Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alfred Peza: Zhduken 2.6 miliardë dollarë, mijëra qytetarë të mashtruar

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 2 Dhjetor 2020 21:49
Alfred Peza: Zhduken 2.6 miliardë dollarë, mijëra qytetarë të mashtruar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 9 Prill 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Alfred Peza-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 5 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 6 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh

Tiranë – Shënohet edhe shifra më marramendëse e mashtrimit të realizuar nga qytetarët e Shqipërisë. Pas një denoncimi të SHIK-ut në fundin e javës së kaluar, dje Gjykata e kryeqytetit firmosi arrestin ndaj tre krerëve të një firme tregtare. Deri tani numërohen mbi një mijë qytetarë të mashtruar me një shumë që sipas burimeve të gjykatës, kap shumën e 2.6 milionë dollarëve. Të denoncuar publikisht nga vetë huadhënësit fillimisht te Presidenti i Republikës për moskthim të përqindjes së fajdeve, pak ditë më parë, ka qenë organi i shërbimit informativ kombëtar denoncues i superskandalit. Dje gjatë vlerësimit të masës së arrestit në gjykatë për tre tregtarët, është dëgjuar për herë të parë të flitet edhe për transaksione financiare të dyshimta që i kalojnë jo vetëm kufijtë e Shqipërisë por edhe të kontinentit tonë. Hipoteza dhe pikëpyetje të shumta tashmë janë ngritur para organit të hetimit për zbulimin ndoshta të një skandali që mund të tejkalojë së tepërmi, për nga misterioziteti dhe shuma, edhe më të njohurit deri tani, si “Arsidi”, “Sejdia”, “Epidam”, “Limani”, “Blini” etj. Janë Irfan Cani, Fadil Kastrati dhe Mehmet Bushi, pronarë të firmës “Arkond” me qendër në Selenicë të Vlorës dhe filiale në disa nga qytetet kryesore të vendit ndaj të cilëve dje gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit në qeli. Ndaj tyre rëndon akuza e ngritur nga SHIK-u me firmën e vetë kreut të tij Bashkim Gazidede, për “mashtrim në bashkëpunim”.  Pikënisja e kësaj mase kanë qenë vetë qytetarët e Selenicës, qendra edhe ku ishin thithur me fajde shumat marramendëse, gjatë vizitës së Berishës në këtë qytet afro një muaj më parë. “Kemi dhënë para, por ka disa muaj që nuk na kthehet si më parë rregullisht, përqindja e fitimit që na ishte premtuar” – ka qenë thelbi i shqetësimit drejtuar kreut të vendit. Madje hijet e dyshimit ish lënë të nënkuptohej se binin mbi vetë shtetin, ku tregtarët mund të kishin mbështetje. Por pikërisht pas kësaj ka qenë vetë shërbimi informativ që e ka ndjekur këtë problem dhe pas disa veprimesh ka iniciuar denoncimin e radhës. Tre drejtuesit e ndaluar, të firmës tregtare të pagëzuar që më 1993 me emrin “Arkond”, janë të moshës nga 42 deri në 54 vjec ku njëri nga Vlora ndërsa dy të tjerët nga Karaçeva dhe Kaçaniku i Kosovës. Në veprimtarinë e tyre tregtare njihet një ndërmarrje mobiliesh në Lezhë dhe aktivitete në Lushnjë, Vlorë e Selenicë. Madje botimi i kësaj firme për disa muaj në mesin e vitit të kaluar, ka qenë edhe gazeta e përditshme e njohur me emrin “Aleanca Nacionale”. Mekanizmi i mbledhjes së parasë nga kjo firmë, mbi të cilën ishte ngritur edhe shumica e veprimtarisë së saj duket të jetë i njohur për shqiptarët. Grumbullohen shuma të mëdha parash nga qytetarët kundrejt një përqindje fitimi mujor për ta, shuma më të mëdha se ato që ofrojnë bankat aktualisht. Çdo muaj, bëhet likuidimi i përqindjes së interesit dhe shuma kthehet e plotë kur huadhënësit e kërkojnë një gjë të tillë. Në një periudhë prej disa muajsh, likuidimi ka qenë i rregullt derisa vetëm tre muaj më parë, sipas gjykatës, kanë filluar anomalitë. Pasi është shtyrë disa herë afati i kthimit, qytetarët e Selenicës i janë ankuar Berishës. Dje gjatë zhvillimit të seancës për vlerësimin e masës së arrestit për tre të ndaluarit, mësohet se tregtarët e akuzuar për mashtrim janë mbrojtur se “do t’i kthejnë shumat e marra qytetarëve, por masa e arrestit në burg do t’i pengonte ata për të zhvilluar disa transaksione bankare që do të mundësojnë këtë gjë”. Sipas shpjegimeve të tyre në gjykatë, por më parë edhe në prokurori, ata kanë kërkuar një kredi në vlerën e 75 milion dollarëve në një bankë nigeriane. Kanë paguar edhe një përqindje që kap shumën e qindra mijë dollarëve si garanci për lëvrimin e kredisë 20-vjeçare dhe me interes të ulët. Veç kësaj mësohet se, mundet që si garant për këtë të kenë ndërhyrë persona në Belgjikë kundrejt bakshisheve që kapin shifrat nga 500 mijë deri në 1 milion dollarë. Sipas shpjegimeve të të akuzuarve, kredia për ta pritet të lëvrohet brenda 15 Prillit. Pas kësaj shume do të transferohej në “American Central Bank”, prej andej në Frankfurt të Gjermanisë e më pas në një nga bankat shqiptare. Por burime të hetimit shpjegojnë se fakset e paraqitura si argument janë paksa të dyshimta kur nuk kanë të shënuar në të adresa të sakta e të besueshme. Vetë Nigeria në të cilën sundon aktualisht një juntë ushtarake, njihet si një vend tipik i grupeve mashtruese. Ndërkohë që pas kërkesës së prokurorisë, dje gjykata firmosi arrestim me kush për 15 ditë në qeli, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për versionet e mundshme të këtij skandali. Deri tani kryesori duket se mbetet varianti i mashtrimit nëpërmjet fajdeve i simbolizuar tashmë me emrin “Sejdia” por ndoshta kemi të bëjmë, sipas organeve kompetente, edhe me pastrim parash apo një skandal multilateral. Pas dy javësh kur pritet paraqitje e provave të tjera nga prokuroria, gjykata do të vendosë edhe për masën e arrestit përfundimtar për tre të akuzuarit për zhdukjen e 2.6 miliardë lekëve, shumë e cila mund të rezultojë edhe më e madhe pas dëshmive të qytetarëve të dëmtuar./Alfred Peza/

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.