Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:01 Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur Një ndërtesë është shembur në Brooklyn të New York-ut, duke lënë dy të vdekur dhe 19 të plagosur, sipas raportimeve të para për një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Blushi: Fajdetë, faji dhe FMN

35 vite KOHA JONË E hënë, 11 Janar 2021 19:56
Ben Blushi: Fajdetë, faji dhe FMN
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 23 Janar 1997 në KOHA JONE)

Nga Ben Blushi-

Kur në fund të dhjetorit shpërtheu skandali i fajdeve, të gjithë u sulën të gjenin se kush e kish fajin: shteti, kompetenti, piramidat apo disa pastrues parash anonimë. Në momentin që në Shqipëri filluan të binin kambanat e fajdesë u harrua një zile që tingëlliu në tetor, disa ditë përpara zgjedhjeve lokale të 20 tetorit. Një zile që doli nga goja e ministrit shqiptar të financave dhe që ishte FMN. Në tetor FMN ia tha qartë Berishës se prishja e sistemit të fajdesë në Shqipëri ishte kusht për vazhdimin e marrëdhënieve mes të dy palëve si dhe për lidhjen e marrëveshjes për vitin 1997. Atë kohë Berisha dha sinjale se nuk kishte ndërmend të respektonte formulën e FMN, sidomos në prag të fushatës elektorale. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ekspertët e FMN u provokuan jo pak nga partia e presidentit e cila ngjiste nëpër mure postera me emrat e sponsorëve fajdexhinj. Nga ana e tyre, disa fajdexhinj të cilët sot janë në burg ose shumë afër tij, ironizuan jo pak me FMN. Me injorancën ose fodullëkun e kultivuar dhe frymëzuar nga mbështetja e PD, fajdexhinjtë i bënë thirrje FMN të depozitonte paratë në sportelet e tyre.

Ndërkaq, pasi ra entuziazmi i fitores së 20 tetorit, Berisha u kujtua se këto beteja ishin marrë me shumë sakrifica. Betejat kundër kundërshtarëve socialistë kishin patur një çmim tepër të lartë dhe të papërballueshëm nga financat e shtetit. Deficiti buxhetor i vitit që u mbyll, rezultoi të ishte 260 milionë dollarë. Këtë shifër kishte premtuar ta mbulonte FMN, së cilës në tetor i ishte mbyllur dera. Pikërisht në këtë kohë shteti filloi të merret seriozisht me fajdetë, si një kusht, sine qua non, për përmirësimin e relatave me Fondin Monetar. Më pas erdhën falimentet e Sudes, Gjallicës, dhe akoma më pas dënimi me vdekje: shteti mbylli bankat për fajdetë ndërkohë që deri para zgjedhjeve i kishte shqyer kanatat për fajdexhinjtë. Pas gjithë këtyre masave, përfshi edhe ngritjen e disa komisioneve antifajde si dhe burgosjen e tre fajdexhinjve, shqiptarët janë më se të bindur se tashmë është shteti ai që i ka dënuar fajdetë. Komisioni i fajdeve është vetëm një levë politike, i cili lëviz sipas interesave të shtetit. Rasti i djeshëm i arrestimit të Xhaferrit dhe Drizës, ende pa u bërë publike hetimet përfundimtare të komisionit, flet shumë. Xhaferri, Driza dhe ata që do të vijnë pas tyre janë kurbanë të shtetit shqiptar në dobi të FMN. Ata mund të liheshin edhe disa kohë të operonin normalisht sepse depozitat tregojnë se ata kanë para, por tanimë është shteti ai që nuk pret. Nga prapa ka një ultimatum që duhet ta respektojë në kohë dhe në hapësirë. Por në qoftë se shteti e ka zgjidhur tashmë dilemën e tetorit, me FMN apo me fajdetë, momentalisht ai ndodhet në një dilemë tjetër. Dilemën po e dëshmon deklasimi i fajdexhinjve. Arrestimi i tyre nuk është bërë aspak mbi hetimet e piramidave apo të organizimit. Arrestimi është bërë në radhë të parë në bazë të afrimitetit të shtetit me rentierët si dhe në bazë të numrit të depozituesve. Shteti e ka tashmë të qartë se numri i klientëve të Xhaferrit, Popullit dhe Sudes nuk është aq i madh sa të shkaktojë demonstrata të mjaftueshme sistematike sa për ta bërë të pamundur qeverisjen. Nga ana tjetër, tre kompanitë e mëdha Vefa, Kamberi dhe Gjallica mund të hedhin në dëshpërim më tepër se gjysmën e Shqipërisë për nga numri i klientëve si dhe shumat e mëdha të depozituesve. Kriza e tyre dhe ç’është më e keqja mbarimi i shpresës për to, do të nxirrte në rrugë qindra mijëra njerëz. Në këto kushte shteti është në mëdyshje. Sa dhe deri ku duhet përmbushur kushti i FMN. Në rast se fajdetë do të pushkatoheshin të gjitha bashkë, siç kërkon marrëveshja, kjo nuk do të kishte shumë vlerë sepse pushteti do të lëkundej aq fort sa që asnjë marrëveshje me FMN nuk do ta mbante dot në këmbë. Prandaj është zgjedhur rruga e mesme me Suden, Xhaferrin dhe Popullin. Sot për sot është shpejt të parashikosh se ç’fat do të kenë kompanitë e tjera. Kjo varet vetëm nga negociatat e mëtejshme me Fondin Monetar. E qartë është se pa marrëveshjen me FMN si dhe kreditë e Bankës Botërore, qeveria shumë shpejt nuk do të ketë mundësi të paguajë shpenzimet e veta për vitin që sapo nisi. Por deri këtu Berisha sërish është i fituar. Burgu i fondacioneve qetëson FMN dhe shpresa te kompanitë e mëdha mban akoma të lidhur inatin e popullatës. Në rast se punët shkojnë kështu, Berisha do të ishte me fat. Disa kredi të marra me pasaportën e FMN do t’i lehtësonin pak plagët e ekonomisë shqiptare. Por përpara Shqipërisë, dhe shumë afër saj qëndron një precedent tjetër që nuk mund ta lerë Berishën të flejë i qetë: Bullgaria. Në Bullgari gjatë vitit që shkoi ka ndodhur një fenomen krejtësisht i ngjashëm me fenomenin shqiptar. Në vend të kompanive falimentuan bankat private që janë ekuivalent i Xhaferrit apo Popullit këtu. Inflacioni dhe çmimet kapën shifra rekord, ndërkohë që i vetmi shpëtim ka mbetur FMN.

Mund t'ju interesojë

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Tani
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 2 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në alarm partia në pushtet rrëzoi një qeveri por kjo duket se nuk ishte zgjidhje. Prej dy javësh bullgarët kanë dalë nëpër rrugë dhe kërkojnë zgjedhje të reja, ose më saktë ndërrimin e pushteteve. FMN po ashtu i ka vënë kusht qeverisë bullgare mbajtjen me urgjencë të zgjedhjeve të reja në mënyrë që të lahen borxhet. Me pak fjalë, Bullgaria e sotme është Shqipëria e nesërme. Edhe këtu ka shumë mundësi që bashkë me fajdetë të largohet edhe qeveria e zotit Meksi, por duke e njohur kokëfortësinë e Berishës është vështirë të mendohet për një qeveri me një ngjyrë të ndryshme nga bluja. Pra, ashtu si kushtet ekonomike edhe kushtet politike, regjimi i Tiranës do t’i përmbushë përgjysmë. E vetmja shpresë në këtë kaos është organizimi i opozitës si dhe lehtësimi i madh që do të ndjejë presidenti kur të marrë në dorë një mandat të dytë. Futja në dorë e një pushteti, ndoshta do ta bindte presidentin e Shqipërisë që të lëshojë pushtetet e tjera. E megjithatë kjo është vetëm teori. Në praktikë Berisha ka treguar se është unik. E në rast se ndodh kështu, Shqipëria e nesërme nuk do t’i ngjajë shumë Bullgarisë së sotme. Pamje ngjethëse dhe për fat të keq të përgjakshme do të shfaqen në ekranet e globit, pamje të cilat ndryshojnë si ferri me parajsën bullgare…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ben Blushi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Tani

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.