Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan : Rikthehet botimi i sfidës “Koha Jonë”, gozhda në brinjë e regjimit

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 20 Janar 2021 18:55
E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan : Rikthehet botimi i sfidës “Koha Jonë”, gozhda në brinjë e regjimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 15 Prill 1997 në KOHA JONE)

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan : Rikthehet botimi i sfidës “Koha Jonë”, gozhda në brinjë e regjimit

Shkruan e përditshmja italiane “Corriere della Sera” nëpërmjet të dërguarit të saj Paolo Conti

Shtypi i lirë në një apartament të lirë prej tre dhomash, kuzhinë dhe banjë. Të gjithë duke shkruar në sallon dhe në dhomën e ngrënies të drejtorit, dhe nëse nuk ka hapësirë mund të shfrytëzohet edhe sheshpushimi. Prej tre ditësh, Berisha ka hequr censurën ndaj shtypit që u vendos në 3 mars me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dhe pikërisht atë 3 mars u dogj në rrugën Qemal Stafa redaksia e të përditshmes “Koha Jonë” e Nikoll Lesit, drejtor i gazetës dhe mjaft aktiv në agjencinë shpërndarëse të tij të shtypit. Qe një djegie e bujshme: mu në qendër dhe pranë spitalit dhe për pak sa nuk i kushtoi jetën rojës së gjorë. Që nga ajo kohë “Koha Jonë” nuk e pa më dritën e botimit. U rikthye dje me një tirazh prej 62 mije kopjesh dhe me titullin “44 deputetë kundër Berishës”. Lajm i vjetër por jo për lexuesit e “Koha Jonë”. Por askush në Tiranë, pas flakëve, nuk ka ndërmend të lëshojë me qira lokale për Nikoll Lesin. Kështu që e vetmja zgjidhje ishte ajo që ta vendoste redaksinë në shtëpi mes fëmijëve që rendin dhe gjyshërve që shfaqen herë pas here. Gjithçka shumë, shumë shqiptare: tragjedi dhe farsë që ndërthuren.

 Kush e dëshironte atë djegie, Nikoll?

“Shërbimet sekrete, të dala nga komisiariatet 1 dhe 3, thuajse të gjithë nga Tropoja, qyteti i Berishës.

 A është e mundur që një president i Republikës të jetë aq miop sa të mendojë se djegia e një redaksie mund të bëjë të heshtë shtypi?

“Unë kam një hipotezë. Kreu i shërbimeve sekrete, Bashkim Gazidede, i cili në fakt vazhdon t’i drejtojë, para vitit 1992 ishte i lidhur me rrethe myslimane. Gazeta jonë i është kundërvënë gjithmonë kthesës filo-islamike të Berishës, jemi të bindur se Shqipëria duhet t’i drejtojë sytë nga Europa. Prandaj mendoj se atentati është “i inspiruar” nga Gazidede dhe se në shërbimet tona sekrete ka infiltrime të qarta të shërbimeve iraniane”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po Berisha? Nuk është ai që e ka kërkuar atë, por kur e mëson dhe hesht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fantazi apo e vërtetë? Një gjë është e vërtetë. Historia e “Koha Jonë” është plot me rrahje, kërcënime, arrestime. Kronisti Bardhok Lala në maj u masakrua nga goditjet dhe u hodh në liqenin artificial të Tiranës. Një tjetër gazetar u arrestua dhe u plagos ne bark si “Fajtor” që kishte ndjekur një miting te opozitës në Korçë. Me tej dinamit në shtëpinë e Nikoll Lesit në Lezhë. Mbyllje e detyruar e gazetës nga ana e autoriteteve pas hetimeve mbi një trafik armësh që, sipas “Koha Jonë” kalonte nëpërmjet disa segmenteve të ushtrisë shqiptare. “E bukura është se pas çdo mbylljeje, ne shtonim kopjet”- shton Nikolla.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore

Me çfarë linje politike riktheheni në botim tani?

“E dimë që Berisha ka përgjegjësitë e tij, natyrisht. Ne në fillim e mbështetëm. Kur u bë president, ne filluam të bënim punën tonë si gazetarë të lirë. Ai s’e ka pranuar kurrë këtë sepse ka në mendjen e tij logjikën tipike komuniste: ose me mua ose kundër meje”.

Po Fino?

“Do ta mbajmë në vëmendje edhe atë. Do t’i kërkojmë se përse nuk ka pasur kurajën për të kërkuar dorëheqjen e zëvendësministrit të përjetshëm të brendshëm, Agim Shehu, besnik i Berishës. E dinë të gjithë në Tiranë se ka qenë Shehu që organizoi bllokimin e rrugës për në Shkodër të Bashkim Finos. Prandaj Fino duhet të ketë më shume kurajë dhe të mos ketë frikë të grindet me Berishën. Kuraja, thotë Lesi, për të hequr një tip që u fotografua si zëvendësministër më shkop gome në dorë duke goditur njerëzit që manifestonin më 28 majin e shkuar, në sheshin Skënderbej, në një manifestim popullor kundër Berishës”.

“Një tjetër e përditshme e lirë, “Dita”. Brenda një muaji, më 3 mars dhe pesë ditë më parë, njerëz të armatosur shpërthyen derën e shtëpisë së drejtorit Shpëtim Nazarko duke shkarkuar qindra breshëri, të themi me qëllim frikësimi. Por problemet më të mëdha, tregon kryeredaktori Preç Zogaj, u shfaqën në vjeshtë, kur “Dita” filloi fushatën kundër “Piramidave.” Një titull për të gjithë, ai i 30 tetorit: “Ndaloni Piramidat, zoti president”. Tregon Preç Zogaj: “Jeta u bë e pamundur. Telefonata anonime të gjithë gazetarëve. Kërcënime. Nëse uleshe në një bar dikush të përshëndeste duke buzëqeshur, pastaj të pëshpëriste: “I nderuar zoti gazetar, duhet të mbyllní gojën, ka ardhur koha të heshtni”. Solidaritet nga ana e lexuesve? “Pak..”. Përse? “ Sepse shqiptarët parapëlqenin të ëndërronin në hijen e Piramidave të mallkuara. Sot ëndrra mbaroi. Shumë keq. E ç’vlen të thuash se ne kishim të drejtë!

Përktheu: Kadri Vokopola

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.