Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jonila Godole: Bosët shqiptarë të fajdeve

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 6 Janar 2021 20:58
Jonila Godole: Bosët shqiptarë të fajdeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 8 dhjetor 1996 në KOHA JONE)

Nga Jonila Godole-

Ata quhen BOSS-ë të fajdeve. Dhe nuk janë pak. Sigurisht, nga qindra aventurierë që marrin e japin (apo nuk japin fare) para me fajde, me kokrra numërohen të suksesshmit ose siç quhen ndryshe biznesmenët e vërtetë. Për të qenë i tillë, nuk do të thotë fare të kesh mbaruar studimet në Oksford, Kembrixh, Harvard apo Sorbonë. E rëndësishme është të kesh bërë shkollën e jetës shqiptare. Këtë kusht e përmbushin të gjithë fajdexhinjtë shqiptarë, që gjithsesi sot janë më në modë se kokat e shtetit apo kryetarët e partive. Sado që jeta personale e tyre është tejet me interes, bosët e fajdeve nuk parapëlqejnë ta tregojnë atë me germa të mëdha. Truprojat, sekretarët meshkuj e femra, punonjësit e rëndomtë të zyrave, në këtë drejtim, përgjithësisht e justifikojnë rrogën që marrin. Por ama vetëm përgjithësisht… Krerët e fajdeve duhet ta kenë sigurisht një jetë të tyren personale, fare personale, madje ata edhe e kanë pasur dikur atë. Disa nga bosët e fajdeve shqiptare madje janë duke shkruar edhe vëllime për suksesin e tyre të titulluara “Çelësi, (a kyçi) i biznesit (dhe fitimit)…”

Fajdetë, qofshin këto nga firma të njohura apo fondacione, jetojnë në shtëpi të rehatshme, të ngrohta dhe përgjithësisht nuk vuajnë nga mungesa e dritave. Po të flasim për medalje me anë figurative, të gjithë ne do të donim të shihnim anët e medaljes së BOSS-ave, që sot qarkullojnë me makina dhe bodigardë të numrit shumës…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Magazinier në ushtri dhe pastaj në ndërmarrjen elektro-teknike të Tiranës, ushtaraku, kapter në gradë, Vehbi Alimuça, në vitet 1991-1992 arriti të tregtojë me sukses materiale të magazinës së tij, pikërisht në çastin kur në Shqipëri filloi rritja drastike e çmimeve. Miq të ngushtë të Alimuçës, tregojnë se ai e ka nisur mbarë tregtinë në fund të vitit 1991, pasi kishte marrë 20000 lekë të vjetra, nga një shpërndarëse parash me interes. (Sot ajo zotëron një dyqan veshjesh diku poshtë supermarketit të madh të “VEFA”-s. Kështu, Vehbi Alimuça, në zemërgjerësi e sipër nuk ka kursyer dhuratat nga magazina e tij e madhe, e ndonjëherë reflektorë ngrohës, kanë marrë si shpërblim edhe shitëset e markatave të kryeqytetit, që i jepnin vezë mbi tollonin. Gjithsesi, për ata që e njohin, z. Alimuça është njeri interesant, madje shumë. Punonjësit e tij, që numërohen me qindra, i thërrasin “president”. Po kështu, i thërrasin gjithë hallexhinjtë e Tiranës apo të Vlorës, madje para disa kohësh grupi folklorik “Çipini” i këndonte: Tundet mali, tundet fusha, po na vjen zoti Alimuça. Zoti Alimuça është president i vërtetë, na i bëri përqindjet me 8-të”. Por zoti Alimuça është vërtetë president në miniaturë, edhe pse nuk dëshiron të ketë kontakte me shtypin. Numrat e celularit, vetëm për mosbezdisje, ndërrohen vazhdimisht, ndërkohë që sipas miqve personalë, “ai ndonjëherë harron numrin e telefonit të shtëpisë”. Kohët e fundit Alimuça është duke shkruar librin “Ja çelësi im i suksesit”, i cili pritet të dalë së shpejti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithsesi në planin kulturor, Alimuça pëlqen muzikën, prandaj ka mbajtur në katin e parë të selisë edhe një pianiste. Alimuça dëshiron gjithashtu të udhëtojë. Hungaria zë vend të veçantë, por nuk përjashtohet Moska, nga ku flitet se është kthyer para pak ditësh.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 37 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 38 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh

Shtëpia e zotit Vehbi Alimuça ndodhet para gjimnazit “Partizani”, e ndërkohë ka mbaruar vila e madhe në Kinostudio, ku pritet të shpërngulet familja.

Ajo ishte atëherë punonjëse e fabrikës së këpucëve dhe vetëm shpërndante lotarinë me numra, por pa interesa fitimi. Sudja, nuk e kishte menduar ndonjëherë që do të bëhej kaq e famshme.

Pas largimit të Hajdin Sejdisë në fund të vitit 1992 në skenën e parave me fajde ajo e nis aktivitetin duke dhënë para me 20 për qind, që ishin aty-këtu me përqindjet e Sejdisë. Klientët e parë të Sudes ishin familjarët, komshinjtë e pallatit dhe punëtorët e fabrikës së këpucëve. Që nga fillimi i vitit ’93 e deri më sot, përqindjet e Sudes edhe kanë ndryshuar, më e larta ka shkuar në 50, më e ulëta e tyre ka arritur në 8, por kjo para se firma të tjera ta kishin kaq. Shtëpia e 35-vjeçares Sude, është mëse e zakonshme, madje duke ngjitur shkallët për në katin e katërt të saj, mund të ngatërrohesh me derën e komshiut, që duket më e paraqitshme. Ka 7 motra dhe 2 vëllezër. Stafi i punës e thërret shkurt “shefe” dhe ajo është modeste. Nuk flet për shtypin pa ardhur kompetenti dhe muajt e fundit ka qenë e zënë duke mësuar privatisht italishten. “Më duhet të kem pak kulturë për këta të huajt që vijnë përditë tek unë”.

Edhe Lushnja e ka nxjerrë një BOSS të madh. Rrapush Xhaferri, presidenti i fondacionit të parë bamirës në Shqipëri, kryen aktivitetin e tij bashkë me të bijtë, edhe pse thuhet se me ta ka kontradikta. Dikur në katin e tretë të një pallati në Lushnjë, sot familjarisht ata zotërojnë një vilë në bllokun e Selitës së Vogël. Rrapush Xhaferrit i thërrasin “gjeneral”. Në rrethe miqsh, “gjenerali” tregon se skemat e sotme të tregtisë i ka pasur në kokë që në vitet ’60, por atëherë i kanë munguar paratë. Përsërit gjithmonë se “Shqipërinë duhet ta bëjnë vetë shqiptarët, të cilët kanë marrë pjesë në 2 revolucione, në atë të qershorit 24 dhe në atë të dhjetorit të ’90-ës. Ai thotë se mund të ketë edhe një revolucion të tretë…” Në kontaktet me shtypin thotë se profesioni i tij është bamirës, për popullin.

Firma e njohur e fajdeve “Gjallica”, me veprimtari në Vlorë, Tiranë e kudo në Shqipëri, de jure ka si pronare Shemsie Kadrinë, e shoqja e Gani Kadrisë, me origjinë kuksian, dikur funksionar i Ambasadës Shqiptare në vende të ndryshme të Evropës. “Gjallica” zotëron Fabrikën e kripës në Vlorë, dy komplekse të “Adi-Petrol”, më i madhi prej tyre në Gjirokastër, kompleksin stomatologjik në Tiranë etj. Pritet të ndërtohet një fabrikë qumështi në Libohovë, e cila sipas stafit të “Gjallicës” do të jetë krenaria e firmës. Edhe pse punonjësit apo sekretarët e firmës, të drejtojnë gjithmonë drejt Vlorës, familja Kadria jeton edhe në Tiranë. Sekretarët e firmës të garantojnë se “familjen Kadria nuk e kap dot asnjëherë për shtypin”. Presidenti de fakto i “Gjallicës” ka mbaruar më shumë se një shkollë të lartë dhe këtë të fundit madje të specializuar.

* * *

Pëllumb Shehaj, i martuar me motrën e Blerim Çelës, drejton aktivitetin e përpunimit të rërave bituminoze dhe njëkohësisht firmën e fajdeve “Silva”. Kjo firmë është më e reja në fushën e parave me interes. Pronarët jetojnë në Vlorë, bëjnë shumë shërbime, më i fundit këto ditë në Itali.

Godina e “Silva”-s, pranë vilës së Hoxhës, e ndërtuar në mënyrë bashkëkohore dhe në vend të preferueshëm është mbi të tjera edhe strehë për presidentin e firmës, në rastet e shumta që ai qëndron në Tiranë.

Bashkim Driza, me profesion jurist, kryetar i partisë Lidhja Popullore është edhe presidenti i fondacionit bamirës “Populli”.

37 vjeç, babaxhan, Driza është nga të vetmit që flet për shtypin, pavarësisht nga vërtetësia e fjalëve. Dikur ai ka udhëtuar në shumë vende të botës, ku siç thotë vetë ka pasur lidhje partie. Ai madje mendon se më të rëndësishëm ka postin e kryetarit të partisë sesa atë të presidentit të fondacionit. Zotëron disa gjuhë të huaja. Për kushtet në të cilat jeton ai shprehet modest. “Jetoj në një shtëpi, e cila ka mjetet kryesore të të jetuarit. Por unë kështu kam jetuar që prej shumë vitesh.

Ndërkohë, ai qesh me shprehjen modeste që ka thënë vetë para pak kohësh, “pëlqej bukën e misrit me djathë”.

Driza thotë se ai është vetëm presidenti i fondacionit “Populli” për Shqipërinë, edhe pse deri sot, bashkëpresidenti ende nuk ka ardhur në vendin tonë.

Jo vetëm epilog…

Na ishte një herë një Sejdi që hapi një gropë… Kushti i gropës në qendër të Kryeqytetit shqiptar në fund vitin ’92, përfshinte edhe marrjen e 3-4 milionë dollarëve. Po kështu ato kohë u shfaq edhe Lulëzim Pogoni, gjysmëshqiptari nga Zelanda e Re, që bashkë me pronësinë e ndërmarrjes artistike, mori edhe paratë e fajdeve në valixhe. Por, Hajdin Sejdia, gjysmëshqiptari nga Zvicra që “puthi” Shqipërinë nga marrëveshja e qeverisë së fundit të Çarçanit, një ditë i ktheu paratë me faks, si një mësues privat, që ia kthen paratë nxënësit, i cili nuk ka mësuar asgjë nga shpjegimet…

Fenomeni i fajdeve që më vonë mori emrin e Sejdisë, sot është kombëtarisht i përhapur. Politikanë, artistë, figura të tjera publike dhe padyshim njerëzit e thjeshtë, pensionistë, të asistencuar, gjimnazistë, madje edhe të huaj që qëndrojnë në Shqipëri, njohin nga afër mekanizmin që ka bërë një pjesë të popullsisë të lumtur.

Ata nuk dolën nga Kembrixhi, Oksfordi etj., megjithatë sot drejtojnë miliona dollarë, mijëra e mijëra fate njerëzish dhe më kryesorja, BOSS-at e fajdeve shqiptare, sot janë më të respektuarit dhe më të vëzhguarit nga të gjithë.

Jonila Godole

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 37 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 38 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.