Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blendi Fevziu: Vonesat fatale nga bota për Kosovën

35 vite KOHA JONË E diel, 28 Shkurt 2021 20:06
Blendi Fevziu: Vonesat fatale nga bota për Kosovën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 28 Prill 1998 në KOHA JONE)
Nga Blendi Fevziu
Komando serbe kanë shpërthyer vijën e kufirit dhe janë shfaqur në një nga fshatrat shqiptarë. Lajmi i njoftuar dje, i mjaftueshëm për të krijuar alarm dhe për të vënë në lëvizje politikën shqiptare, ka kaluar pa bujë.
Partitë janë mbledhur në një takim ku janë përpjekur ta shfrytëzojnë situatën për kapitale të pavlefshme politike. Po dje, media botërore i ka rënë fort kambanës së alarmit. Nga Portugalia deri në Brazil, gazetat më të mëdha kanë pohuar me trishtim se diplomacia po humb edhe betejën e fundit, për të shmangur katastrofën në Ballkan. Po me të njëjtin impenjim, sipas agjencive të lajmeve, ministrat e Jashtëm të fuqive të mëdha, i kanë telefonuar deri natën vonë njëri-tjetrit. Të përçarë dhe të pavendosur, shumica e tyre nuk ka bërë gjë tjetër, veç ka ndjekur në ekranet e TV, masakrën e re serbe, vetëm 200 metra larg kufirit. Animizmit ndërkombëtar i është përgjigjur Serbia. Gati 2/3 e ushtrisë federative është mobilizuar në përleshjet e fundit, mbështetur nga gjithë teknika e armatës jugosllave. Popullsia serbe në Kosovë është armatosur e pajisur me uniforma, ndërsa media, i bie papushim kambanave të luftës, në një mënyrë të tillë, që arriti të realizojë pjesëmarrjen 75% në një referendum fantazmë.
Diplomacia po punon edhe ajo me intensitet. Mbështetur nga Rusia dhe lobe të ndryshme ndërkombëtare, Jugosllavia po krijon përshtypjen se masakra e saj është thjesht luftë kundër terrorizmit. Ajo po përpiqet të implikojë edhe Shqipërinë, duke deklaruar përditë se kryengritësit kosovarë stërviten në territor shqiptar dhe prej këtej, hyjnë brenda kufijve federativë armë dhe municione. Të thuash se UÇK armatoset dhe stërvitet në Shqipëri, është njëlloj si të pranosh se shpejt apo vonë do t’i shpallet luftë atij vendi.
Por fatkeqësia është se në përgjigje të kësaj, politika shqiptare vazhdon e përgjumur. Manovra e disa forcave ushtarake në Kukës dhe kompletimi i spitaleve me shtretër për refugjatët, janë më shumë një lustër. Shqipëria duhet të veprojë shpejt, për të treguar se është e gatshme të përballojë çdo situatë dhe kjo jo vetëm në nivelin e deklaratave. Vendosja e gjendjes së gatishmërisë, mobilizimi i pjesshëm dhe armatosja e organizimi ushtarak i popullsisë në rajonin kufitar verior, duhet të jenë masat më emergjente. Ato duhet të ishin bërë përpara mbledhjes së nesërme të Romës, për t’i treguar botës se Shqipëria ka vendosur të veprojë seriozisht dhe se nuk i trembet një konfrontimi të mundshëm. Vetë partitë, duhet të lenë fjalëkryqet dhe të kenë më besim tek vetja. Situatat e ndezura çlirojnë energji të pabesueshme dhe serbët, më shumë se sa një herë gjatë këtij shekulli, e kanë provuar këtë nga armët tona. Në fund të fundit, plagët e historisë janë ende të ngrohta, dhe ne, më mirë se kushdo në Ballkan, e dimë se askush nuk të ndihmon, po nuk ndihmove më parë vetveten./Blendi Fevziu/

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 1 ore
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 2 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.