Rama: Numri i viktimave ka shkuar në 49
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje qeverie mëngjesin e sotëm. Rama e ka nisur fjalën e tij me lajmin e hidhur që numri i viktimave ka shkuar në 49.
“Në Durrës janë shënuar 25 viktima, në Krujë 23 dhe një në Kurbin. Banorët duhet të lënë çadrat dhe të akomodohen në hotele. Bilanci paraprak i kontributeve është inkurajues. Biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati kanë dhuruar 2.5 milionë euro por paratë nuk kanë kaluar akoma në llogari bankare sepse bankat janë pushim”- u shpreh kryeministri.
Ndihmat e mbledhura nga organizata dhe shoqëritë civile llogariten në 4.5 milionë dollarë. Këtu u bëj apel këtyre personave që të bëjnë kujdes nga mashtruesit në internet. Dje një mashtrues nëpërmjet facebook-ut synonte të vidhte para dhe tani është arrestuar- vijoi Edi Rama.