Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Martin Leka: Tre ditë në Vlorë, ku paratë dhe dorëheqja e qeverisë kërkohen me protesta prej më shumë se 20 ditësh

35 vite KOHA JONË E hënë, 18 Janar 2021 18:25
Martin Leka: Tre ditë në Vlorë, ku paratë dhe dorëheqja e qeverisë kërkohen me protesta prej më shumë se 20 ditësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 1 mars 1997 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Martin Leka-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 2 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh

Vlora, epiqendra protestave popullore prej m shumë se 20 ditësh, është bërë njëkohësisht edhe “gjahu” i gazetarëve, ndonëse shumë prej tyre nuk mund ta gjuajnë atë. Për të hyrë në Vlorë duhet të kalosh nëpër filtrin e turmës që të pret për të mësuar “gjeneralitetet”. Nëse ke targë të “huaj” (jo VL), duhet të përgjigjesh se ku punon, ku shkon, për çfarë hyn në Vlorë, me kë njihesh, a je spiun etj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në të hyrë të Vlorës, turmës që të mblidhet rreth makinës si mizat duhet t’i japësh përgjigje të saktë, të shpejtë dhe të besueshme për psikologjinë e turmës. Këtu fillon të kuptohesh saktë se “rebusi” i zgjidhjes së rrugës nuk është fort i lehtë. Pasi përgjigjemi se jemi gazetarë, se punojmë në “KJ”, se si quhemi etj.,dikush na jep me kënaqësi leje kalimi.

Por dikush nga larg pikas targën “TR” dhe dhjetëra duar shtyjnë makinën drejt përmbysjes. Dikush tjetër “urdhëron” qetësi dhe rrotat makinës zbresin në asfalt.”Ky me kollare është i dyshimtë”, – thotë dikush afër dritares së makinës.

Një tjetër, që gjysmën e kokës e ka brenda makinës, fillon pyetjet: -A je spiun i shtetit?

I përgjigjemi se jeni gazetarë, por ndërsa bindja për pyetësin ka mbetur në mes dhe me dyshim, ai sërish pyet:

-Pse je me kravatë? Në pritje të gjetjes së një përgjigjeje, qeshim. Por ndërkohë njerëzit binden, marrin një gazetë “Koha Jonë” dhe japin vizën e kalimit.

Pas kësaj, duke hyrë në qytet, përmasat për gjendjen e tensionit në Vlorë fillojnë e përvijohen realisht. Urrejtja është në kulm. Këmbë polici nuk sheh. Ç’po ndodh kështu dhe pse ndodh kështu?! Përgjigjen mundohemi ta gjejmë përpara se të vinim në Vlorë. Në hyrje të Lushnjës, në një mur godine, shtresat e bojës së rënë kanë bërë krejtësisht të lexueshme një parullë të madhe, me germa kapitale, të trasha e ngjyrë të kuqe: “bujqësia, çështje e të gjithë popullit”. Diku më afër kabina të djegura “Zil”-ësh rusë apo kinezë qëndrojnë si relikte fatkeqe… Duket si për të lidhur pas një ndërprerjeje të përkohshme dy kohë që kurrsesi nuk duhet të lidhen.

“Diktaturat i rrëzojnë studentët”

Në hyrje të Universitetit ku janë ngujuar studentët grevistë janë mijëra vetë, ndonëse orari i protestës ka mbaruar. Një parullë gjigante kundër dhunës, diktatit, korrupsionit, violencës lidh themelin me çatinë e godinës. Dhjetëra postera të tjerë plotësojnë kërkesat e parullës së stërmadhe në të gjithë fasadën e Universitetit.

Zbatojmë rregullat e grevës. Në të hyrë të sallës së madhe ku liria e jetës kërkohet përmes sublimit, emocionet njerëzore marrin përmasa të tjera përmes duartrokitjeve të “heronjve të Vlorës”. Engjëjt vetëflijues na dhurojnë kurajën njerëzore, pikërisht atë që duhet t’u japim ne atyre. Më tej, një tjetër surprizë e studentëve grevistë.

Janë të etur për informacion dhe për këtë improvizohet konferenca e shtypit me kërkesën e tyre. “Ndërrojmë” rolet. Frroku u përgjigjet dhjetëra pyetjeve nga më të ndryshmet, gjersa më tej kalohet në një bashkëbisedim, tashmë me të njëjtin rol: të gjithë grevistë.

Pyesin veçanërisht për shokët e tyre studentë në Tiranë, për fatin e studentit Premto Gogo, për të cilin, vetëm prej tyre, mësuam se e kishin arrestuar, liruar e riarrestuar përsëri. Kërkesat e shumta për takime me grevistët përballen me rregullat rigoroze. Të privilegjuar janë vetëm gazetarët… Përmes mënyrës se si e kërkojnë informacionin, çfarë kërkesash kanë ata dhe cili është vizioni i tyre për të ardhmen, mëson qartë se filozofia e tyre nuk është “punë kalamajsh”, siç mësohet të jetë shprehur një ministër për studentët.

Mosha kurrsesi nuk mund të jetë etalon për të zbehur apo injoruar veprime e kërkesa të caktuara në marrëdhëniet mes njerëzve. Aq më tepër kur mes tyre, (në rastin konkret mes studentëve e ministrit) vepron shteti në anën e ministrit. Madje shpesh mund të ndodhë e kundërta. Ndodh që mosha ndërron moshat. Studentët kërkojnë paratë e tyre, kërkojnë një qeveri tjetër, kërkojnë luftë kundër korrupsionit, kërkojnë ndalimin e dhunës ndaj qytetarëve të lirë etj. Për të realizuar këto kërkesa, ata kanë vendosur të luftojnë me një nga armët më paqësore: grevën e urisë. Ata janë të vendosur në kërkesat e tyre, madje në murin e sallës vazhdimisht shkruajnë, për ti pasur dëshmi informacioni edhe kur ata nuk do të mund të flasin.

“Jeta është një qëndrim i përkohshëm mbi dhe”. “Dashuroje grevën siç nuk të do ajo”. Janë mbishkrime në mur të studentëve që tregojnë vendosmërinë e tyre në kërkesat që kanë. Nuk mungon në asnjë çast edhe optimizmi.“Qenka e thënë që diktaturat t’i rrëzojnë studentët”, thotë Dritan Zeneli, njëri prej grevistëve nga Shkodra. Një tjetër shton: “Ne jemi këtu për të rrëzuar pjellën e diktaturës komuniste”. Ndërkohë që bisedojmë me studentët, para sheshit të universitetit mbi 30 mijë vetë vazhdojnë ritualin e ditës. “Poshtë diktatura”, “Poshtë Berisha”, “Qeveri hajdute” e dhjetëra parulla të tjera unikale, gjer te bejtet me këngë e me iso “oiii” nxjerrin studentët në dritare për të parë ndonjë të afërm apo të njohur.

Jashtë turma dhjetëramijëshe vazhdon manifestimin.Urrejtja popullore ndaj qeverisë e presidentit shtohet progresivisht me qëndrimin indiferent të tyre. Ndërkohë që greva kalonte në ditën e shtatë, ditë që në raste të tilla njihet si kritike për grevistët, turmat janë irrituar. Përgjigjes së Tiranës zyrtare me indiferentizëm total, i është përgjigjur edhe një profesor i universitetit dhe një avokat, përkatësisht Met Gjergji e Ilir Malindi, përmes shkrimit në murin e sallës së grevës:

“Ta qava hallin mbrëmë, President cub i qeverisë hajdute,

kur në gadishullin tonë të zhuritur nga luftërat,

në gadishullin tonë të zhuritur për paqe,

ti zbrisje nga helikopteri e fshehurazi futeshe nga dera e pasme.

Ndërsa Vlorës, Romës, Parisit e Tiranës,

derdhej zemërimi i popujve rrugës.

Go Away (thyej qafën!), President i pëgëre me krime e turpe!

Ta qava hallin”.

Vlora: tension që rritet pambarim

Firma me emrin e malit në veri ka fundosur Vlorën në jug. Thuajse të gjithë tashmë janë në nivelin zero. Në këtë nivel nuk ke pse të kërkosh te vlonjatët “biografitë” e tyre politike. Ata janë të gjithë në një parti: në partinë “Poshtë Qeveria, Poshtë Berisha-Meksi”. Te ky nivel ekonomik zero, te emri i malit dhe te njeriu i malit lidhet gjithë protesta në rritje e vlonjatëve. Paradite dhe pasdite, gjithnjë në orarin e caktuar, turmat e njerëzve grumbullohen në “Sheshin e Flamurit” dhe lumi i gjatë njerëzor vazhdon rrugën drejt Skelës.

Më pas ndalon tek universiteti. Hidhen parulla të ndryshme, të cilat shpesh ndezin turmën në kufij të paimagjinueshëm. Oratorët që flasin para një mikrofoni të vogël janë të gjithë “popull”, siç thonë vlonjatët kur i pyet se cili i flet turmës. Ata më kot mundohen të dëgjohen apo të shihen nga turma, e cila i mbyt me sloganet që hidhen papushim. Këtë formë proteste paradite e pasdite, shpesh e pasurojnë edhe forma të tjera proteste.

Gjatë dy ditëve të fundit protestave me qindra makina përgjatë rrugës gjer në Skelë, u është shtuar edhe një formë marshimi origjinale. Përmes makinave, kanë hyrë me dhjetëra karro të vogla me kuaj dhe kafshë të ndryshme që nga qeni, macja e gomari, të cilat mbanin në qafë emra qeveritarësh të lartë. Kulmi ka arritur në një moment kur turmës së mbledhur për manifestim para universitetit që bërtiste “Poshtë Qeveria”, i është servirur nga një grup protestuesish një gomar, të cilin turma e mbante në krahë duke e shëtitur përgjatë detit të njerëzve. Monotonia e jetës së përditshme duket se ka ngacmuar “fantazinë” e protestuesve, të cilët vazhdimisht mendojnë se si mund të rrisin moralin e protestuesve. Nën ritmin e zakonshëm, vazhdon rituali i manifestimeve, i cili kohët e fundit është *prishur”. Shpesh ditët e fundit, Vlora vizitohet nga grupe njerëzish që përfaqësojnë grupime të caktuara politike nga rrethe të ndryshme të vendit. Një pritje befasuese i është bërë delegacionit të përfaqësuesve të së Djathtës së Bashkuar Shkodrane.

Pasi protestuesit kanë mësuar për pengesat gjatë rrugës dhe sidomos me plagosjen e organizuar të njërit prej tyre, Tanush Miletit, ish-drejtor i burgut të Tiranës, zemërimi i njerëzve është rritur skajshëm. Mileti është dërguar në spitalin e Vlorës, nga ku është mësuar se ishte jashtë rrezikut. U ndodhëm në spital dhe gjatë takimit me të në urgjencë, bindesh se njerëzit nuk e kanë humbur njerëzoren edhe në ditë të vështira e të turbullta, edhe në ditët “mes” jetës e vdekjes, madje edhe kur këtë të fundit e ke patur kaq pranë.

“Do ti fal, edhe sikur ti kem këtu tani, ata që deshën të më merrnin jetën. Unë i fal”, thotë Tanushi i gjakosur, dhe vazhdon: “Boll më, boll me gjak mes shqiptarëve”. Thirrja e tij në shtrat ka thirrjen njerëzore drejtuar presidentit, qeverisë e gjithë autoriteteve.

Ndërkohë, mijëra vetë me flamuj e parulla mësyjnë drejt spitalit kur mësojnë për fatkeqësinë që u ka ndodhur miqve të Vlorës nga Shkodra. Liderëve nga Shkodra u është bërë një pritje dinjitoze edhe kur ata kanë përshëndetur manifestimin e pasdites para universitetit.

Në Vlorë: Luftë, por pa viktima

Pak para mesnatës, qetësinë e trishtë e ka prishur një lajm, sipas të cilit forca speciale e të SHIK-ut, që vlonjatët i quajnë “larashë”, do të vijnë të nxjerrin studentët nga greva. Makinat e shumta kanë ndezur drita e bori dhe në një kohë rekord në kufijtë e 10 minutave 15-20 mijë vetë kanë rrethuar universitetin. Krisma armësh kanë krijuar dekorin e një lufte të vërtetë. Mjetet mbrojtëse që vlonjatët mbanin në dorë, kanë bërë një lidhje absurdi mes mesjetës e kohës moderne. Hunj, shkopinj, hekura, teneqe, sëpata, kosore, hanxharë, thika buke, copa duralumini, gurë, bela, kazma, shkopinj karrigesh, çekiç druri, pistoleta, automatikë, pushkë, çifte, mitraloz, e gjer te flakëhedhëse apo edhe mortajë e vogël ka qenë arsenali i armatimit të mijëra njerëzve që gjatë gjithë natës kanë mbajtur të rrethuar universitetin nën krisma. Fëmijët kanë qenë shpërndarës të fishekëve të frikshëm. “Urdhëro fishekë, xhaxhi. I do për zastava apo kallashnikov”, thotë një djalë rreth 12 vjeç me një pako fishekë në njërën dorë dhe dorën tjetër në xhepin ku ka llojin tjetër të fishekëve. Tmerri, frika e urrejtja bashkohen në një. Si mundet që shkuam në këtë kohë dhe pse?! Pse u dashka që këta fëmijë të dashurojnë më shumë fishekë se libra?! Pse u dashka që këta nxënës apo studentë në vend të tingujve të muzikës të dëgjojnë këngë krismash?! “Rebusi” ka ngecur keq.

Në Vlorë thonë: “Nëse ne nuk kishim gjë me shtetin, shteti kishte diçka me ne. Shteti na ndërroi padron, ne kërkojmë të ndërrojmë shtetin”.

Absurd…

Pak më sipër shkruam se në Vlorë kishte luftë. Thamë edhe se nuk kishte viktima. Këtu fillon absurdi. Si mund të ketë luftë pa gjak e viktima?! Për fatin tonë të zi, mbrëmë ranë dhe viktimat e luftës. U derdh gjak. Në Vlorë ka rënë zia. Jo vetëm atje. Le të dalim nga absurdi.

Të gjithë nuk duam luftë e gjak. Le të besojmë në paqe. Paqja e Zotit le të bjerë mbi gjithë shqiptarët.

Asgjë tjetër tashmë nuk ka vlerë, përveç lutjeve për paqe e realizimit sa më shpejt të saj.

Martin Leka

Vlorë-Tiranë, 26-28 shkurt 1997

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.