Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Emin Barçi: Komisioni i verifikimit të figurave eliminon 35 kandidatë socialistë

35 vite KOHA JONË E enjte, 3 Dhjetor 2020 22:07
Emin Barçi: Komisioni i verifikimit të figurave eliminon 35 kandidatë socialistë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 13 Prill 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Emin Barçi-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 5 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 6 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh

-Pëllumbi, Ruçi, Islami, Legisi nuk mund të kandidohen, por PS ndihet e përgatitur për fitore në zgjedhje

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Dritëro Agolli, Zabit Brokaj, Leontiev Çuçi, Shkëlqim Cami, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Fatmir Kumbaro, Vladimir Metani, Spartak Poçi, Bashkim Koçi, Mehmet Loçi, janë ndër 35 kandidatët e PS që komisioni i verifikimit të figurave u tha dje “stop”. “Vendim arbitrar” e ka konsideruar kryesia e PS përgjigjen e komisionit, menjëherë pas analizës të situatës së krijuar. Dje në mesdita, nënkryetari i PS Namik Dokle solli në selinë e socialistëve listat e verifikuara nga komisioni shtetëror. Prej 268 emrave që përmbante kjo listë, 35 morën notë negative për vazhdimin e fushatës elektorale. Ndër ta, 12 kanë qenë ish-funksionarë të lartë të shtetit deri në 31 mars 1991, ose anëtarë në forumet drejtuese të PPSH. Menjëherë është mbledhur  kryesia e PS dhe janë lexuar emrat e 35 të “ndaluarve”. 12 drejtuesit e nomenklaturës së kaluar ishin të qartë që në momentin e miratimit të ligjit “antigjenocid”. Shqetësim sollën  23 emrat të cilët partia më e madhe e opozitës i mendonte të virgjër. Menjëherë pas kësaj mbledhje të kryesisë kërkuan listat e të eliminuarve, por drejtuesit e partisë nuk pranuan t’i bëjnë publike. “Kjo është një çështje personale e tyre”, argumenton heshtjen e liderëve zëdhënësi i PS, Kastriot Islami. Por ndërsa nuk pranon të japë emrat e shokëve, vetëdeklaron se ka marrë notën 4 në komision. “E dija që do të ndodhte kështu. Gabimi im është se kandidova për president në vend të Berishës. Miq të mi në PD më garantuan se, nëse tërhiqja kandidaturën si President mund të kisha marrë lejekalimin”,  ironizon Islami. I papritur mund të konsiderohet eliminimi i nënkryetarit të parë të PS, prof.. Servet Pëllumbi. Ju drejtuam zotit Pëllumbi për të na konfirmuar fatin që i ka përcaktuar komisioni, por ai u shpreh se gjithçka për publikun ia ka rezervuar konferencës së shtypit që socialistët do të zhvillojnë sot paradite. Gjithsesi Pëllumbi më 27 Shkurt u bë objekt i drejtpërdrejtë i sulmit të presidentit dhe ishte zyra e informacionit e Berishës që e quajti Pëllumbin spiun, duke paralajmëruar eliminimin. Një ndër emrat e papritur që do të eliminohet, deputeti Ndre Legisi pranon se personalisht ka marrë përgjigje negative, por nëpërmjet një deklarate publike reagon në mënyrë të ashpër. “Vendimin e komisionit unë e konsideroj një vendim politik ndaj papërkulshmërisë sime përballë presioneve të pushtetit të Berishës”, arsyeton Legisi. Duke thënë se do t’i drejtohet gjykatës, ai deklaron se “largimi im nga politika është veçse i përkohshëm”. Gjykatës do t’i drejtohet edhe prof. Sabit Brokaj. Pozicioni i zotit Brokaj para 31 marsit 1991 nuk solli ndonjë gjë të papritur në eliminimin e emrit të tij. Por Brokaj deklaron para gazetarëve se dëshminë e këtij komisioni do ta paraqesë pa hezitim në gjykatë pasi ai askujt dhe asnjëherë nuk i ka bërë keq. Surprizë e këndshme për militantët e PS është “virgjëria” e Mashovistëve, Bashkim Zeneli, Maqo Lakrori, Xhevat Lloshi, Luan Shahollari. Ndër ta vetëm Kumbaro nuk arriti të kalojë klasën para komisionit. Ndër socialistët eliminohet edhe ekonomisti Shkëlqim Cami i cili ka qenë vetëm 41 ditë Ministër i Ekonomisë para 31 marsit 1991. Megjithë 35 eliminimet e listës së parë, situata në selinë e PS dukej e qetë. Matematikisht, socialistët kanë që sot në dispozicion 233 kandidatë me përgjigje pozitive që do të mbulojnë 115 zona dhe 25 vende nga lista proporcionale. Gjithashtu priten përgjigjet për 39 kandidatë të tjerë, ndër të cilët është edhe nënkryetari i Parlamentit Shaqir Vukaj. Dje shtypi i djathtë ka publikuar emrin e Vukajt në “listat e zeza” të socialistëve. Socialistët kërkojnë ta zyrtarizojnë qetësinë e tyre me anë të një deklarate. Kryesia e PS eliminimet i quan strategji të projektuar nga pushteti dhe të veshur me rroba juridike. Pavarësisht nga optimizmi i socialistëve, me të drejtë apo pa të drejtë, Berisha i ka vënë ata në vështirësi. Me Fatos Nanon në burg dhe me lënien jashtë Parlamentit të Pëllumbit, Rucit, Islamit, Agollit, Legisit etj. Partia duket se do ta ketë shumë të vështirë të dominojë parlamentin e ardhshëm. Por socialistët deklarojnë se ishin të përgatitur për eliminime masive. “Ky veprim nuk e gjen aspak të papërgatitur partinë e cila do të vazhdojë angazhimin e saj akoma më e motivuar për realizimin e fitores në zgjedhjet e ardhshme”, mbyllet deklarata e djeshme e PS, që pasoi njoftimin e eliminimit të 35 kandidatëve.

Box

Ja 35 kandidatët socialistë të eliminuar

1-Servet Pëllumbi

2-Gramoz Ruçi

3-Dritëro Agolli

4-Kastriot Islami

5-Ylli Bufi

6-Ndre Legisi

7-Fehmi Abdiu

8-Shkëlqim Cami

9-Moikom Zeqo

10-Leontiev Çuçi

11-Sabit Brokaj

12-Mehmet Loçi

13-Vladimir Metani

14-Fatos Muço

15-Zyhdi Pepa

16-Fatmir Kumbaro

17-Bashkim Koçi

18-Spartak Poçi

19-Kristaq Tumani

20-Xhevdet Alibali

21-Murat Kaçi

22-Gjeto Çutaj

23-Marko Dhamo

24-Rexhep Kerçiku

25-Fehmi Xhema

26-Shahin Çela

27- Mefail Bilea

28-Zamira Cakaj

29-Leonidha Gjermenji

30-Spartak Braho

31-Mexhit Hajdari

32-Muhamet Bela

33-Lato Lato

34-Bardhyl Kondo

35-Baftjar Malo

Përgatiti: Emin Barçi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.