Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edi Lesi: Kryeministri Nano, gjyq vetëm për lekë

35 vite KOHA JONË E enjte, 11 Mars 2021 19:37
Edi Lesi: Kryeministri Nano, gjyq vetëm për lekë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Edi Lesi-

Juridikisht duket një akt formal kërkesa për rishikim e vendimit të kryeministrit Nano. Në këtë anë, ai nuk humbet asgjë edhe nëse nuk fiton pafajësinë. Kryeministri do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij sido që të përfundojë gjyqi pasi ligjërisht ai nuk ka asnjë pengesë për ushtrimin e kompetencave.

Verdikti i përfaqësuesve të popullit që votuan për të del mbi çdo vendim gjykate dhe kjo është një praktikë e njohur në botë. Për më tepër se për veprën që akuzohej, ai është amnistuar nga ish-presidenti. Por, nëse avokati nuk arrin të bindë gjyqësorin, kryeministri nuk do të mburret asnjëherë me dëshminë e tij të penalitetit. Në rastin më të thjeshtë kjo është një copë letër që i duhet për të hyrë në punë edhe rojës së institucionit më të fundit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dëshmia e pastër e penalitetit merr akoma më tepër vlerë për politikanët kur dihen andrallat e shumta që ata kalojnë me komisionin e verifikimit të figurave. Avokati i kryeministrit Përparim Sanxhaku e sheh me shumë qetësi këtë problem.  “Mosmarrja e pafajësisë nuk e pengon në ushtrimin e detyrave”, thotë ai dhe nuk do të zgjatet më tej pasi që të gjitha sipas tij do të dalin gjatë gjykimit. Nuk është aspak vendi për të paragjykuar se si do të shkojë gjyqi në katër shkallët tona të gjyqësorit për më tepër kur ekziston dhe mundësia e ankimit në Strasburg. Pakkush mund të mendojë se gjykatat këtë radhë do të vënë përpara Kodin Penal dhe s’do hedhin asnjë shikim nga politika. Pavarësisht se gjyqtari që është caktuar për shqyrtimin e çështjes në gjykatën e faktit është shprehur se do të bazohet vetëm në ligj. Nga ana tjetër është e dyshimtë të mendosh se prokuroria do ta përfaqësojë akuzën me të gjithë arsenalin e saj. Ndërkohë një jurist që e ka shqyrtuar çështjen “Nano” në gjykatën e Apelit e pranoi se është abuzuar, se akuza e vjedhjes është e sajuar, porse ai tha se në dosje vërtetohej qartë një falsifikim që ishte bërë nga kryeministri. Bëhet fjalë për shënimin në procesverbal të një mbledhjeje të qeverisë që në fakt nuk ishte bërë. Kjo dhe fakti se avokati ka hulumtuar shumë deri tani tregojnë se Nano nuk ia ka nisur gjyqit për hobi. Kurse pyetjes nëse rrezikon apo të jetë kryeministër Nano po nuk mori pafajësinë asnjë nga këshilltarët nuk iu përgjigj. E qartë del vetëm se ajo çka humbet nga mosdhënia e pafajësisë, janë vetëm shpërblimet në lekë për kohën e qëndrimit në qeli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sabri Godo, nënkryetar i Partisë Republikane

 Ç’pasoja do ketë për kryeministrin nëse nuk e fiton gjyqin?

Nëse nuk fiton pafajësinë ai duhet të mbetet fajtor e të përfitojë nga falja e Berishës. Por duke qenë se ndikimit politike mbi gjyqësorin ekzistojnë akoma ai patjetër do ta fitojë gjyqin. Nëse nuk e fiton pafajësinë problemet e tij mbeten vetëm morale.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 4 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh

Sa ndikon te kryeministri mosmarrja e pafajësisë?

Sqarimin e kësaj pyetje e dhashë kur u shpreha se ai duhet të përfitojë nga falja e Berishës.

Dritëro Agolli, deputet i PS

Ç’do të ndodhë sikur Nano të mos fitojë pafajësinë?

Nuk besoj të ndodhë, edhe po të ndodhë përsëri ai do të marrë një vlerësim tjetër nga opinioni por sërish do të jetë lider i PS.

Sa dhe në ç’drejtim do të ndikonte kjo?

Në linjën e partisë nuk do të ndikojë fare.

A mendoni se gjykatat do të jenë të pavarura?

Nisur edhe nga ligjet që janë miratuar për funksionimin e tyre, mendoj se gjykatat nuk do të ndikohen.

Krenar Loloçi, këshilltar juridik i Kryeministrit

Cili është ndryshimi mes të amnistuarit dhe të pafajshmit?

Ndryshimi është se ai që shpallet i pafajshëm merr shpërblimet për kohën e qëndrimit në burg dhe shteti është i detyruar ta kompensojë. Kurse i amnistuar nuk merr shpërblim për kohën e qëndrimit në burg pasi qëndron akoma fajësia. Në këtë rast, shoqëria mendon se personi nuk është më i rrezikshëm për veprën që ka bërë dhe e nxjerr nga burgu, por qëndrimi atje nuk kompensohet.

Ky është i vetmi ndryshim?

Ka edhe ndryshime të tjera por ky është thelbësori.

Përparim Sanxhaku, avokati i Nanos

Sa rrezikon Nano nëse s’merr pafajësinë?

Ai u bë kryeministër duke qenë i dënuar, kështu që ai nuk rrezikon asgjë me këtë gjyq. Po të jetë se rrezikonte do ta bënim kërkesën pas 20 vjetësh.

Ylli Vejsiu, anëtar i kryesisë së PD

Ç’kuptim ka për ju humbja e gjyqit nga Nano?

Ai edhe pa këtë e ka mbushur kupën e duhet të zëvendësohet patjetër. Nëse humb edhe gjyqin vetvetiu duhet të largohet imediatisht. Në këtë rast, ai do të largohet krejt i konsumuar si figurë politike.

A mendoni se gjykatat do të tregohen të pavarura?

Nuk besoj se gjykatat do të tregohen të pavarura, madje ato do të manipulohen dhe ky është një pikësynim i Nanos që nga momenti kur erdhi në pushtet. Ai i ka bërë gati të gjitha për këtë gjyq.

Nasip Naço, ish-anëtar i Komisionit të Verifikimit të Figurave

Mosmarrja e pafajësisë a i krijon Nanos probleme me figurën?

Nuk i krijon asnjë problem. Kur gjykata ka dhënë vendimin në lidhje me akuzën e vjedhjes nuk ka dhënë edhe dënim plotësues që ai të mos ushtrojë detyra publike e të mos marrë pjesë në administratë. Çështja e Nanos është vetëm çështje morali dhe ai nuk ka asnjë pengesë ligjore për ushtrimin e kompetencave.

EDI LESI

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.