Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elona Vuçini intervistë me Jozefina Topalli: “Nuk ulet kriminaliteti me hyrjen tonë, ai mbetet përsëri parlamenti i kallashit” Vetëm një javë para zhvillimit të kuvendit të posaçëm

35 vite KOHA JONË E diel, 4 Prill 2021 19:53
Elona Vuçini intervistë me Jozefina Topalli: “Nuk ulet kriminaliteti me hyrjen tonë, ai mbetet përsëri parlamenti i kallashit” Vetëm një javë para zhvillimit të kuvendit të posaçëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 13 korrik 1999 në KOHA JONE)

Elona Vuçini intervistë me Jozefina Topalli: “Nuk ulet kriminaliteti me hyrjen tonë, ai mbetet përsëri parlamenti i kallashit”

Vetëm një javë para zhvillimit të kuvendit të posaçëm të partisë më të madhe opozitare ku pritet të sanksionohet hyrja e partisë demokratike në parlament, numri dy i parlamentit shqiptar Jozefina Topalli shprehet entuziaste për riuljen në karrigen e nënkryetares së parlamentit.

Megjithëse thotë se ka qenë një ndër demokratët e parë që ka kërkuar daljen me kusht nga parlamenti, ku dhe mendimi i saj ka ngelur në minorancë, ajo thotë para gazetarëve në një konferencë për shtyp, se nuk ushqen shumë iluzione në ndryshimin e situatës pas hyrjes së PD-së në legjislativin shqiptar. Për Topallin, realiteti shqiptar lë shumë për të dëshiruar. Por dashamirëse shprehet nënkryetarja Topalli ndaj kreut të Qeverisë Majko, kur e përcakton atë si një politikan që ka zbutur marrëdhëniet e acaruara mes forcave politike të kundërta në Shqipëri.

Znj. Topalli si e shikoni ju gjendjen e fundit të krijuar në Shqipëri, pas mbarimit të luftës në Kosovë?

Shqipëria është larg së qeni një shtet ligjor. Çdo votues i 97-ës sot konstaton se vota e tij për koalicionin aktual s’ka bërë gjë tjetër veçse ka zhytur vendin në korrupsion e krim, ka rilindur arbitraritetin e shtetit, antiligjin dhe drejtësinë e munguar. Drejtësia po humb kuptimin e emrit të saj dhe antiligji e jo ligji po bëhet alternativa e sotme në shoqërinë shqiptare. Shqiptarët duke e ndjerë veten të braktisur nga shteti i kanë drejtuar të gjitha shpresat te Pakti i Stabilitetit. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shkodër ku krimi dhe varfëria është bërë për shkodran të diçka krejt normale. E ndërsa gjëra të tilla ndodhin në Shqipëri maxhoranca sot është vënë bashkë jo për sens përgjegjshmërie apo për të garantuar qeverisjen e vendit por vetëm për solidaritet interesash personale. Në këto kushte rruga e vetme që mbetet është sigurimi i pëlqimit dhe e votëbesimit për një maxhorancë të re.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si i komentoni paralajmërimet e fundit që i janë bërë Shqipërisë nga bashkësia ndërkombëtare për vendosjen e rendit dhe luftimin e korrupsionit?

E vërteta është se Shqipëria me fillimin e luftës në Kosovë u vu në qendër të vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare. Por qenia mosstabël e Shqipërisë po e rrezikon këtë vëmendje të madhe sepse politika është koshiente që perëndimi nuk derdh para pa garanci.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tashmë a është një fakt i kryer hyrja në parlament apo mund të ndryshojë diçka në kuvend?

Vendimi për futjen në parlament është ndikuar nga dy faktorë, ridimensionimi i çështjes kombëtare si dhe vënia në rrugë të mirë për zgjidhjen e çështjes Hajdari. Megjithatë që 9 muaj më parë jemi shprehur se hyrja në parlament nuk është tabu, duke pritur nga pala hedhjen e hapave për kompromis.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 3 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh

Mbledhja e Kuvendit është shtyrë disa herë. Mund të na thoni se cilat janë arsyet? Konkretisht kuvendi është shtyrë fillimisht për arsye teknike dhe më pas për gjendjen shëndetësore të iniciatorit të këtij kuvendi Sali Berishës. Nuk do të ishte e drejtë që ky takim i rëndësishëm të bëhej pa iniciatorin e saj. Megjithatë afati i fundit është kjo fundjavë.

Si e komentoni debatin dhe pozicionet e kundërta që ekzistojnë brenda PD?

Në PD s’ka ndarje, por ekziston vetëm një diversitet mendimesh dhe tregon se PD është e vetmja forcë alternative në Shqipëri.

Ju personalisht do të votoni pa hezitim për hyrjen në parlament?

Një vit më parë kam qenë në minorancë duke kërkuar daljen nga parlamenti me kusht. Por si shumë demokratë të tjerë, unë mendoj se ka ardhur momenti që të hyjmë në parlament. Kjo na është kërkuar edhe nga SHBA dhe tani është momenti më i përshtatshëm për arsye që unë i shpjegova më sipër për të bërë hapin tonë.

Çfarë do të ndryshojë në politikën shqiptare me hyrjen e PD në parlament?

Në këtë drejtim nuk ushqej shumë iluzione. Nuk do të ketë ulje të krimit apo të kontrabandës a korrupsioni sepse ky parlament mbetet parlamenti i grykës së pushkës. Por PD e sheh hyrjen në parlament si momentin më të përshtatshëm për të kërkuar zgjedhje të reja.

A mendoni se PD është gati dhe mund t’i fitojë këto zgjedhje?

Po, PD ka shanse për t’i fituar këto zgjedhje sepse ne e ndjejmë besimin dhe pëlqimin e elektoratit si një forcë që di të qeverisë dhe këtë e ka provuar një herë.

A mendoni se do të kishte qenë më mirë që kjo iniciativë të merrej më parë nga PD?

Jo, nuk mendoj kështu sepse nuk do të kishim të njëjtin angazhim për zgjidhjen e çështjes Hajdari.

A do të votëbesohet në Kuvendin e Posaçëm posti i kryetarit të PD?

Në fakt në qoftë se do të kishim një votëbesim do të votëbesohej ai institucion që ka marrë vendimin për largimin e PD nga parlamenti. Sipas statusit do të votëbesohej Këshilli Kombëtar, por nuk ka ndonjë kërkesë për këtë.

Cili është komenti juaj për qeverisjen aktuale?

Mund të them që nga momenti që Majko është bërë kryeministër kemi një zbutje të klimës politike, pra s’ka qenë ai ashpërsim që ka ekzistuar më parë. Këtu vlerësoj kontributin e Majkos dhe angazhimet e tij.

A mendoni se fitorja e së Djathtës Evropiane do të ndikojë edhe në Shqipëri?

Sigurisht, është diçka e mirë për ne.

Ekzistojnë zëra për rikthimin e Selamit. Si e komentoni ju këtë?

Ideja e rikthimit të Selamit është një diversion që kërkon të transportojë krizën e PS brenda PD dhe kjo nuk ka baza reale.

Në kongresin e 9 të PS cili fraksion do të dëshironit të fitonte?

Nuk dua të përzihem me ato çfarë ndodhin brenda PS. Le të fitojë kush të dojë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.