Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazeta më e madhe greke “Elefterotipia”: Për 16 orë, 73 artistë shqiptarë mbetën të bllokuar. Grekët pranojnë fajin

35 vite KOHA JONË E enjte, 25 Shkurt 2021 19:25
Gazeta më e madhe greke “Elefterotipia”: Për 16 orë, 73 artistë shqiptarë mbetën të bllokuar. Grekët pranojnë fajin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 15 Prill 1998 në KOHA JONE)

Nga Takis Diamantis

Historia filloi të premten e kaluar, kur një grup shqiptar, i përbërë nga artistë, teknikë dhe përfaqësues të mjeteve shqiptare të informimit, me përgjegjës drejtorin e gazetës “Koha Jonë” dhe deputetin Nikoll Lesi, mbërriti me një autobus në pikën kufitare të Kakavijes me destinacion Athinën, ku do të jepnin një koncert në stadiumin e AEK-ut.

“Kaloni” dhe pastaj “Stop”

Vetë Nikoll Lesi (në një letër proteste që dërgoi në mjetet greke të informacionit) thotë se autobusi me 73 shqiptarët mbërriti në Kakavijë më 20.30 të mbrëmjes së të premtes dhe pas kontrollit të zakonshëm që zgjati rreth dy orë, u dha leja për të vazhduar në drejtim të Athinës. Mirëpo në atë moment autobusi u rrethua nga policë grekë, të cilët ndaluan hyrjen e autobusit në tokën greke.

Sipas Nikoll Lesit, shefi i forcave policore i tha se kishte urdhër nga ministria e tij që të mos lejojë hyrjen e shqiptarëve në Greqi, madje vërejtjes së Lesit, se të 73 kishin vizë të rregullt kolektive, polici iu përgjigj se ai i bindet vetëm ministrisë së vet dhe jo ministrisë së Jashtme. Në vazhdim polici vuri në dyshim madje dhe kredibilitetin e vizës kolektive që kishte grupi, ndërsa njëkohësisht u përpoq t’i bindte se koncerti nuk mund të realizohej, për shkak të vdekjes së kryepeshkopit Serafim, ndonëse Nikoll Lesi i tha se grupi do të mund të priste deri në përfundim të zisë kombëtare. Vetë Lesi shton se pas “bisedës” me komandantin e policëve, autoritetet e mbajtën autobusin për tërë natën në kufi, në mes të shiut dhe errësirës, pa i lejuar pasagjerët të shkelnin në tokën greke, as për të blerë diçka për të ngrënë e për të pirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të shtunën, rreth orës 10.30 të mëngjesit, autobusi me 73 shqiptarët mori rrugën e kthimit, ndërkohë që ambasada greke në Tiranë, e cila ishte njoftuar për incidentin, mundi ta zgjidhë problemin, vetëm se kjo u bë kur autobusi gjendej rrugës për në Tiranë dhe nuk mund të lajmërohej se mundej të vazhdonte udhëtimin për në Athinë. Siç shpjegoi sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Rendit Publik, Nikos Papadhojanakis, grupi i shqiptarëve vinte në Greqi, pa u vënë në dijeni asnjë shërbim i ministrisë së tij apo asaj të jashtme, për ardhjen e artistëve shqiptarë dhe për koncertin që do të jepej. Kështu, të shtunën në mëngjes, komandanti i postës kufitare dërgoi faks, ku kërkonte udhëzime nga ministria e rendit Publik, e cila u përgjigj se autobusi me 73 shqiptarët nuk duhej të kalonte për në Greqi. Mirëpo, disa orë më vonë, kur ambasadori grek në Tiranë i telefonoi ministrit të Rendit Publik zotit Jorgos Romeos, ky iu përgjigj se “sigurisht, grupi shqiptar mund të kalojë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pështjellim në Ministrinë e Jashtme

Gjithsesi, mbrëmë në Ministrinë e Jashtme, pati pështjellim të madh për incidentin dhe disa funksionarë habiteshin se përse duhet të krijohen tani probleme të tilla, pas kaq e kaq përpjekjesh për përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare dhe veçanërisht me gazetën “Koha Jonë”, e cila në momentet më të vështirë kontribuoi për t’u hedhur ura e miqësisë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Së fundi, siç u bë e ditur më vonë dhe pavarësisht nëse u bë apo jo njoftim zyrtar, koncertin ishin ftuar ta ndiqnin edhe ministri i Kulturës Evangelos Venizellos dhe ministri i shtypit Dimitris Repas, ndërsa do të ishte i pranishëm edhe kryetari i parlamentit shqiptar Skënder Gjinushi. Marrë nga Elefterotipia, datë 14 prill 1998

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 5 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh

ROBERT GORO (Marrë nga BBC)

Emigrantëve shqiptarë u mbetën në dorë biletat që  kishin blerë për koncertin me artistët e mirënjohur të atdheut të tyre, të cilin do ta organizonte gazeta Koha Jonë” të dielën në Athinë. Autobusi me artistët shqiptarë u mbajt për gati 16 orë në pikën kufitare të Kakavijës ku mbërritën të premten në mbrëmje dhe u larguan të shtunën në mesditë. Protesta e botuesit Nikoll Lesi që iu dërgua të gjitha gazetave qendrore greke, sensibilizoi edhe gazetarët këndej kufirit, të cilët sot i referohen incidentit me tone mjaft kritike. Gazeta më e madhe vendase “Elefterotipia” i kushton vend të dukshëm incidentit dhe që në hyrje të shkrimit nënvizon: “Mosmarrëveshja mes shërbimeve publike greke e bëri edhe një herë mrekullinë e saj duke mbajtur 73 vetë për 16 orë në kufi, pa i lënë të zbresin nga autobusi që do t’i sillte në Greqi, vetëm e vetëm se ishin shqiptarë”. Gazeta i bën një përshkrim të hollësishëm incidentit dhe sjell edhe reagimet e palës greke gjatë kohës që autobusi me artistët shqiptarë vazhdonte të mbahej i bllokuar në Kakavijë. “Elefterotipia” citon sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Rendit, sipas të cilit meqë artistët vinin me vizë kolektive, shërbimi konsullor i ambasadës greke në Tiranë duhej të vinte në dijeni që më parë autoritetet policore të Greqisë, gjë që nuk u bë. Prandaj dhe kur nga pika kufitare e Kakavijës u kërkuan udhëzime nga qendra. Qendra iu përgjigj që të mos lejohen. Mirëpo më pas kur për çështjen u vu në dijeni edhe ministri i Rendit Jorgos Romeos ky tha: “Sigurisht që mund të kalojnë”.

Në të vërtetë autoritetet e pikës kufitare të Kakavijës sapo morën urdhrin e ri, ua përcollën pasagjerëve, mirëpo këta nuk pranuan të udhëtonin drejt Athinës sepse siç thanë ndiheshin të fyer nga sjellja e policëve gjatë orëve që kaluan mes errësirës dhe të ftohtit. Për këtë incident u pyet sot nga gazetarët edhe ministri i Rendit Jorgos Romeos. Edhe ky nënvizoi moslajmërimin nga ana e Konsullatës greke për vizën kolektive të artistëve shqiptarë dhe shtoi se është një incident i parëndësishëm që nuk ndikon në nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve greko-shqiptare. Sipas burimeve të shtypit në ministrinë vendase të Punëve të Jashtme incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh se ndodhi pikërisht në periudhën më të mirë të marrëdhënieve dhe aq më tepër kur aktiviteti organizohej nga njëra prej gazetave më të mëdha shqiptare.

Një tjetër fakt që nuk lihet jashtë vëmendjes është se sa ministri i shtypit Dhimitris Repas aq edhe ai i Kulturës Evangjelos Venizellos kishin konfirmuar se do të shkonin për të ndjekur koncertin.

 

 

Shqiptarë protestojnë në Athinë

Athinë- Për dy orë e gjysmë Athina ka qenë mbrëmë nën pushtetin e emigrantëve, të cilët iu përgjigjën thirrjes së organizatave të tyre për të reaguar fuqishëm ndaj klimës së ksenofobisë dhe racizmit që po kultivohet në vend, pas zhurmës së papërligjur për rritjen e kriminalitetit që iu atribua pa ngurrim emigrantëve të huaj dhe kryesisht shqiptarëve. Shqiptarë qenë edhe emigrantët më të shumtë, të cilët dhe u vunë në krye të demonstratës, në shqip qenë shkruar dhe parullat më të shumta. “Stop dëbimit të shqiptarëve”, “Larg duart nga shqiptarët”, “E drejta për të qenë i pafajshëm”, “Poshtë racizmi”, “Legalizimi pa kushte për të gjithë emigrantët”, qenë ndër parullat kryesore që u brohoritën në shumë gjuhë.

Natyrisht, solidariteti i gjithë emigrantëve duhet të merret si i mirëqenë, mirëpo ai arrinte kulmin teksa shihje emigrantë nga Bangladeshi të mbajnë në duar e të bërtasin parulla në shqip, apo emigrantët zezakë nga Afrika të këndonin tok me shqiptarët “Eja, mblidhuni këtu, këtu”, natyrisht, me ngjyrimet dhe muzikalitetin e veçantë të tyre. Të shumtë qenë edhe qytetarët grekë që morën pjesë në demonstratë në përkrahje të emigrantëve të huaj dhe sidomos përfaqësuesit e sindikatës së mësuesve OLME, një nga më të fuqishmet në Greqi.

Demonstruesit që u grumbulluan në sheshin para selisë së Universitetit të Athinës, marshuan pastaj nëpër sheshin Omonia dhe iu ngjitën rrugës drejt Parlamentit, ku qëndruan në shenjë proteste dhe dorëzuan një peticion të nënshkruar nga 20 organizata emigrantësh, mes të cilëve edhe Forumi i Emigrantëve Shqiptarë, si dhe nga 17 organizata shoqërore, politike dhe humanitare greke. Në këtë peticion me titull “Nuk rrezikojmë nga emigrantët, por nga ksenofobia dhe racizmi”, theksohet se organizatat e sipërpërmendura, dënojnë histerinë ksenofobe dhe antishqiptare që po dominon kohët e fundit në Greqi, me përgjegjësinë kryesore të një pjese të madhe të mjeteve të informimit, veçanërisht televizive, të qeverisë, por edhe shtresa të caktuara të shoqërisë vendase që kanë përfitime konkrete nga izolimi i emigrantëve. “Ne dënojmë qëndrimin racist e autarkik të qeverisë, thuhet më tej, e cila duke shkelur edhe dekretet presidenciale që i shpall vetë, dëbon mijëra emigrantë shqiptarë, ndërsa mbeten edhe dy muaj deri në përfundim të afatit për paraqitjen e kërkesës për legalizim”. Pasi theksohet se “Ne besojmë se emigrantët nuk kanë në shifrat e kriminalitetit pjesëmarrje më të madhe se sa përqindja e tyre në popullsinë e përgjithshme të Greqisë”, peticioni përfundon: “Ne kërkojmë të ndalojë histeria ksenofobe dhe dëbimi i emigrantëve, të legalizohen të gjithë emigrantët pa kushte dhe pa përjashtime, të ndahet leja e punës nga leja e qëndrimit, kështu që të mos mbishfrytëzohen emigrantët dhe të sanksionohen të drejta të barabarta për punonjësit grekë dhe të huaj”. Ndërsa para demonstratës nuk përjashtohej mundësia e provokimit të incidenteve nga grupe neonazistësh, prania e madhe e policisë dhe sampistëve nëtë dy anët e rrugës, garantoi zhvillimin e qetë dhe pa asnjë incident të demonstratës. Një nga kulmet ishte kur masa e demonstruesve mbërriti në sheshin Omonia dhe aty iu bashkëngjit një tjetër grup i madh shqiptarësh, që prisnin te kioska ku shitet shtypi shqiptar përballë “Everestit”. Patjetër që data 14 prill do të mbahet mend gjatë jo vetëm në kujtesën e emigrantëve, por edhe të vetë grekëve, teksa demonstrata ishte një nga më të mëdhatë, aq më tepër që organizohej me pjesëmarrjen e emigrantëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.