Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Anila Prifti: Shqipëria, Kolumbia tjetër!

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 10 Mars 2021 19:23
Anila Prifti: Shqipëria, Kolumbia tjetër!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 21 korrik 1998 në KOHA JONE)

Nga Anila Prifti-

Larg, megjithatë pranë me njëra-tjetrën. Për vetë faktin e çmimit me të cilën blihen të dyja. Askush në policinë shqiptare nuk rrezikon që të bllokojë drogën, apo të vërë në pranga autorët që e trafikojnë atë. Tre muaj më parë, njeriu i antidrogës për kryeqytetin deklaroi publikisht bllokimin e disa kilogramë kanabis, e konsideruar si sukses i policisë. Një ditë më pas në dikasterin blu, shumëkush pohoi se vetëm për 30 minuta kontroll në semaforin qendror të Tiranës, pranë Ministrisë së Rendit Publik, do të kapej sasi droge shumë herë më shumë se ajo që u publikua. Në fakt si njëra dhe tjetra nuk treguan asgjë tjetër përveçse forcuan bindjen se policia qëndron afër me drogën. Një kilogram kokainë kushton miliona USD, kurse një polic gjithë vitin kushton vetëm 600 mijë lekë. Ndërkaq, struktura e antidrogës disponon të gjitha të dhënat sekrete mbi ekzistencën dhe qarkullimin e drogës brenda territorit shqiptar. Kjo, falë të dhënave të pjesshme ofruar prej strukturave antidrogë të shteteve të huaja. Por njëkohësisht në nivele të larta qëndron niveli i zbulueshmërisë në vend. Nëse pyeten, përse policia nuk godet trafikun e drogës, zyrtarët flasin për kompleksitetin e fenomenit dhe si i tillë duhet të luftohet nga shteti në tërësi. Në fakt, shkaku i vetëm është thjesht paraja…

Sfida e konkurrencës…

Paçka nga miqësia e lartpërmendur, policia ka shënuar dhe rekordet e saj për sa i përket kapjes së drogës në Shqipëri. Duke lënë mënjanë sasinë e mariuanës jashtë mode që ka hyrë dhe dalë nëpërmjet kufijve të Shqipërisë, shifra që tregojnë tonelata, ka patur raste ndonëse të rralla të ekzekutimit të miellit të bardhë. Deri në 1994, askush nuk guxonte të fliste për drogën aq më tepër sasinë në shifra, si të mos ekzistonte që nga viti 1975. Në verën e vitit 1995, në portin e qytetit të Durrësit, policia ka bllokuar 13 kilogramë kokainë të pastër dhe arrestoi katër shtetas maqedonas (kurrë më pas nuk u mësua për fatin e tyre. Ishte vetë shteti maqedonas, që informoi antidrogën shqiptare, së paku, kështu u publikua zyrtarisht). Ky fakt shënoi një sukses të paparë ndonjëherë, madje dhe asnjëherë më pas. Gjithsesi, nga burime jozyrtare mësohet se bllokimi i kësaj sasie, kishte për qëllim ndërprerjen e asaj linje trafiku, për vetë faktin se sfidonte tregun e një tjetër rruge, autori i së cilës, brenda një kohe të shkurtër kishte shënuar miliona dollarë humbje. Për një kohë të gjatë asnjë lajm mbi drogën. Dukej se vetëm ky fenomen në Shqipëri nuk mund të ekzistonte, ndërsa autoritetet policore të shtetit italian të alarmuar për drogën që vinte nga Shqipëria, organizonin aksione, qoftë dhe në brendësi të ujërave detare. Nga ana tjetër shtetet lindore, shqetësoheshin për drogën që vinte nga tregjet perëndimore, kurse Shqipëria ishte kthyer në trampolinë. Viktimat e para ishin regjistruar në listën e zezë të vdekjes, ndonëse shpesh herë bluzat e bardha “gabonin” diagnozën dhe shkakun. Në vitin 1996, “Diplomati”, hotel ky sot që preferohet nga mjaft njerëz të pushtetit, do të shënonte vendin e rekordit të dytë të policisë. Një operacion policor, bllokoi 3,5 kilogramë miell të bardhë, sukses që u realizua nëpërmjet një celulari spiun. “Diplomati” vazhdon të jetë hoteli i preferuar i personave VIP, ndonëse është “harruar” celulari që zbuloi drogën. Në ’97, thuajse nuk bëhej fjalë që uniformat blu mund të mendonin për drogën, ta bllokonin atë. Parlamenti italian, “ulërinte” për trafikun e organizuar nga shqiptarët. “Deti Zi” harton projektin e një lufte të përbashkët, si dhe ngritjen e një superlaboratori për origjinën e drogës, ndonëse pjesa me e madhe e sasisë dihej që vinte nga lindja. Që prej asaj dite, pak premisa ka për një tjetër iniciativë. Kjo falë kompromisit midis vetë trafikantëve që duket se kanë ndarë në përpjesëtim të drejtë zonën e kontrollit. Para pak ditësh një shqiptaro-amerikan kapet në Rinas me 1 kilogram kokainë, për të cilën përballë trupit gjykues e justifikon me situatën në Shqipëri. Jo për tregun e gjerë të shitjes, por për arsye vetjake pasi nuk mund të përballonte stresin në vendin e tij. E kishte llogaritur që për gjashtë muaj të “hante” drogë, për të fantazuar Amerikën. Vetëm pak ditë më pas një tjetër person, ekzekutohet nga policia me rreth 1 kilogram drogë.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 4 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përzierja, rreziku i vërtetë…

Në qoftë se në Shqipëri as që mund të bëhet fjalë se ndonjëherë mund të ndalohet trafiku i drogës dhe tregtia e saj, përdoruesit janë disa herë më të rrezikuar se gjithë përdoruesit e saj nëpër botë. Kjo, jo aq për faktin e pamundësisë për t’u luftuar si fenomen sesa për faj të injorancës zotëruese të shqiptarët mbi substancën narkotike dhe pasojat prej saj. Andaj edhe kërcënimi i vdekjes është shumë më i madh. Mjaft përdorues në kryeqytet, që pas një farë kohe janë kthyer në viktima të gjetura në Lanë apo banesa të droguarish, nuk e kanë pësuar thjesht pse kanë marrë drogë për një kohë të gjatë, apo me sasi të lartë siç jepet shpesh versioni i mjekëve pas ekspertizës. Në fakt, përdoruesi është viktimë e një përzierje të drogës me substanca të tjera kimike, që shpeshherë futen nga tregtarët për arsye mbifitimi. Aktualisht në Shqipëri, mund të gjesh kryesisht drogë të përzierë me mbeturina të tretshme që për një sy normal nuk dallohen lehtë nga njëra tjetra. Por që pas përdorimit, ajo sjell pasoja me vdekje të menjëhershme, duke bllokuar enët e gjakut apo mpiksjen e tyre. Ky moment është dhe rreziku që kërcënon vërtet jetën e mijëra përdoruesve shqiptarë, të cilët në asnjë moment nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis një droge të pastër dhe një droge të papastër. Aq më tepër, në kushtet kur Shqipëria është vend i trafikimit të saj, ndërsa pjesa më e dobët kthehet për t’u tregtuar brenda territorit. Nisur nga kjo tregtarët, për të fituar sa më tepër bëjnë dhe dorën e fundit të përzierjes duke ua servirur adoleshentëve në një cilësi mjaft të dobët dhe të pistë. /ANILA PRIFTI/

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.