Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alda Bida: Artistët i ikin artit

35 vite KOHA JONË E premte, 19 Shkurt 2021 19:45
Alda Bida: Artistët i ikin artit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 8 Shkurt 1998 në KOHA JONE)

Nga Alda Bida-

Të jesh artist në njëfarë mënyre do të thotë të jesh edhe pak i marrë. Të paaftë për të përballuar gjendje jo të zakonshme, janë artistët ata që të parët gjejnë zgjidhjen më të lehtë”. Ikin vetë nga kjo botë nga problemet e saj. E ndërsa në të gjithë botën për njerëzit e artit vetëvrasja është e pritshme për shkaqe nga më të paimagjinueshme, në Shqipëri arsyet ngushtohen në më pak. Të pafuqishëm për të përballuar vështirësitë ekonomike, artistët shqiptarë e kanë më të lehtë të gjejnë një armë se sa për të siguruar rrugët e zhvillimit të artit të tyre. Pse jo është fare pranë të vërtetës që të varfër, ata nuk sigurojnë dot edhe thjesht jetesën. Shpirti i brishtë i një artisti, ndihet keq, i braktisur, kur për vete dhe për fëmijët e tyre nuk duket fort e mirë e ardhmja.

Jo shumë të kënaqur edhe nga trajtimi që i bëhet artit të tyre, artistët, kanë një arsye më shumë për të reaguar, pse jo me vetëvrasje. “Ai është e ardhmja e regjisores shqiptare” do të shprehej një nga më të mëdhenjtë e skenës dhe filmit, Pirro Mani, për Emil Bibollin. I talentuar ishte konsideruar nga të gjithë, dhe qysh në bankat e shkollës regjisori i ri e kishte bërë të dukshme këtë. Ka qenë padyshim ndjeshmëria e tij, dhe ndërsa i kanë thënë se në teatër nuk ka vend për të, ka zgjedhur të vetëvritet. Në tetarin e Korçës “Andon Zako Çajupi”, regjisori Bibolli kishte një pjesë të jetës së tij. Të vogël, por edhe artisti ishte tepër i ri. Pas një mungese të shkurtër, atij i zihet vendi. Rregullat janë të tilla. Talenti është shpërfillur në këtë rast. Ndoshta sot, vetëm 4 vjet pas vdekjes, Emil Bibolli mund të kishte një listë të gjatë me vëniet e tij në skenë. Ndërkaq, mbetet si kujtim i kolegëve dhe miqve të tij, talenti dhe aftësia si artist. Të keqtrajtuar apo jo, gjithsesi të ndjerë keq, ndoshta edhe |përballë fatit që nuk i jep alternativa, artistët shqiptarë, në fakt nuk i mbron askush.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përjetojnë më shumë se kushdo, janë artistë dhe shpesh duhet kujdes të mos i prekësh. Sandër Prosi, një nga figurat më të ndritura të artit dhe skenës shqiptare, gjeti vetëvrasjen për të shpëtuar nga… Ndoshta nga rutina e së përditshmes, ndoshta nga diçka që ai nuk mund ta duronte, ndoshta… çdo hamendje mund të jetë e vërtetë. Me mbresa pafund, aktori i madh kishte kaluar një depresion. Fundi i viteve ’80, ndërsa i kishte konturuar famën e artistit, shënon edhe momentet e fundit të jetës. Gjatë xhirimeve, ndoshta vetëm nën petkun e një roli, mund të vdiste Sandër Prosi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I madh, i famshëm, i preferuar, i kërkuar gjithmonë, fati e kishte përkrahur profesionalisht aktorin. Por jo gjithmonë ndodh kështu. E nëse është ndryshe më shumë arsye ka të shkaktohen turbullira në kokat e artistëve. Të talentuar, nuk evidentohen, nuk kanë shansin që t’u hapen rrugë, por… ka prej tyre që shmangen, nuk përkrahen. Një këngëtar që ëndërron skenën si kulmin e jetës së tij, si mund të gjejë veten diku tjetër. Abaz Zusi, një artist “me zë të mrekullueshëm” sipas atyre që kanë kënduar me të apo që kanë kompozuar për të, mbeti gjithsesi larg pretendimeve të tij. I lindur me aftësinë për të kënduar, këngëtari pak herë e shkeli skenën. “E munduan, e mbajtën larg”. Do të kishte dashur të këndonte më shumë, jo vetëm për veten dhe për miqtë, por për një auditor më të gjerë. Artisti i merr fuqitë kur prek skenën. Nëse kjo nuk ndodh…

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 6 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh

Vetëvrasje apo jo, në fund të fundit prerja në mes e jetës së një artisti nuk ka të njëjtën jehonë si në rastet e njerëzve të zakonshëm. Një jetë artistike këputet. Një artist më pak do të thotë një rol më pak, një këngë më pak, një film më pak, një koncert më pak… Specifikë, të pazëvendësueshëm me njëri-tjetrin të gjithë artistët i duhen artit. Dikush e harron këtë ndërsa vret një artist. Agim Shuke, u shua duke lënë pas enigmën e vrasjes së tij. Pse mungon ai artist në skenë dhe në ekran? Ende larg zbulimit të së vërtetës, aktori ka skalitur emrin dhe portretin e tij në rolet që ka interpretuar. Gjetje makabër, për njeriun që relaksoi shumë shpirtra me interpretimet e tij, zgjodhën një vrasje të tmerrshme. Me hekur në kokë vritet Agim Shuke. Ndërkaq ai nuk është më. Nuk janë edhe të tjerë. Për arsye të ndryshme por arti shqiptar ka disa emra më pak. /ALDA BIDA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.