedhur.

Më pas kryeministri tha se do të merremi me “KÇK”, ku krimi i organizuar bashkëpunon me prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.

“Edhe njëherë Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me historinë e zakonshme me Ilir Metën. Edhe njëherë përplasja është jo mes nesh dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër, për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvend me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidencës në një frëngji, prej ku sulmon nga të katër anët, duke qenë ne këtu 100 përqind në të njëjtën linje me SHBA e BE.

Është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jokomode dhe të turpshme, sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve, që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi, promotorë dhe mbështetëse të reformës, akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, e pas kësaj besoj nuk ka as nevojë të zgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona, ndaj këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë”, tha Rama.

“Është ende në ardhje dhe kërkon shumë durim dhe mbështetje nga ana jonë. Për të gjithë ata që ndjekin këtë episod të ri të historisë së vjetër, dua të them se përpara se ne të vendosnim dhe të bënim ateë që Kuvendi bëri duke zgjedhur dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, brenda afateve, ne jemi dakortësuar 100% me aleatët strategjikë dhe i jemi referuar 100% ekspertëve të tyre”.

SHKARKO APP