Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gavrosh Levonja: “Deputeti i popullit” apo “derr në thes”?

35 vite KOHA JONË E diel, 24 Janar 2021 17:26
Gavrosh Levonja: “Deputeti i popullit” apo “derr në thes”?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 6 Maj 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Gavrosh Levonja-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 2 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh

Një nga armët që po përdorin Berisha dhe PD për të realizuar shtyrjen e zgjedhjeve të parashikuara për më 29 qershor, është edhe obstruksionizmi. Berisha po shfrytëzon në këtë aspekt mangësitë që lidhen me kushtet e zgjedhjeve, gjendjen e tensionuar në vend, për të cilën kontribuojnë edhe grupe njerëzish të ngarkuar për këtë qellim etj. Por më kryesorja është pengimi i hartimit te legjislacionit sipas të cilit duhen zhvilluar zgjedhjet. Që kur se u fol për zhvillim të zgjedhjeve deri në mbarim të qershorit, filloi një betejë e ashpër ndërmjet të gjitha partive pjesëmarrëse né tryezë, të cilat janë për një ligj proporcional, nga njëra anë, dhe PD-së, që qëndron e vetme në mbrojtje të ligjit zgjedhor ekzistues, nga ana tjetër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndonëse PD-së më shumë se kujtdo i intereson një ligji proporcional, pasí pothuaj në gjithë vendin, ajo e ka jashtëzakonisht të vështirë të fitojë qoftë edhe në një numër minimal zonash, drejtuesit kryesore të saj, nxjerrin ligjërata të shumta rreth epërsisë së një ligji mazhoritar, pranë të cilit më shumë se cilido qëndron ligji ekzistues i miratuar vitin e kaluar, në bazë të të cilit u zhvilluan zgjedhjet e 26 majit. Argument themelor që kanë në majë të gjuhës eksponentët e PD-së është mazhoritar siguron një votim për një individ të caktuar, i njohur shumë mirë dhe, në fund të fundit, ky individ i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë, do të ndiejë shumë më tepër përgjegjësi para njerëzve që i kanë dhënë votën sesa një deputet i caktuar nga hierarkia e lartë e një force politike, e cila, ndoshta në zonën në fjalë mund të mos ketë marrë as edhe një votë. Kështu, problemi shtrohet që, është më normale që njerëzit të votojnë për një deputet të popullit sesa për një kuadër partie, të cilin, ata, jo vetëm mund të mos e kenë parë ndonjëherë në jetën e tyre, por nuk ia njohin as të metat e as meritat që ka ai. Është me të vërtetë ashtu siç u shpreh njëri nga liderët e tanishëm të PD-së, Genc Pollo, që elektoratit t’i serviret një “derr né thes”. Por, gjithçka do të ishte në rregull, sikur punët të zhvilloheshin me të vërtetë kështu. Në fakt, edhe duke votuar sipas një ligji mazhoritar pavarësisht se zgjedhësve u paraqitet një individ i caktuar, përsëri ata nuk i shpëtojnë “derrit në thes. Vetë zoti Pollo, praktikisht është deputet dhe përfaqëson banorët e një zone diku nga Përmeti, ku ndoshta mund të mos ketë qenë ndonjëherë në jetën e tij, por që ia kanë vënë detyrë partie, duke qenë dhe ai “derri në thes”. Po të ishte ndryshe ai fare mirë do të hynte në garë, në një zonë, ku të ishte i njohur, dhe ku janë në dijeni të meritave dhe aftësive të tij. Nuk ka asnjë dyshim se, më shumë se individit, njerëzit ia japin votat partisë, apo siç kanë qejf të shprehen politikanët, “është votuar për programin e partisë”.

Të paktën, në zgjedhjet e zhvilluara gjatë këtyre viteve të pluralizmit ka ndodhur pikërisht kështu. Askush nuk mund të mohojë se në zgjedhjet e vitit 1992, edhe sikur një derr apo ari të konkurronte si kandidat i PD-së, do të fitonte me siguri. Gjithashtu, nuk dihet ndonjë rast që ndonjë kandidat i pavarur, pavarësisht nga potenciali i tij dhe njohja që mund të kishte në popull, të ketë triumfuar mbi ndonjë kundërshtar, i cili ka hyrë në garë, duke figuruar në listat e ndonjë partie. Gjithashtu, në parlament deputetë te popullit më shumë se interesat e zgjedhësve, mbrojnë me besnikëri vijën e partisë, duke votuar kurdoherë në mbrojte të interesave të saj. Ndoshta, për sa i përket kësaj, shquhen edhe më shumë se vetë militantët e saj. Është një fenomen rutinë që deputetët e një partie, edhe në mos qofshin anëtarë apo simpatizantë të saj, të votojnë sipas vendimeve që merren në mbledhjet e forumeve drejtuese të partisë, e cila i ka çuar ata në parlament. Së fundi, edhe në rast se sot, PD-ja ka vështirësi të gjejë figura të shquara që t’i paraqesë si kandidatë për deputetë, ose dhe që të konkurrojë me sukses, kjo është pasojë vetëm e faktit se zgjedhësit e kanë krejt të qartë që deputetët, qofshin të zgjedhur edhe nën maskën e individit, në bazë të një sistemi mazhoritar, gjithmonë nuk dalin jashtë kornizës së ushtarit besnik të partisë, prandaj, gjithmonë do të votojnë vetëm për partinë.

GAVROSH LEVONJA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.