Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Frrok Çupi: Po kalon 001

35 vite KOHA JONË E hënë, 11 Janar 2021 20:01
Frrok Çupi: Po kalon 001
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 23 Janar 1997 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Frrok Çupi

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 2 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 3 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 4 orësh

Daleni burra, daleni more! Ndaluni se pasha bukën ua ndezëm dritat e ua vumë buritë në vesh. U ndezën drita të kuqe makinash zemërake dhe u egërsuan si në teatër fytyra policësh. Jemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; e mërkurë 22 janar 1997, ora 15.41. Fryjnë buri makinash me targa të verdha. Policia tund tabela të kuqe dhe jep alarm. “Kaloni more anash, a jini ka merrni vesh, se po kalon Sali Berisha. A, burra ma të mirë jini ju që kaloni serbes në rrugë! A jini ka merrni vesh apo!?…” Kështu dukej se u thoshin qytetarëve “të lirë” vargonjtë e makinave policore që përcillnin dje Presidentin e Republikës drejt pjatës së drekës. “Shkoni more anash, mbytuni, se iu shtypëm. He lecka të dreqit, nuk dini radhën e gjërave; ju lecka kaloni para jo-leckës”. Dukej se gjithnjë policia e shtetit shtrydhte bordurat e bulevardit si djathin e bjeshkës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dje, në një situatë të tillë alarmante, Presidenti i Republikës linte zyrën në Presidencë dhe shkonte në Brrakë. U tmerruam nga zhurma. Makina e zezë luksoze e Berishës paska një numër tragjik nën një ngjyrë jeshile. Numri 001. Nuk e kisha paré kurrë këtë numër, mbase për shkak të tmerrit qe përhapet kur kalon Presidenti mes popullit të lirë. Dëshira ime dhe nderimi për kreun e shtetit, ma kërkonte që numrin 001 ta lexoja duke nisur nga numri 1, jo nga 0, siç ishte shkruar në të vërtetë, Sepse aritmetika më e thjeshtë na kishte mësuar që zerot vetëm mbas Njëshit marrin vlerë, ndërsa Njëshi mbas Zerove nuk ka më vlerë. Njëshi dje lexohej mbas zerove me vështirësi përmes vërshëllimave, dritave, alarmit dhe syrit te shkelur të policit që më kaloi pranë. “Kaloi edhe ky, sa kam përcjellë unë nga këta Numra”- donte të më thoshte polici. Makina e zezë kishte qenë në përdorim të Enver Hoxhës, dhe mbas syrit të shkelur të policit, m’u bë sikur ajo makinë kalonte si kali i tërbuar që ka mall për të zotin, ose si një gjallesë tjetër e frikësuar se mos përsëri do ta kapë i zoti që eka pasur. Nuk dihet me cilin e ka ndjerë veten më të qetë ky Mercedes i zi. Por një gjë e ka mësuar me trishtim: Mercedesi i krijuar për liri, mbeti gjithnjë i kontrolluar dhe rrethuar prej policisë. Fati më i keq i tij më duket se është numri 001. Pse të kanë vënë këtë numër, i dashur mik? Po flas me zotin Berisha, jo me mjetin. Me siguri zoti President nuk ka pasur aq shumë kohë sa të shikojë makinën në harbimin e saj; e ka parë gjithnjë nga brenda. Sepse jam i sigurt, ky nuk do ta kishte lejuar këtë numër. Një nga miqtë e mi më të mirë, poet dhe gazetar, një ditë po dëgjonte dikë që fliste me radio dore dhe prezantohej kështu: “Jam 07, a je ka m’nigjon 027…”. Në këtë kohë Bujari, miku im, tha:” Sa mirë punon subkoshienca e disa njerëzve! Këta nuk dinë shumë gjëra, por kanë konstatuar se fillojnë me zero. Shiko si thonë 01, 02, 03, 04…”.

Ne, qytetarët shqiptarë, do të ndiheshim mirë ро të na fillonte i pari i shtetit nga Njëshi. Nga Njëshi i vlerës, nga Njëshi i honorit. Qeveria shqiptare tani po akuzohet si bashkëfajtore në vjedhjen më të madhe që iu bë djersës së popullit shqiptar, përmes fantazmave të fajdeve. Kjo situatë e ka tmerruar gjithë vendin, megjithëse mjetet e informimit nuk tregojnë asgjë. Mirëpo atë që nuk tregon Televizioni, më duket se e tregon Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në mesditë kur Presidenti lë zyrën dhe shkon për drekë. Frikë dhe tërbim i madh duket në rrugë. Na trembe, i dashuri miku im Sali! Si të kanë rrethuar kështu makina policie, çfarë po të bëjnë këta!? Dikush thotë se të ruajnë nga vjedhësit, dikush tjetër thotë se të ruajnë nga të vjedhurit. Po ku vjedh shteti, miku im!? Të kujtohet kur ishim bashkë në vitin 1991!? Kur ро ndaheshim për t’u parë përsëri sot përmes fishkëllimave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të thashë se dikush në PD po sulmonte kryeredaktorin e parë të RD sepse iu premë rrugën që të vihet dorë në financat e gazetës. (Në atë kohë sapo ndamë llogaritë në Bankë). Ti, i dashur mik e President, u ngrite vigan dhe thirre sa munde: “Ia kam…nënën atij që më thotë hajdut”. Kemi qenë në zyrën tënde, i nderuar president. Për herë të parë e prishe gojën. Nga kjo e besoj atë që thonë edhe disa naivë të tjerë se “Presidenti është i ndershëm”. Ju kujtoj papushim me nder, sepse ishit njeriu që më treguat për herë të parë si ishte dollari, zoti President. Me siguri e mbani mend, kur shkova për herë të parë jashtë shtetit me 100 dollarë që kishte Partia në arkë dhe me 400 dollarë të tjerë që më dhatë ju në shtëpinë tuaj… Nuk po tregoj për rastin e Amerikës, ai është një shembull tjetër i sinqeritetit tuaj. Pse po tërbon e ikën kaq shpejt makina juaj e zezë, zoti President!? Nuk po ndaloni pak që të bisedojmë në ndonjë kafe?! Është kohë me diell, sot. Në funddhjetorin e vitit 1990, diku këtu afër kthesës ku gati na shtypi makina juaj, kemi qenë duke ecur drejt Lidhjes së Shkrimtarëve. Binte shi, doktor, e mban mend. “Jena keq, o Frrok!”- më the. Ti duhet me e lanë punën e me u marrë me Lëvizjen, ma dëgjo fjalën. Rrogën time po e ndajmë bashkë, po unë nuk mundem me e lanë punën; ti e di Partia dhe shoku Ramiz nuk e pëlqejnë këtë gja. Ti lere punën, je mësue me vuejtë ma shumë se njerëzit e mi. Do ta ndajmë rrogën time”… Ndalu pak o doktor, nuk dua të ndajmë asgjë nga ato të tuat. Aq më tepër tani që shteti yt është borxhli para popullit të grabitur me fajde. Po ndalu pak të të tregoj se po tmerrohen njerëzit nga zhurma e bilbilave që të vinë anash. Kam merak se ku po të çojnë këta. Mbase nuk të lënë të shkojmë prapë në Lidhje… Mbase vrapojnë ata për hesapin e tyre që të japin ndonjë lajm si në tragjedinë e lashtë: “Mbretin e pamë lakuriq”. Edhe sot ikën këto makina, zhurmshëm dhe frikshëm. Mos e paçim fatin që të ndodhemi në rrugë kur kalojnë të mëdhenjtë!

Frrok Çupi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.