Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Frrok Çupi: Do ta kërkosh Vlorën, Opozitë!

35 vite KOHA JONË E diel, 24 Janar 2021 17:23
Frrok Çupi: Do ta kërkosh Vlorën, Opozitë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 4 Maj 1997 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Frrok Çupi-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 2 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh

Mund të themi se opozita politike vdiq dy herë: Herën e parë vdiq vetvetiu, duke u ankuar se “Berisha na shtyp, populli nuk na ndjek”. Kjo vdekje u ndërpre në momentin kur në Shqipëri u shfaq portreti dhe fenomeni madhor Vlora. Vlora ngjalli opozitën politike shqiptare, duke ngjallur njëkohësisht edhe qytetarinë shqiptare që kërkon të dalë nga fisi në shtet. Vlora në këtë sens përfaqëson tërë Shqipërinë. Ndërsa për herë të dytë, opozita po ndien vdekjen që po i vjen e sigurtë dhe përfundimtare tani kur po i kthen shpinën Vlorës. Shpina është dukur që në momentin kur opozita u përlot në tavolinën e Berishës me datën 9 mars, duke e shndërruar veten nga opozitë në pozitë pa pozicion. Opozita atë ditë, në mes alternativës për të shërbyer Vlorën dhe Shqipërinë, apo për të shërbyer tryezën me lustër të Berishës, zgjodhi këtë të dytën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aktualisht jeta e Shqipërisë ndodhet nën një alarm dhe kërcitje vdekjeprurëse, për shkak se mes fenomenit Vlora dhe opozitës politike është krijuar një hendek i madh, ku rri Berisha. Ky i fundit, njëkohësisht kërcënon Vlorën që të mos jetë qytetare e shqiptare siç është, në anën tjetër përkëdhel apo fshikullon opozitën me qëllimin që t’i largohet Vlorës. Opozita e rrahur apo e jargosur nga Berisha, po betohet këto ditë se “për Qiell e për Dhe nuk kemi lidhje me Vlorën”. Në anën tjetër i betohet Vlorës se “ju duam, ju kemi ardhur për dasma e për vdekje, si dhe për plazh”.

Mirëpo jeta politike shqiptare, aktualisht, ka dy definicione të mëdha: I pari, Vlora është në fakt e tërë Shqipëria dhe nuk është një pjesë e veçuar. Të gjithë shtetasit shqiptarë ushqejnë të njëjtën pakënaqësi kundër pushtetit të Berishës, të cilin nuk duan ta shikojnë më në fron. Definicioni i dytë është ky: Pa Vlorën nuk mund të ketë as shpirt proteste, as qytetari, as shtet dhe qeveri. Pra as opozitë. Cili është shkaku që opozita i ka kthyer shpinën Vlorës? Më i thjeshti është se ndërsa opozita kërkon karrige, Vlora dhe Shqipëria kërkojnë zgjidhje dhe përparim. Karriget rrinë edhe në skutat e errëta, ndërsa përparimi është në dritën e diellit. Një shkak tjetër është se opozita, e trembur dhe e lakuar, nuk ishte aq e aftë sa të kërkonte dhe realizonte operacione shpëtimtare, por të operonte pushtetin e doktor Berishës vetëm me anestezi lokale. Shkaku i tretë pse opozita i trembet Vlorës (d.m.th. Shqipërisë), është se nuk ka marrë lejen prej diplomacisë së huaj. Sipas kësaj logjike, Berisha i kishte marrë lejen diplomacisë për të vjedhur dhe dhunuar popullin. Më tej, do të thotë se diplomacia e huaj paskësh vendosur që Vlora të ishte në Jug, të kishte det dhe Ujin e Ftohtë. D.m.th. opozita pret një Shqipëri tjetër të dhuruar nga diplomacia. Ndërsa shkak më i ulët është se ka disa njerëz nga opozita që ditën puthin Vlorën, ndërsa natën Berishën. Por do të jetë shumë e afërt dita kur opozita do ta kërkojë Vlorën. Atë ditë Opozita do të tentojë të ngrihet nga varri i harruar ose të dalë nga tmerri post-mortor. Skena është gati: Berisha po përgatitet për t’i dhënë komandë Ushtrisë së tij jolegale; po përgatitet për të ndarë Shqipërinë dhe për të mbretëruar në një fis verior. Atë ditë, opozita që nuk po pyet shumë për fatet e popullit, do të kërkojë strehë për vete. Por mund të jetë shumë vonë. Mbetet vetëm të shpresojmë se Opozitës nuk do t’i duhet të endet aq gjatë sa çifutët nëpër shkretëtirë, për të gjetur Vlorën.

FRROK ÇUPI

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.