Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 22:00 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj Moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma ka zgjedhur ta nisë emisionin “Topin e kam unë” me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke sqaruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet vendore
  • Paketa fiskale
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Erion Veliaj
  • Emanueli
  • Zgjedhjet në Izrael
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ardi Pulaj: Një vend në Odeonin e Nderit në 60-vjetorin e këngëtares Vaçe Zela

35 vite KOHA JONË E premte, 26 Shkurt 2021 20:10
Ardi Pulaj: Një vend në Odeonin e Nderit në 60-vjetorin e këngëtares Vaçe Zela
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 19 Prill 1998 në KOHA JONE)

Nga Ardi Pulaj-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Para 5 orësh
Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si që...

Para 5 orësh
Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Para 5 orësh

Këngëtarja e “harruar” rikthehet në qendër të vëmendjes. Prej disa kohësh e larguar në Zvicër për arsye shëndetësore, Vaçe Zela ka fituar tashmë një vend në Odeonin e Nderit të Tetarit të Operas dhe Baletit. Në mungesë të saj, artistja e cilësuar legjendë, është komentuar mes miqsh dhe kolegësh, si këngëtarja rebele. “Ajo nuk interpretonte atë që nuk i shkonte”. Tashmë prej vitesh jo e pranishme në skenë, Vaçja që shihet si themeluesja e muzikës së lehtë shqiptare, ndërsa këngët e saj kanë mbetur, u kthye edhe vetë në vendin ku ajo meriton të jetë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Odeonit të Teatrit të Operas dhe Baletit i është shtuar dje edhe fotografia e këngëtares Vaçe Zela, në 60 vjetorin e lindjes së saj. Një diplomë e veçantë, një medalion dhe një shumë të hollash i janë dhënë dje familjes së Vaçes nga fondacioni “Dhora Leka”. Ndërkohë është bërë e mundur dhënia e një “Disku të artë” për Vaçe Zelën.

Sesioni i organizuar me këtë rast ka mbledhur emra të njohur të muzikës shqiptare të cilët kanë sjellë përshtypjet, mbresat, kujtimet e tyre për këngëtaren Vaçe Zela si dhe për rolin e saj në muzikën shqiptare. Arian Avrazi, në emër të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku këngëtarja tashmë 60-vjeçare ka punuar për rreth 10 vjet, ka bërë një përmbledhje të veprimtarisë artistike të saj dhe ka përmendur kontributin që ajo ka dhënë në prezantimin dinjitoz të këtij institucioni. Avrazi është shprehur se “Njeriu plaket, ndërsa kënga jo”.

Kompozitorët Tish Daija dhe Avni Mula kanë kujtuar ambiciet dhe “rebelizmin” e Vaçe Zelës, kjo kur këngëtarja këmbëngulte se teksti nuk shkonte, ose në insistimin e saj të vendosur për të interpretuar apo jo, një vepër që nuk i shkonte. Ndërsa Aleksandër Lalo, këtë anë të këngëtares e ka cilësuar si një “thyerje të disa normave” dhe këmbëngulje, që duhet ta ketë çdo artist.

Kompozitori Limoz Dizdari e ka cilësuar këngëtaren që ka dalë nga një familje me tradita, si një person që pavarësisht se jeton akoma, është kthyer në një legjendë, kurse këngëtarja Ema Qazimi ka përmendur rolin e Vaçes si të parën që krijoi shkollën e re të këngës së lehtë shqiptare.

Janë përmendur në këtë sesion edhe sukseset e institucioneve në të cilat ka punuar Vaçe Zela, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Estrada e Shtetit, tani Teatri i Varietesë, si brenda vendit edhe jashtë kufijve.

Këngëtarja jonë, që aktualisht jeton në Zvicër për arsye shëndetësore së bashku me familjen, para disa ditësh pasi ka marrë vesh nëpërmjet telefonit për vendosjen e fotografisë së saj në Odeonin e nderit, në hollin e teatrit të Operas dhe Baletit, është emocionuar shumë duke falënderuar të gjithë ata që kanë krijuar këtë mundësi. Dhora Leka, në emër të fondacionit që mban emrin e saj, i ka dorëzuar familjes së Vaçe Zelës në 60-vjetorin lindjes së këngëtares, një diplomë për të vlerësuar punën e saj, një medalion si dhe një shumë të hollash me motivacionin “Për kontributin dhe interpretimin që i ka dhënë këngës së lehtë shqiptare”.

Në njërin kënd të sallës ishin nxjerrë nga arkivi i Teatrit të Operas dhe Baletit, fotografi të ndryshme, fletëpalosje të festivaleve, artikuj gazetash e revistash të publikuara në shtypin e atëhershëm, fondin audio-vizual të këngëtares Vaçe Zela. Vendosja e fotografisë në Odeonin e Nderit, në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, është një iniciativë e drejtorisë së këtij institucioni. Përkrah 26 fotografive të emrave të njohur të muzikës e koreografisë shqiptare, dje i është shtuar edhe fotografia e këngëtares Vaçe Zela, ndërkohë që i vëllai i saj Hysni Zela, sot do të japë një koncert në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, kushtuar 60-vjetorit të lindjes së këngëtares, ku do të paraqiten pjesë shqiptare, ruse, meksikane, napolitane, romanca, pjesë nga kompozitorët Moxart, Verdi, Shubert etj. si dhe muzikë spirituale.

ARDI PULAJ

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 5 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 5 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 5 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje
Para 5 orësh

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 6 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 5 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 5 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 6 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.