Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kiço Blushi: Tirana, kryeqyteti i kaosit

35 vite KOHA JONË E hënë, 25 Janar 2021 19:39
Kiço Blushi: Tirana, kryeqyteti i kaosit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 15 Qershor 1997 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Kiço Blushi-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 2 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh

Kush vjen në Tiranë nga rrethet habitet: këtu u jetuaka, këtu bëhet qejf, mjerë ne! Gjallëria e tregut, makinat, kioskat luksoze dhe lëvizjet e njerëzve, të japin së jashtmi përshtypjen e një kryeqyteti të vërtetë. Edhe të huajt që kam takuar, më kanë shprehur të njëjtën ndjesi. Një gazetar i njohur, para disa ditësh më tha: këtu gjysma e njerëzve pi kafe, gjysma bën kafe. Kjo ishte një gjysmë e vërtetë, gjysmë e hidhur, e pak për të qeshur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tirana në të vërtetë ka shumë për të qarë, ndoshta më tepër se qytetet e tjera, të braktisura, të harruara e të nëpërkëmbura të Shqipërisë nga një qeverisje katile pesëvjeçare. Tirana është i vetmi kryeqytet i botës pa statistika: Nuk dihet ende sa banorë ka. Thuhet se jetojnë gati një milion banorë. Rrethinat e saj janë “pushtuar” nga të ardhurit e dëshpëruar e të papunë, që vijnë në metropol për të shpëtuar nga katastrofa. Rrethinat e Tiranës nuk janë të ngjashme as me getot, pasi edhe getot, edhe kampet e përqendrimit, kanë një lloj urbanistike e infrastrukture; ato nuk ngjajnë as me kampet e refugjatëve në vende të huaja, ku ka një kazan supe, roje dhe disiplinë.

Të ardhurit në Tiranë, që në mënyrë poshtëruese janë emëruar “çeçenë”, janë shqiptarë, kanë të njëjtat të drejta njerëzore, qytetare e kombëtare si ne. E drejta për të lëvizur lirisht është themelore për një demokraci, por nuk është faji i tyre që në shtëpitë e tyre stërgjyshore ata s’gjejnë asnjë shpëtim, ashtu siç nuk është faji i tyre që në atdheun e tyre, në kryeqytetin e tyre, ata jo vetëm që s’mund të gjejnë dot punë e kushte minimale jetese, por po gjejnë edhe urrejtje, përbuzje dhe nënçmim, a thua se kishin shkuar për t’u strehuar në Beograd. Është politika e mbrapshtë, më keq se djallëzore, që i vuri shqiptarët përballë njëri-tjetrit në stadin e barbarisë, aty ku të çon varfëria e skajshme dhe instinkti i mbijetesës. Po ta vesh në kushte të tilla: pa asnjë të ardhur, materiale, pa ujë, pa bukë, pa drita, pa punë, pa mbështetje e aq më tepër të rrethuar me urrejtje, cilindo francez, anglez apo amerikan të civilizuar, me siguri që nga dëshpërimi dhe instinkti për të mbijetuar, do të shkaktojë shumë më tepër trazirë e ngatërresa sociale, sesa ç’shkaktojnë të ardhurit në Tiranë.

Lënia e lirë e lëvizjes së njerëzve jo vetëm në atdheun e tyre, po edhe jashtë, është një nga kushtet e demokracisë, pra s’është meritë e një partie të vetme, e aq më pak e PD. Por shteti dhe politika nuk ekzistojnë për t’u shërbyer vetëm disa udhëheqësve demagogë, të pasuruar nga aftësia për të mbajtur fjalime mashtruese e gjoja nacionaliste nëpër mitingje. Shteti dhe politika nuk do të duheshin për asnjë shoqëri, po qe se nuk do t’u shërbenin qytetarëve të thjeshtë e nevojtarë.

Tashmë është mëse e qartë se edhe lënia e lirë e njerëzve, pra ardhja e banorëve të periferisë së kryeqytetit, u shfrytëzua për të mbjellë përçarje, urrejtje, konflikte sociale dhe pasiguri në zemrën e Shqipërisë, në Tiranë. Në mënyrë të thjeshtë e klasike kjo lloj “lirie” për të lëvizur i shërben vetëm politikës: “përça e sundo”.

Dhe Tirana, më shumë se cilido qytet i Shqipërisë, duke qenë më i sulmuari dhe më i lakmuari, po e paguan më shtrenjtë se kushdo këtë lloj politike antikombëtare, e cila në një rrafsh më të gjerë, shpjegon edhe “konfliktin” e sajuar (për të njëjtat synime) midis veriorëve e jugorëve. Është e njëjta platformë, që vite më parë tentoi të mbillte përçarje mes kristianëve dhe myslimanëve, pasi janë po këta arkitektë që na futën në Konferencën Islamike e që thonin se “ortodoksët shqiptarë janë pro grekë”… Të gjitha këto bateri janë të instaluara kryesisht në Tiranë, pasi këtu është qendra. Këtu rrihet opozita, digjen redaksitë, vihen bomba, është televizioni dhe parlamenti, ministrat dhe institucionet që japin përshtypjen se ne ende jemi shtet e kemi flamur kombëtar. Këtu vijnë delegacionet e huaja dhe këtu ata kanë mundësi që për një apo dy ditë të “kuptojnë” ç’është Shqipëria. Këtu janë ambasadorët që “humbasin” në pazarin e “politikës së firmës Gabi”. Këtu rrjedh Lana, as lumë, as përrua, por vijë për jashtëqitjet. Sikur të mos kishim trashëguar selitë e ministrisë, bulevardin qendror, korpusin e universitetit si dhe pallatin e Brigadave, Tirana mund të quhej kryefshat shqiptar, por kurrsesi kryeqytet.

Tirana ka numrin më të madh të lypësve e të fëmijëve cigareshitës, të cilët të sulmojnë çdo minutë, kudo që të ndodhesh. Para dy ditësh u njoha me një ish-prift katolik nga Shkodra, të burgosur nga diktatura, që vinte çdo ditë nga Shëngjini, për të lypur në Tiranë. Ishte pa shtëpi, pa punë, ai, gruaja dhe djali. Prifti-lypës ishte i gatshëm të fliste italishten e mësuar në kolegj para lufte, të pranonte çdo lloj shakaje pa kripë, vetëm që të merrte monedhën nga klientët e ulur në bar. Askurrkund në botë, as në qytetet e tjera të Shqipërisë, nuk ka kaq shumë ish-nxënës që në vend të librave mbajnë cigare e çakmakë për të shitur… Afër shtëpisë time, në trotuar shet cigare një plak që kish qenë vite të tëra i internuar pasi i ati kishte qenë ballist… Edhe ky i ardhur, pa shtëpi e pa katandi.

Shkalla e civilizimit dhe e mirëqenies për çdo shoqëri matet me mënyrën sesi i trajton fëmijët dhe pensionistët. Mjerimi i tyre është tepër i dukshëm në Tiranë, çka dëshmon për mjerimin e gjithë shoqërisë. Një kryefamiljar që humbi shtëpinë te fajdetë u detyrua të flinte në furgon. Meqë kishte grua, vajzë e fëmijë, ai e vendoste furgonin pranë ndonjë familjeje të njohur që anëtarët e familjes të shkonin në WC, pasi edhe WC publike s’ka më në Tiranë. Kjo “bashkëjetesë” me të njohurit u reduktua, pasi s’mund të vazhdonte bezdia gjatë, kështu që ai mbeti edhe pa miq… Një WC publike që është në Tiranë, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe përballë ministrisë së punës e emigracionit, ka të ndërtuar sipër një kioskë në murin e së cilës në mënyrë cinike, dikush ka shkruar: “Rroftë Sudja!”.

Tirana është i vetmi kryeqytet i botës që ka institute, Akademi, Lidhje Shkrimtarësh, Kinostudio, teatro, teatër opere e baleti – por që në të vërtetë të gjitha janë formale, inekzistente. Nuk ka as edhe një kinema normale, asnjë organ (revistë a gazetë) letrare apo shkencore. Nuk ka asnjë klub apo mjedis ku mund të mblidhen për një kafe shkencëtarët, shkrimtarët ose gazetarët. Një kioskë e improvizuar në qendër të Tiranës nga gazetarët e rinj, u sulmua me bomba, plumba dhe rrahje… Tirana është kryeqyteti që për numër banorësh ka më shumë disko dhe bingo, ku rinia gëlon, por po të bësh një testim te kjo rini, çdo të preferonin më shumë bingon në Tiranë apo një vizë për të ikur emigrant, të gjithë do të kërkonin vizën. Ka universitet, por asnjë student që merr diplomën, nuk e di përse do t’i shërbejë ajo diplomë, pasi vende pune s’ka kurrkund. Është e vështirë dhe e pamundur të njohësh Tiranën.

Ndoshta vendi më i saktë për të njohur Tiranën (të paktën le ta quajmë statistikë) janë varrezat dhe sheshet (ish-stadiumet) ku shiten mallra me shumicë. Në varreza do të shohësh se çdo ditë hapen varre për të rinj të vrarë, të paktën nga 4-5 në ditë, kurse në pazaret e shumicës do të gjesh, ish profesorë, ish ushtarakë, ish shkencëtarë dhe ish intelektualë që me kasketa të rrasura në kokë, të rreshkur nga dielli shesin cigare, vjeturina e zarzavate. Kaosi në Tiranë është i pashembullt dhe i pakrahasueshëm. Përse u zhyt Tirana në këtë amulli? Kjo tashmë dihet, janë të njëjtat shkaqe e arsye që rroposën mbarë Shqipërinë, por tani çështja shtrohet jo thjesht për të gjetur rrugët e mundshme e më të shkaktarët, pasi ata dihen, por rrugët e mundshme e më të mira për të shpëtuar Tiranën. Po shpëtoi nga kaosi i mëtejshëm Tirana, ka shpëtuar Shqipëria, sepse Tirana nuk është vetëm zyrtarisht kryeqytet, por edhe harta demografike e çdo qyteti dhe fshati të Shqipërisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.