Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori amerikan, Limpreht: Vendosni rendin, kështu do të vijnë edhe investitorë amerikanë

35 vite KOHA JONË E premte, 16 Prill 2021 20:42
Ambasadori amerikan, Limpreht: Vendosni rendin, kështu do të vijnë edhe investitorë amerikanë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 31 mars 2000 në KOHA JONE)

Nga Rudina Llazari

Dy ditë, që shpresohet të mos jenë për turizëm, Ambasadori amerikan në Tiranë, Limpreht, ka për t’i kaluar në qytetin verior. I shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij dhe një pjesë e mirë e bodigardëve, agjenda e veprimtarisë së tij ka nisur pikërisht në zyrat e prefektit Jaku. Pakti i Stabilitetit, investimet e huaja dhe zgjedhjet e ardhshme lokale, kanë qenë pikat më të lakueshme të takimit të amerikanit me pushtetarë lokalë, duke përfshirë këtu dhe kryebashkiakun Boriçi. Pasi i ka vlerësuar shqiptarët, dhe natyrisht dhe shkodranët, si njerëz vitalë dhe Shqipërinë dhe Shkodrën si vende të bukura, ambasadori ka kaluar menjëherë tek faktet që ai ka pasur si synim të vetëm t’i diskutojë. “Në këto momente që ne po flasim këtu, ka thënë ai, në Bruksel, në mënyrë të padiskutueshme, Pakti i Stabilitetit është duke marrë vendime me rëndësi për Shqipërinë, dhe natyrisht, edhe për Shkodrën, meqenëse ajo është pjesa kryesore e Veriut shqiptar. Vendi juaj ka nevojë për ndërtime dhe infrastrukturë”. Në këtë drejtim, Ambasadori amerikan nuk ka nguruar t’u tregojë pushtetarëve vendorë dhe përmes tyre shqiptarëve dhe shkodranëve, se në radhë të parë, suksesi i këtij Pakti varet nga shqiptarët.

Si pikë e dytë e agjendës së Ambasadorit amerikan ka qenë pikërisht, Bashkia e Shkodrës. Madje ai ka preferuar ta bëjë në këmbë rrugën nga Prefektura deri në Bashki, duke i sikletosur disi shoqëruesit e tij. I pritur nga kryebashkiaku Bari Boriçi, ambasadori e ka parë si më të logjikshme të dëgjojë nga goja e numrit një të qytetit verior, përshkrimin e situatës së qytetit, në krye të të cilit është vetë Boriçi. Shkodra është qyteti më i varfër i Shqipërisë, i ka thënë mikut amerikan Boriçi. Mbi 40 mijë të papunë, paga tepër të ulëta, intelektualë të ikur, ky qytet vuan pasojat e një ekonomie të shkatërruar. Por, nga ana tjetër, Kryebashkiaku i ka treguar mikut edhe faktin se Shkodra është një qytet me burime të mëdha potenciale njerëzore dhe natyrore, të cilat duhen shfrytëzuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, ambasadori amerikan fjalët e para që u ka drejtuar shkodranëve, i ka pasur në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen në kohën e fluksit të kosovarëve. “Ne, ka thënë ai, jemi mjaft të impresionuar nga pritja që ju, u bëtë refugjatëve kosovarë në periudhën e krizës së Kosovës. Ne jemi të ndërgjegjshëm se Veriu shqiptar, ku përfshihet edhe Shkodra, ka përballuar fluksin më të madh”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur për gjendjen aktuale, ambasadori e ka parë si të logjikshme gjendjen ekonomiko-sociale të lidhur me atë kushtëzim që i jep Veriut shqiptar dhe pozita gjeografike. E shprehur ndryshe, është politika e Millosheviçit, ajo, që ka bërë, që në një mënyrë ose në një tjetër, Veriu shqiptar por edhe Shkodra, të jenë të izoluar. “Por, ka vazhduar ai, duke filluar që këtej e tutje, duket se punët po venë më mbarë. Zgjidhja e çështjes në kufirin malazez, ka krijuar kushte për një zhvillim të vrullshëm të turizmit. Bregdeti i Adriatikut, i viseve shqiptare dhe atyre malazeze, shumë shpejt ka për t’u bërë si bregdeti Dalmat dhe do të jeni ju të parët, që keni për t’i shijuar këto ndryshime, ka thënë ambasadori. Por jo vetëm kaq, kjo ka për t’u hapur rrugë në mënyrë të menjëhershme dhe të natyrshme dhe investimeve të huaja, veçse duhet të kemi parasysh diçka që investitorët e huaj, që t’i derdhin paratë, në Shqipëri duhet të jetë vendosur rendi dhe të krijohet siguria. Për sa kohë që Shqipëria të konsiderohet si vend i pasigurtë, po aq kohë biznesmenët e huaj do të ngurojnë t’i derdhin paratë e tyre në këtë vend”.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 2 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh

Duke gjykuar nga pozitat e një diplomati, si gur sprove për investitorët, ai ka parë pikërisht zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen aty nga shtatori. Kështu, ai ka prekur në këtë mënyrë thembrën e Akilit, pikën më të dobët të debateve të sotme politike. “Në Shkodër unë do të takohem me përfaqësuesit politikë të Pushtetit lokal dhe qendror që janë në opozitë në Tiranë, pra në qendër, dhe do t’u kërkoj atyre që të bashkëpunojnë sa më ngushtë me Ambasadorin e OSBE-s Ahrens, në lidhje me ligjin e zgjedhjeve”.

Përfundimisht, SHBA-ja i kanë dhënë viston Shqipërisë në mënyrë që ajo të mos ndjehet e izoluar apo e veçuar, pavarësisht nga rezultatet përfundimtare të Paktit të Stabilitetit, apo të samiteve të llojeve të tjera. Një takim me drejtuesit e Policisë të Prefekturës, ku pritet të transmetojnë mesazhe lidhur pikërisht me rendin, për të cilin duket se ai ishte i bindur se i mungon Shkodrës dhe në përgjithësi Shqipërisë, si dhe një vizitë në Pikën doganore të Hanit të Hotit, do të jenë pikat më të qenësishme të agjendës në vazhdim, të ambasadorit. Ndërkaq, ai ka lënë të kuptohet dhe mundësinë e takimit me deputetët demokratë shkodranë.

Koincidencë apo rastësi, ambasadori vjen në Shkodër pikërisht në pragun e 2 prillit, ku pritet që të zhvillohet një miting i përmasave të mëdha, ku nuk do të mungojë dhe lideri demokrat, Sali Berisha. Ambasadori amerikan është prononcuar dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetës” Koha Jonë”.

Cili është qëllimi i vizitës suaj në qytetin verior?

“Qëllimi i vizitës në Shkodër, ashtu si dhe i vizitave që unë kam bërë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, është dalja jashtë Tirane, takimi me njerëzit. Më pëlqen vazhdimisht të largohem nga rutina e përditshme e takimit me politikanë në kryeqytetin shqiptar. Në planet e mia të punës, unë kam vazhdimisht takime me njerëz të niveleve dhe të grupeve të ndryshme shoqërore”.

Cilat janë mesazhet që ju do të përcillni në qytetin verior?

“Kuptohet që kam ardhur këtu dhe kam për të dhënë një sërë mesazhesh lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Paktin e Stabilitetit dhe në trajtimin e saj në mënyrë sa më serioze. Mesazhi i parë, që do t’u jepja shkodranëve, është vendosja e rendit publik dhe e Shtetit të së drejtës, që, në fund të fundit, do të garantojnë ardhjen e investimeve edhe në këtë qytet. Mesazhi i dytë ka të bëjë me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në shtator të këtij viti. T’u jepet atyre rëndësia që kanë, në mënyrë që ato të konsiderohen të ndershme dhe të lira, jo vetëm nga palët ndërkombëtare, por edhe nga populli shqiptar.

OSBE-ja dhe ambasadori Ahrens janë duke bërë përpjekje të mëdha, në mënyrë që ligji elektoral të konsiderohet i drejtë dhe i ndershëm për të gjithë. Ajo çka kërkohet për momentin është bashkëpunimi i të gjitha forcave politike sa më ngushtësisht, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë drejtim unë e kam mbështetur vazhdimisht ambasadorin Ahrens dhe do t’u kërkoj politikanëve të Shkodrës që ta mbështesin dhe ata”.

Pse keni zgjedhur pikërisht këto momente për vizitën tuaj në Shkodër?

“Unë nuk kam ndonjë preferencë në caktimet kohore, veçse do të thosha diçka. Në dyjavëshin e fundit unë kam pasur kohë disi më të lirshme dhe kam mundur të udhëtoj sa më shumë në Shqipëri, gjë që më pëlqen jashtëzakonisht shumë”.

Kur do të vihet në efiçencë të plotë Ambasada amerikane?

“Më duhet të sqaroj se, si rezultat i kufizimeve dhe të mungesës së sigurisë që vijnë nga turbullirat në jetën e përditshme, ambasada nuk ka qenë vetë e sigurt, madje shumë nga punonjësit e ambasadës nuk i kanë sjellë nga Amerika bashkëshortet ose bashkëshortët e tyre. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Gjendja është përmirësuar vazhdimisht. Pjesa më e madhe e personelit është rikthyer tashmë. Kanë nisur të ribëhen një pjesë e shërbimeve konsullore. Nga fundi i majit, priten të fillojnë me kapacitet të plotë të gjitha shërbimet konsullore. Dy ditë më parë, në zyrat e Ambasadës sonë ka mbërritur dhe një nga punonjësit e fundit të shërbimit konsullor”.

Si i shikoni investimet amerikane dhe cila është perspektiva e tyre?

“SHBA janë shumë të dhëna pas Paktit të Stabilitetit dhe e kanë mbështetur me asistencë ekonominë shqiptare. Agjencia e krijuar për këtë problem, ka derdhur në Shqipëri një shumë prej 32 milionë dollarë vetëm për këtë vit, ndërsa për sa i përket investimeve private në Shqipëri, sidomos ato amerikane, ato kanë për të qenë benzina që do t’i japë shtysën ekonomisë shqiptare. Por, në mënyrë të sinqertë, unë dua t’u them se më shumë investitorë duhet të priten nga vendet e rajonit. Disa nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë janë biznesmenët e vegjël dhe të mesëm. Ata e kanë nisur dhe po e vazhdojnë mirë punën e tyre. Këpucët dhe konfeksionet duket se kanë qenë fushat më të pëlqyeshme të tyre. Kuptohet që për biznesmenët amerikanë mund të ketë mundësi për t’i njohur ambientet dhe. Në raste të tilla, shtoj këtu, edhe rendin e vendosur, investimet amerikane nuk kanë për të munguar ashtu siç nuk kanë munguar në pjesën jugore të Shqipërisë”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.