Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agim Baçi: Tiranë -Johanesburg, fundi i hidhur i Monarkisë

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 27 Janar 2021 18:52
Agim Baçi: Tiranë -Johanesburg, fundi i hidhur i Monarkisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 13 Korrik 1997 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Agim Baçi: Tiranë – Johanesburg, fundi i hidhur i Monarkisë

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 2 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh

“Mirupafshim, jo lamtumirë. Po largohem përkohësisht”. Lot, përqafime, shkrepje aparati dhe kamera që xhironin gjithçka. Vetëm në ditën e parë kishte ndodhur kështu në vilën që për katër muaj trashëgimtari i fronit, Leka I, ndërtoi ëndrrën e kthimit në vendin që i ati e kishte lëshuar në një natë prilli të vitit 1939, disa orë më parë se ushtarët italianë të shkelnin bregdetin e shqipeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pranë vilës së tij janë mbledhur drejtuesit e PLL-së dhe pak fansa që kanë mësuar orarin e nisjes. Pranë trashëgimtarit të fronit nuk ka munguar Ministri i Drejtësisë, legalisti Spartak Ngjela. Leka i I, nën tisin e një buzëqeshje ka përshëndetur të pranishmit, si dhe u është lutur atyre që të mos e përcjellin në aeroport. “Kjo nuk është braktisje por është një largim nga provokimet”, është shprehur trashëgimtari i fronit para njerëzve të tij.

Ora 10 paradite, e ditës së djeshme, ka shënuar edhe hapin e parë të trashëgimtarit të fronit; Leka i I, drejt Johanesburgut të largët të Afrikës së Jugut. Duke u përqafuar me të gjithë, nën një shoqërim të rreptë të grykëve të kallashnikovëve, Leka ka lënë vilën e tij, për të puthur rrugën drejt Rinasit.

“Ne po largohemi përkohësisht nga atdheu që të mos u japim rastin provokatorëve antikombëtar ta përdorin praninë tonë në keqësimin e gjendjes në Shqipëri. Kudo që të jemi, ndodhemi në pritje të vullnetit tuaj, duke ju garantuar gatishmërinë Tonë”, ka deklaruar Leka i I një natë para se të nisej.

“Eh…, ne fituam, por…duket sikur shprehen fytyrat e trishtuara legaliste. E vështirë për ta të besojnë rikthimin në vendin e largët, të njeriut që për një kohë të gjatë e patën ëndërr ta kishin mes tyre. Megjithatë, ata besojnë në kthimin e tij. E bashkë me të dhe përsëritjen e referendumit.

“Ju falënderojmë si shqiptari shqiptarin për verdiktin tuaj si dhe për protestat e vazhdueshme që po bëni në mbrojtje të tij”, u ka deklaruar Leka i I të pranishmëve, duke kërkuar që këtë falënderim t’ua përcillnin tërë shqiptarëve.

Një makinë policie, makina e trashëgimtarit, makina e Ngjelës, makina e drejtuesve të PLL-së dhe dy makina me roje të armatosur ka përbërë edhe delegacionin e vogël që ka lënë hijen në vilën në fund të rrugës së Elbasanit dhe ka startuar drejt Rinasit. Në aeroport Leka ka qëndruar fare pak. Avioni Çarter, që të shtunën e 12 marsit kishte ulur në aeroportin e Rinasit trashëgimtarin e fronit, ka hapur sërish derën për të, për të shënuar fillimin e udhëtimit prej 12 orësh drejt Johanesburgut. I kanë munguar vetëm pesë minuta orës 11, kur Leka ka ulur kokën për t’u futur në Çarter, që pas pak ka nisur fluturimin. Askush nuk ka mësuar emrin e ndalesës së afërt të Lekës. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e të diturit nga “njeriu i benefícave”, Ngjela.

Mulosmanaj: “Leka i I është dhe do të jetë ushtar kombit”

Me besimin e patundur se Monarkia ka fituar dhe me notat më të larta për këtë “verdikt të popullit”, Ministri i Oborrit Mbretëror, Abedin Mulosmanaj, ka siguruar rikthimin e shpejtë të Lekës në Shqipëri.

“Ai është ushtar i kombit dhe do t’i përgjigjet thirrjes së popullit në çdo kohë dhe vend që të jetë”, është shprehur Mulosmanaj në një deklaratë për shtyp. Pasi ka parakaluar rrugën e sigurimit të zhvillimit të referendumit dhe numrin e fshatrave dhe qyteteve ku ndaloi Leka gjatë 120 ditëve, Mulosmanaj është ndalur gjatë në problemet teknike të organizimit të referendumit dhe në pretendimin e humbjes si pasojë e parregullsive dhe manipulimeve. Sipas Mulosmanajt, protestat popullore janë domethënia më e mirë e fitores së monarkisë. “Populli po i vazhdon protestat sepse atij i kanë vjedhur votën. Megjithatë popullin nuk e mashtron dot edhe sikur ta vjedhësh për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Mulosmanaj.

Në deklaratën e Mulosmanajt nuk kanë munguar as ankimet e nisura drejt OSBE-së, “e cila çuditërisht nuk u angazhua në asnjë hallkë për materialet dhe vëzhgimin e Referendumit, megjithëse ishte marrë përsipër”. Gjithashtu Mulosmanaj ka denoncuar mosmarrjen parasysh nga Qeveria Fino të variantit të fletëvotimit të paraqitur nga përfaqësuesi i oborrit Mbretëror dhe PLL, si dhe mangësinë e fletëvotimeve të referendumit, që shkonte deri në 200-300 mijë. “Mbyllja e votimeve shënoi edhe fillimin e manipulimin e organizuar që përbën një cenim të rëndë të verdiktit të popullit”, ka deklaruar Mulosmanaj. Gjatë gjithë kohës pas zgjedhjeve, monarkistët kanë mbledhur materiale që lidhen me pretendimet e tyre për manipulime. “Të gjitha shkeljet janë protokolluar në KQZ dhe do t’i përcillen Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Mulosmanaj. Sipas ministrit të oborrit, Mulosmanaj, largimi i lekës lidhet me vullnetin e tij për të shmangur spekulimet dhe keqkuptimet. “Mbreti më ka autorizuar të falënderoj shqiptarët që i thanë Po, Monarkisë”, ka përfunduar deklaratën e tij drejtuar shtypit, Mulosmanaj.

12 mars – 12 korrik, 120 ditët e Lekës në Shqipëri

E shtuna e 12 marsit 1997 ka qenë tepër e gjatë për fansat e monarkisë. Mjaft kureshtarë si dhe një masë e rreptë sigurie ka shoqëruar hapat e parë të trashëgimtarit të fronit në Rinas. “Paqe, Vëllazërim, Bashkim”, qenë tre fjalët e para që u shkëputën nga goja e trashëgimtarit të fronit. Tre fjalë, që në ato ditë të nxehta debatesh politike dhe uturimash nga të gjitha llojet e armëve, ngjanin si një zbulim. “Rogner” u bë rezidenca e parë é Lekës, ku konferenca e shtypit nuk mjaftoi të shuante pyetjet e pafund të gazetarëve. Lumë intervistash dilnin nga goja e trashëgimtarit të fronit, me fjalë që në ato ditë ngjanin si një shpresë. Shinat e 120 ditëve të Lekës njohin si stacion të parë krijimin e kushteve të realizimit të referendumit.

Guida e takimeve të trashëgimtarit të fronit ka prekur të gjitha institucionet shqiptare, që nga selia e Presidentit e gjer kryetarin e partisë më të vogël. Aprovimi dhe caktimi i datës së referendumit ka shënuar edhe hapin drejt fillimit të fushatës. Fushata nuk ka njohur asnjë kundërshtar, por ka mbajtur mbi shpinë të qenit paraprirës i fushatës së partive. Për partitë, fushata e Lekës ishte edhe testimi për ta. Dhëmbët e politikës kishin “harruar” me sa duket pretendimin e madh të të gjatit Leka.

Shina e takimeve të Lekës njeh emrat e 90 qyteteve dhe fshatrave shqiptare nën peshën e 500.000 vetëve. Incidenti i parë i Lekës, një pritje me armë, njeh si “pronar” kryeqytetin e revoltave, Vlorën, megjithëse trashëgimtari i fronit e ka mohuar. Për herë të parë, Leka ka pranuar se është “diskriminuar’ në qytetin e Beratit. Qyteti ku Leka ka shënuar më shumë takime elektorale është kryeqyteti. Por kryeqyteti mban mbi shpinë edhe viktimën e vetme monarkiste, Agim Gjonpalin. Pas pretendimeve për manipulime, Leka doli në krye të monarkistëve, këtë herë i veshur ushtarakisht. Ai ishte në krye të monarkistëve të enjten e 3 korrikut, ku monarkistët iu sulën KQZ-së, duke e akuzuar si “vila e mashtrimit”. 3 korriku mban vulën e humbjes së jetës së Agim Gjonpalajt dhe plagosjen e 3-4 monarkistëve të tjerë. Bashkëpunimi me gardistët e Berishës shënoi edhe fillimin e rënies së figurës së Lekës para shqiptarëve.

12 korriku ka kapur figurën e trashëgimtarit të fronit në një largim të qetë, qetësi që është prishur vetëm nga e para e 2-3 grave legaliste që ndodheshin në Rinas në çastin para fluturimit.

A do të rikthehet Leka?

“Do të shkoj në Johanesburg për të përgatitur kthimin tim”. Kështu deklaronte dy ditë para nisjes trashëgimtari i fronit, në një intervistë me një gazetar të huaj. Ndërkohë, dje KQZ ka zhvilluar një mbledhje të gjatë, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë ankesat e monarkistëve ndaj shkeljeve. Po dje, asnjë prej atyre që përcolli Lekën në Rinas nuk dinte asgjë rreth emrit të ndalesës më të afërt të Lekës. Për monarkistët rikthimi i Lekës është diçka e sigurtë. Madje ata japin edhe një afat prej 3-4 muajsh.

“Leka ka bërë veprimin më të mirë me largimin e tij, pasi kështu, ai ka shmangur keqkuptimet dhe rrezikun e provokimeve”, ka deklaruar një përfaqësues i oborrit mbretëror menjëherë pas largimit të Lekës. Sipas monarkistëve, rezidenca e Lekës është provokuar nga përkrahës të socialistëve. “Por Leka dëshiron veç paqe, ndaj dhe iku, që të shmangte ndonjë luftë mes përkrahësve të tij dhe provokuesve”, është shprehur përfaqësuesi i oborrit. Sipas monarkistëve, Leka ka preferuar të mos jetë në fillimin e procesit të kthimit të parave, duke lënë të qetë luftën politike që fshihet pas këtij procesi.

Trashëgimtari i fronit ka deklaruar se nuk do të dëshironte përsëritjen e referendumit. Por, duket se nga monarkistët po veprohet me gjetjen e rrugës se anulimit të referendumit.

“Numri i madh i shkeljeve të bën të mendosh për një përsëritje të referendumit”, shprehet përfaqësuesi i oborrit mbretëror, Murat Basha. A do të rikthehet trashëgimtari i fronit? Shfaqja nën uniformën ushtarake ka vënë nën një pikëpyetje të madhe kërkesën nga shqiptarët për rikthim. Shpresa e vetme mbetet anulimi i referendumit të 29 qershorit.

AGIM BAÇI

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.