Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edi Rama: Faleminderit, zotërinj ambasadorë!

35 vite KOHA JONË E premte, 19 Mars 2021 20:14
Edi Rama: Faleminderit, zotërinj ambasadorë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 20 nëntor 1998 në KOHA JONE)

Edi Rama: Faleminderit, zotërinj ambasadorë!

Jetojnë ende në mua pamjet emocionuese të shfaqjes së të mërkurës pasdite në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, dekori fantastik i “karshisë” së përmbytur në dallgët e flamujve kuqezi, jehona e himnit të kënduar njëzëri nga njëmbëdhjetë aktorët në skenën e blertë dhe deti njerëzor i spektatorëve anepërqark, thirrjet e vazhdueshme “Shqipëri! Shqipëri!”, rastet e krijuara e pastaj të humbura për fije të perit nga Kombëtarja jonë, momentet e ankthit të provokuar nga kundërshtarët tanë seriozë, dhe, sidomos, ai çast vërtet prekës kur mijërat e mijërat e shqiptarëve të pranishëm përshëndetën nxehtësisht lojtarët e grumbulluar në mesin e fushës pas rënies së fundit të bilbilit. As më takon e as kam për qëllim të flas këtu për çka ndodhi përgjatë nëntëdhjetë minutave të betejës, kjo është çështje specialistësh a tifozësh që specialistë e konsiderojnë veten. Mua më vjen natyrshëm të flas pikërisht për atë çast të fundit, kur, të gjithë në këmbë, përshëndetëm me duart e ndezura flakë nga trokitjet njëmbëdhjetë kuqezinjtë e sfilitur në kërkim të vazhdueshëm të fitores që nuk erdhi, apo, më mirë akoma, që erdhi ndryshe, jo në renditjen e pikëve, po në curriculum-in e kulturës sonë sportive.

Kam para syve fytyrën e habitur të vëzhguesit ndërkombëtar, i cili, bashkë me mua, u largua thuajse i fundit nga tribuna e nderit, duke dashur, ashtu si edhe unë, të shijonte deri në fund shfaqjen e admirueshme sportive të “karshisë”, detin njerëzor që teksa tretej ngadalë në portat e daljes linte nga pas një hije dinjiteti sportiv e qytetar. E kishte gati-gati të vështirë eksperti i moçëm i Uefa-s të besonte se gjithçka kishte shkuar për mrekulli. E ku? Mu në zemrën e vendit të trazirave që tash shtatëqind e ca ditë nuk organizonte një ndeshje ndërkombëtare për shkak të mungesës së sigurisë. Dhe kur (?), mu në pragun e fundmë të një tjetër beteje të ndezur politike që ka prishur edhe një herë gjumin e shqiptarëve e të të tërë atyre që merren me mbikëqyrjen e punëve të kokolepsura të demokracisë alla shqiptarçe! Por ja që ishte bash kështu, jo vetëm s’kishte ndodhur asgjë e papëlqyeshme, po, ca më mirë akoma; kishte ndodhur gjithçka e bukur mund të ndodhë në një stadium futbolli. Dhe shqiponjat e dalldisura qenë shfaqur në sytë e shqetësuar të burokratit të lartë të futbollit si një trumbë engjëjsh misionarë të paqes, mbështetës të skuadrës së zemrës, por jo vetëm kaq, promotorë të një kulture të admirueshme sportive! Ndërsa aty poshtë, në fushëbetejë, Kombëtarja e “emigrantëve”, kjo dërgatë ambasadorësh që dy vjet me radhë u end tokave asnjanëse për të afirmuar dinjitetin e saj, falënderonte këtë publik të rrallë dhe teksa dilte vetëm me një pikë më shumë në renditje, na linte të gjithëve ne, njerëzve të rastësishëm të tribunës së nderit apo të tjerëve në shkallët përqark, dy pikët e tjera, ato më të rëndësishmet në fakt, pikët në favor të dinjitetit të këtij atdheut tonë të nëpërkëmbur nga ne vetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duhet të zhytesh thellë në vite për të gjetur një tjetër shembull si ai i të mërkurës 18 nëntor, një tjetër rast të ngjashëm kur sportdashësit e “Qemal Stafës” të jenë lutur me vete që bilbili i përfundimit të mos binte “kurrë”. Të mbështjellë siç jemi me mjegullën e pasigurisë që prodhon përditë kjo e mallkuar kohë gomerësh e kafshësh të tjera politike, të paktën njërën nga pikat e leksionit që ambasadorëve tanë kuqezinj na dhanë përmes pikëve që na falën zemërgjerësisht, duhet të nxitojmë ta bëjmë tonën: NE MUND E DUHET TE JEMI TË DENJË PËR TRYEZËN E FAMILJES EVROPIANE.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Natyrisht, duhet kohë e punë për ta përvetësuar këtë kredo vitale e për ta bërë realitet të prekshëm. Por, nuk do të qe keq të merrnim shembull nga “legjionarët e Hafizit”, këta djem të mrekullueshëm që stërviten si “kafshë” nëpër fushat e Evropës, duke e filluar çdo gjë nga zeroja e duke rendur kokulur për t’i hequr të qenit shqiptar njollën e zezë që i kanë vënë ndër vite e dekada politikanët e mbrapshtë dhe politikat e tyre primitive, për të fituar me armët e paçmueshme të modestisë e të vullnetit për t’u rritur simpatinë dhe solidaritetin e të tjerëve, për të bërë të triumfojë përmes punës ngjyra e patjetërsueshme e zemrës. Në pritje që mrekullia e së mërkurës të ndodhë një ditë edhe në skenën e politikës, le të falënderojmë zotërinjtë ambasadorë që morën rrugën deri këtu në dheun amë, që nuk e ngritën njëherë zërin për të kërkuar kushtet që meritojnë, duke filluar nga fusha e stërvitjes që u mungonte e deri te biletat që nuk morën dot për të kënaqur tërë të afërmit e tyre, thjesht për të na treguar se ç’mund të bëjë çdo shqiptar, afërmendsh, secili në fushën e tij, në të mirë të vetes, të miqve, të bashkëqytetarëve e, natyrisht, të konceptit “Atdhe”, të cilin shumëkush e përflet pa ia ditur në fakt kuptimin.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 3 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.