Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Anila Basha interviston zv/kryeministrin Fino: Një pjesë e PS kërkon revansh ndaj Berishës

35 vite KOHA JONË E premte, 29 Janar 2021 20:24
Anila Basha interviston zv/kryeministrin Fino: Një pjesë e PS kërkon revansh ndaj Berishës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 20 Gusht 1997 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

-Flet zv.Kryeministri Bashkim Fino-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 1 ore
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 2 orësh

Zoti Fino, a jeni ambientuar gjatë kësaj kohe me jetën e numrit dy?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pyetje shumë interesante. Më pëlqyeka jeta e 2-shit, sepse qenka pak më e lirë, “pak” gjithmonë. Në plan të parë duket sikur nuk ke ndonjë përgjegjësi me të vërtetë të madhe, por gjithsesi po them që edhe dyshi është shumë i rëndësishëm dhe ka jashtëzakonisht shumë, shumë punë. Pra, në agjendën e ditës dhe punës sime të përditshme, apo dhe në programet javore, nuk ka ndryshuar asgjë nga koha kur isha kryeministër. D.m.th, nuk kam shtuar asnjë orë gjumë më tepër. Ose nuk kam shtuar asgjë që ka të bëjë me qejfet dhe hobet e mia. Përjashto vetëm ato që tashmë janë bërë të ditura.

Ju thatë që jeni shumë i angazhuar me punë. Atëherë, sa për qind të kohës që mund t’ia kushtonit punëve të qeverisë, ia keni kushtuar sportit?

Është pjesa më e bukur kur unë bëj stërvitje, kur unë arrij të luaj qoftë edhe një orë. Dhe kjo ndodh zakonisht të dielave paradite kur pushoj nga ora 9.00 deri në 16.00 në plazhin e Durrësit dhe me aktivitetet që tashmë dihen. Natyrisht jam ndjerë shumë i lumturuar dhe shumë i kënaqur. Do të kisha kënaqësi që këtë punë ta bëja çdo ditë ose të paktën tre herë në javë, ashtu siç e kam bërë kur kam qenë kryetar bashkie në Gjirokastër. Por e shoh që është shumë e vështirë për t’u realizuar dhe për ta bërë. Prandaj them që nuk kam shpenzuar kohë me peshë specifike të madhe. Madje për t’u dhënë një kuriozitet paksa interesant, të shtunën në darkë së bashku me Kryeministrin dhe me Ministrin e Shtetit, bashkë me gratë tona, shkuam në vilën e Durrësit për t’u qetësuar. Por realisht nuk u qetësuam sepse u futem në orën 8 në një nga dhomat e vilës dhe kemi dale qe atje ne 11.30, pasi po diskutonim për strukturat nëpër Ministri e Kryeministri..

Po gratë…?

Pikërisht lamë pas dore edhe gratë tona. Ishin shumë të mërzitura shikonin televizor, por nuk merrnin guximin të vinin tek dera sepse ne po bërtisnim. Nuk e merrte asnjëra guximin të thoshte: ore, po do hamë darkë apo jo. Realisht kemi ngrënë darkë në 11.40. Darka ka mbaruar në 2 të natës. Në mëngjes kemi bërë aktivitet futbollistik dhe pasdite jemi kthyer sërish në zyrë.

A nuk ju duket pak ironike që në momentin që ju luanit futboll në stadium, në Kuçovë, zonën ku ju jeni zgjedhur deputet, bëhej luftë e vriteshin njerëz?

Mënyra se si ju e ndërtoni pyetjen është me të vërtetë pak ironike. Por, nuk ka të bëjë aspak me ironinë, sepse çdo politikan për mendimin tim, më së pari është njeri. Dhe së dyti është politikan, është deputet. Natyrisht, si të luaj unë futboll qoftë një orë apo dy orë, si të mos luaj, ajo që ka ndodhur në Kuçovë dhe në gjithë Shqipërinë në këto momente… Unë nuk dua që të ndodhë dhe mendoj se shumë shpejt kjo gjë do të rregullohet dhe njerëzit do të jenë shumë të qetë. Por pyetja është pak ngacmuese, duke qenë se unë kam kandiduar në Kuçovë. Ne kemi bërë një platformë si qeveri dhe si Ministri e Brendshme. Do të fillohet në pikat e nxehta për të vënë rregullin dhe qetësinë. Jo se Kuçova është pak më e rëndësishme sesa Vlora, apo qytete të tjera të mëdha. Por në programet që kemi nisur, kemi menduar që qytetet e mëdha t’i vëmë sa më shpejtë në eficensë duke formuar drejtoritë e policive siç ka Tirana, dhe me forcat speciale të vëmë në punë distriktet e mëdha. Natyrisht unë si zv/ kryeministër dhe deputet i Kuçovës nuk mund të dal mbi platformën e një qeverie. Ne mendojmë se në gjithë Shqipërinë të vendosim rregullin dhe qetësinë dhe të vëmë në punë ekonominë.

Sa herë keni shkuar ju në Kuçovë pas zgjedhjes si deputet për të vëzhguar situatën?

Natyrisht që unë pasi kanë mbaruar zgjedhjet nuk kam shkuar në Kuçovë. Por në zyrën time kam pritur nënkryetarin e rrethit, kam marrë letra nga njerëz të ndryshëm. Jam interesuar dhe i njoh problemet e tyre. Kam kënaqësinë që si deputet gjithmonë, po pse jo edhe si zv/ kryeministër, jo vetëm unë por edhe disa ministra, mund të shkojmë jo vetëm në Kuçovë por edhe në disa zona të tjera për të bashkëbiseduar. Por pasi të vendosim një farë rregulli e rendi. Dhe të vendosim në punë administratën lokale që deri tani ka punuar e s’ka punuar.

-“Nano 3” është akuzuar për korrupsion. A keni ndonjë koment për këtë fakt?

Mund të përsëritet e njëjta histori akuzash që është bërë para disa vitesh. Natyrisht që nuk mund të përsëritet kurrë “Nano 1”, apo “Nano 2”. “Nano 3” është më profesionaliste, shumë më e ndryshme nga dy qeveritë e tjera. Jo pse jemi të tjerë në qeveri dhe nuk janë ata që kanë qenë, por në këto momente “Nano 3” e merr Shqipërinë në kushte shumë të disfavorshme. Por të jenë të bindur të gjithë, që ne do të luftojmë korrupsionin me të gjitha mënyrat dhe format që do të ketë një shtet. Ne duam që Shqipërinë ta bëjmë me porta të rregullta hyrjeje dhe daljeje. Natyrisht që ka organizma që luftojnë kundër shtetit, por edhe ne do të jemi barrikadë për të penguar një gjë të tillë. Ajo që ka rëndësi dhe mua më pëlqen është që ne marrin edhe njerëz jo socialistë, por specialistë të vërtetë.

Pavarësisht nga presioni që kemi, vetë kryetari i PS duke qenë kryeministër, është një lloj amortizatori i këtyre goditjeve që ka nga një lloj elektorati, nga një lloj pjese e PS-së, të cilët duan patjetër të marrin një revansh, duan patjetër të marrin një vend pune sepse u takon. Ne e kemi thënë publikisht që ka administratë politike dhe profesionaliste. Në të dytën do të përfshihet kush është i aftë pavarësisht nga bindjet partiake. Por të jemi pak politikë. Nuk mund të punojë një drejtor drejtorie apo zv/kryeministër që i ka shërbyer qeverisë Meksi, sepse qeveria ka pasur një program tjetër. Kështu do të marr njerëz politik të mi ose të koalicionit të qeverisë.

Flitet se ekonomikisht jeni mirë, duke qenë financier…

Më vjen mirë që më paska dalë mami që unë ekonomikisht jam mirë, por realisht nuk është kështu.  Unë kam dhënë prova sesi mund të korruptohet ose jo një drejtues, sepse kam qenë kryetar bashkie. Dhe kam qenë i pari që kam përshëndetur dekretin e ish-presidentit Berisha për deklarimin e pasurisë. Normalisht, i qëndroj deklarimit të pasurisë që kam. Jetoj me të ardhurat e mia dhe nuk jam aq i pasur sa e interpretojnë njerëzit. Do të më vinte mirë që të isha i tillë sepse njerëzit duke qenë unë i pasur do të thoshin që ky është i pakorruptueshëm. Gjithsesi unë punoj me shumë sinqeritet. Në momentin që njerëzit nuk do më duan e kam burrërinë të lë këtë detyrë të rëndësishme e të punoj ekonomist i pavarur. Jam shumë i kujdesshëm në aspektin e korrupsionit.

A e keni takuar Berishën pas largimit tuaj si kryeministër?

Berishën nuk e kam takuar. Do ta takoja, pse jo. Ne punuam bashkë për pesë muaj. Do ta takoj patjetër dhe besoj se do të jetë një takim interesant sepse me Berishën jemi takuar në shumë momente dhe situata të ndryshme. Kur jam ndarë prej tij, jam ndarë me idenë se ne të dy do të mbetemi miq. Ne do të takohemi në parlament me shumë kënaqësi dhe do të pi edhe një kafe me të. Dhe do të bisedojmë për kohën që të dy bashkë nuk jemi as unë kryeministër dhe as ai president. Nuk e di se çfarë do të bëj më vonë.

Intervistoi: ANILA BASHA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.