Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andrea Stefani: Paraja u kthen shpinën bankave. Gjatë vitit 1997 është rritur vrullshëm qarkullimi jashtë bankar  

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 17 Shkurt 2021 20:12
Andrea Stefani: Paraja u kthen shpinën bankave. Gjatë vitit 1997 është rritur vrullshëm qarkullimi jashtë bankar   
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 18 Janar 1998 në KOHA JONE)

Nga Andrea Stefani-

Tiranë – Pas përmbysjes së skemave piramidë, paratë po braktisin kanalet e qarkullimit bankar dhe po i rikthehen përsëri rrugës. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë se gjatë vitit 1997 masa e parave që qarkullojnë jashtë bankave është rritur me ritme galopante. Dhe kjo dukuri është jo vetëm një tregues më shumë për prapambetjen e theksuar të sistemit bankar, por edhe një sinjal shqetësues për zgjerim të mëtejshëm dhe mjaft të përshpejtuar të ekonomisë ilegale dhe formave të saj në Shqipëri. Nga tërë masa e parave të emetuara prej shtetit shqiptar, pjesa e parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra që nuk kalojnë në forma të ndryshme depozitimi apo pagese, ka përjetuar rritje të vazhdueshme gjatë gjithë viteve të tranzicionit. Bilancet e Bankës së Shqipërisë dëshmojnë se ndërsa në vitin 1991 treguesi “para jashtë bankave” ishte diçka më shumë se 4 miliardë lekë, në fund të vitit 1995 arriti në më shumë se 40 miliardë lekë. Kjo rritje është rrjedhojë edhe e zhvlerësimit të lekut, por duket se nuk mund të shpjegohet vetëm me kaq. Sepse ndërkaq ka ndryshuar po aq dukshëm edhe raporti mes “depozitave pa afat” dhe parasë jashtë bankave në favor të këtyre të fundit. Kështu, ndërsa në fund të vitit 1991 paraja jashtë bankave përfaqësonte vetëm 45 për qind të agregatit monetar M1 (në këtë agregat përfshihen paratë jashtë bankave dhe depozitat pa afat), në fund të vitit 1995 zinte 71 për qind të këtij agregati. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit 1996 masa e parave në qarkullimin jashtë bankar pësoi një rrudhje të ndjeshme. Por duket se kjo ishte rrjedhojë e faktit që një pjesë e ekonomisë ilegale, sikundër ishin skemat piramidale, infiltruan në sistemin bankar, duke depozituar masa të mëdha parash, kryesisht në formën e depozitave pa afat.

Gjatë këtij viti masa e parave jashtë bankave kundrejt agregatit M1 ra drastikisht në 53 për qind, ndërsa depozitat pa afat u rritën vrullshëm në 47 për qind. Shembja e skemave piramidë ka sjellë përsëri në skenë dukurinë e braktisjes së bankave dhe vërshimin e parasë “rrugëve”. Në bazë të statistikave të Bankës së Shqipërisë vërehet se deri në gusht të vitit të kaluar paraja jashtë bankave kundrejt MI ishte 78 për qind, duke regjistruar kështu pikën më të lartë në vitet e tranzicionit. E shprehur ndryshe kjo do të thotë që nga rreth 180 miliardë lekë që është paraja gjithsej në Shqipëri, përfshi dhe depozitat në valutë një masë parash prej mbi 77 miliardë lekësh qarkullon në rrugë jo bankare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por përse një pjese të konsiderueshme të “botës së parasë” në Shqipëri vazhdon t’i mungojë dëshira për t’u integruar me sistemin bankar? Mjaft specialistë të financave shqiptare orvaten ta shpjegojnë dukurinë në fjalë me prapambetjen e sistemit bankar. Dhe duket se është një shpjegim i bazuar, por që nuk shpjegon gjithçka. Sepse një pjesë e konsiderueshme e “alergjisë bankare”, është vështirë të llogaritësh ekzaktësisht se sa, shpjegohet me ekzistencën dhe zhvillimin krahas ekonomisë legale, edhe të ekonomisë ilegale që në botë njihet me termin “ekonomi e nëndheshme”. Ekonomia e nëndheshme përbëhet nga tërësia e transaksioneve ilegale si droga, prostitucioni si dhe format e ndryshme të kontrabandës apo të aktiviteteve që shmangin detyrimet fiskale. Ajo është një dukuri e pranishme edhe në vendet me ekonomi mjaft të zhvilluar, sikundër SHBA. Një studim i bërë para disa vitesh nga departamenti amerikan i tregtisë zbuloi se përmasat e ekonomisë së nëndheshme amerikane ishin më të mëdha se përmasat e ekonomisë japoneze dhe zvicerane. Përveç aktiviteteve që ushqejnë kontrabandën, ekonomistët mendojnë se dimensionet e ekonomisë ilegale rriten në kushte të caktuara në raport të drejtë me barrën e taksave dhe tatimeve mbi biznesin dhe individët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkaq matja e dimensioneve të një ekonomie të fshehtë bazohet në hipotezën se ka një lidhje të qartë mes preferencës për “cash” dhe ekonomisë së nëndheshme. Dhe konkludojnë se sa më e madhe kërkesa për kartëmonedhë, krahasuar me format e tjera të realizimit të pagesave, aq më të mëdha janë përmasat e ekonomisë ilegale. Rritja e masës monetare jashtë bankave është një dukuri mjaft shqetësuese për mjedisin ekonomik shqiptar, jo vetëm se shton shanset dhe përmasat e evazionit fiskal duke “përjetësuar” deficitin buxhetor, por se me një dukuri të tillë kanë lidhur format e ndryshme të kontrabandës, droga, prostitucioni, trafikantët ilegalë që ushqejnë kriminalitetin aq tronditës këto kohë për shoqërinë shqiptare.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 7 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 8 orësh

ANDREA STEFANI

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 8 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.