Nasho Jorgaqi: Faik Konica portreti i një aristokrati. Publicisti i shquar Faik Konica parë nga një gazetar amerikan

(Botohet me 2 shtator 2001 në KOHA JONE)

Nga Nasho Jorgaqi-

-Faik Konica portreti i një aristokrati. Publicisti i shquar Faik Konica parë nga një gazetar amerikan-

Pamja e një gruaje, siç thotë, duhet kurdoherë të jetë në shkallë të dytë ose pas personalitetit të saj tërheqës. Në mes një numri të madh miqeshash q’e adhurojnë ay çmon më tepër ato me mençuri të jashtëzakonshme, dhe ato nga të cilat qëndron lark – ne munt të përdorim një frazë kaqe t’ashpër ku flasim për një zotni turtë – ka të ngjarë të jenë nga tipi i ç’qetësuar me gjallësisi të lozonjares. Mi veshjen e grave amerikane ministri Konitza nuk thotë gjë sendi tjatër – pothuaj se asgjë – përveç fjalëve lëvdonjëse. Ato kanë përdorur fuqin’e mendjes dhe i kanë bërë modat e botës më të hijshme dhe më artistike duke ngulur këmbë për moda pa salltanete.

Ay nuk pranon të ngrëna që kanë mbetur shumë kohë mi akull, pula që janë therur më shumë se disa orë më parë se të shtrohen për të ngrënë, ushqime të detit që nuk janë peshkuar atë çast nga ujët. Atij i pëlqen të hajë pas bukës dredhëza të goditura me ajkë, dhe të vëna në pjatë mi kulaç të grynje. Përsa u përket të pirave dhe mezeve ay nuk munt të quhet njohës i vogël. Përveç gjërave të tjera, ato q’urren më shumë janë të pira të trazuara e të forta (kokteils) dhe shampanjë të dobët.

Kur Faik Konica, Ministri i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, të thotë se ka qenë edhe vetë gazetar aty të çfaq vetëm një pjesë e vogël të shërbimeve të tij në fushën e gazetarisë. Aty më parë shkruante kryeartikuj në Boston, në Diellin, më e vjetra gazetë shqiptare që botohet edhe tani në Shtetet e Bashkuara, një fletore (atëherë e përditshme po q’atëhere është bërë e përjavshme), që nuk merret me reklama dhe kur kish më shumë se 10 mijë pajtimtarë, qe mjaft e afërt, sa me anën e fushatës, (Vatrës), mundi të mbledhë për guvernën provizore t’ahershme, një çerek milionë dollarësh.

Dashuria e kombit, q’u pasqyrua në këtë fushatë, me anën e kësaj gazete, ka qenë kurdoherë në nder të këtij burri i cili ka tetë vjet që përfaqëson këtu një popull 800 mijë shpirtësh.

Lindur në malësin e jugës, në kufirin e Greqisë, i biri i një të pasuri, nga një der’ e cila në kohën e paqes shikonte punën e shtëpisë, dhe në kohën e luftës mblidhte vullnetarë, Zoti Konica, që kur ish djalosh, e dij mirë se për çfarë soj shërbimi ish destinuar, dhe studimet e tija në shkollën e jezuitëve në Shkodër dhe në Licenë Perandorike të Stambollit, i bëri duke pasur gjith atë qëllim parasysh. Vizita e tij e parë në SHBA, më 1909, qe për të filluar një shoqëri të përbërë prej refugjatësh: për t’i stërvitur këta me vetijat dhe qëllimin që lypte lëvizja kombëtare – një qëllim si themelonjës dhe botonjës i revistës Albania, e kish bërë të njohur me tërë fuqinë e tij. Më 1912, ay u dërgua si delegat në konferencën ambasadoriale në London, dhe më 1926 kur u inaugurua indipendenca e kombit të tij të dashur, ku ay me zotësin e tij mundi të lerë rekorde historie në ngjarjet e zhvillimit kombëtar, u emërua Ministër në Shtetet e Bashkuara.

Në qoftë e vërtetë se ndodhja e tij këtu është një shenjë miqësi, dhe ay të siguron se ashtu është gjithashtu e vërtetë, që trupi diplomatik i Washingtonit bëhet më i pasur n’urtësi bujare, sjellë të dashurueshme dhe në dituri të hollë me ndodhjen e tij këtu. Kjo na sjell ndoshta te një problem i rëndë, që të marri nër sy si munt të shquhet njeriu si njeri nga ministri. Ndoshta qëndrimi më tipik i zotit Faik Konitza është urtësia e hieshme siç dëshmohet qartazi prej sjelljes së tij simpatike, prej dashurisë së tij, mi bukuria të vërteta dhe prej zemërgjerësisë natyrale të tij.

Me fjalë të buta dhe plot gjallësi, me sjellje krejt natyrale në qarke shoqërore, ay është pritës i mirë si zot shtëpie dhe mysafir gazmor. Sapo i ka kaluar nga mosha 55, i veshur mirë e i pamartuar ay është kurdoherë i mirëseardhur vizitor në sallonet shoqërore të qytetit tonë.

Gjithashtu mund të ketë në raste të këtilla edhe muzik, muzikë hutonjëse që del nga një gramafon i rrallë, me një megafon të madh që zë syrin, sapo hyn në odën e mirë të tij, q’është në katin e dytë të hoteli Mayflower. Çpikja e një shkencëtari ingliz, orët e shumta e të rënda që i kushtonte në nj’odë shkence, nuk pajtoheshin me dashurinë e tij mi muzikën, ky shtrument i bërë me dorë ka mundur të çdukij zëra të çjerra duke lënë vetëm muzikë të kulluar. Nuk do të gjesh radio te ministri i Shqipërisë ndonëse nga koha në kohë i kanë prurë tri, për arsye që nuk varet vetëm mi zërin e kulluar të muzikës. Ay rrëfen se sa mërzitet kur dëgjon lloj-lloj reklamash me anën e radios.

Kënaqësinë me të madhe, përveç kur ka pranë miqt’ e tij, ministri e ndjen kur këndon libra me biografira dhe shënime kronologjike, që zgjeth nga libraria e tij e cila ka më shumë se 1200 libra dhe është nga më të plotat. Sa për stërvitjen e trupit për të mbajtur shëndetin e tij i pëlqen që të ecij me këmbë. Në kohën kur harxhon duke lojtur golf, rreth e rrotull luadhit, siç thotë vetë, njeriu munt të këndojë një libre ose mund të fjaloset me miq, dhe ashtu ay ecën me këmbë dy ose tri mila në ditë. Gjellët ia servirin nga restauranti i hotelit, ndonëse ka një kuzinë më vete ku rri, se e urren afshin e gjellëve, si dhe erën e mirë të kafesë. Është një nga besimet e tija, që gjella ka shije me të vërtetë kur nuk të nget as “qiellëzën, as hundën”. Enda e tij është sqimatare. Ay nuk pranon të ngrëna që kanë mbetur shumë kohë mi akull, pula që janë therur më shumë se disa orë më parë se të shtrohen për të ngrënë, ushqime të detit që nuk janë peshkuar atë çast nga ujët. Atij i pëlqen të hajë pas bukës drethëza të goditura me ajkë, dhe të vëna në pjatë mi kulaç të grynje. Përsa u përket të pirave dhe mezeve ay nuk munt të quhet njohës i vogël. Përveç gjërave të tjera, ato q’urren më shumë janë të pira të trazuara e të forta (kokteils) dhe shampanjë të dobët. Ay do më shumë verat që quhen Sherry, Burgundy dhe Rihne. Kjo e fundit i mbarohet me shumë se të tjerat, sepse shumë nga miqt e tij kanë gjith atë shije për të, që ka dhe vetë.

Një zotni që më parë pëlqente skoç, më shumë se çdo lloj uiski, tani zgjedh si më të mirin rye, se kjo e pirë mban nj’erë tëndëshme, veçanërisht nga rye-i që bëhet në shtetin Kentucky, dhe është i shtënë në botile që në kohën e Luftës madhe. Robat e tija janë pa ndryshim të kaltërta (kaltërsi e thellë që duket pakëz si e zezë), të murrme ose të zeza, dhe me çdo palë ka porositur edhe një pallto të madhe të bërë gjithë nga ajo plaçk’e rrobave që vete mirë me to. Të porositura nga Londoni, plaçkat e tija janë për të vënë re në hollësira origjinale. Palltot e vogla nuk kanë vrime volltash në çipin e jakës poshtme, mi gjoksin, të bëra me qëllin që të mos u japë rast grave të cilave mund t’u teket ti ngulin ndonjë lule. Palltot janë pa xhepe të jashtme për mandile, nga arsyeja q’ay e quan zbukurimin si një send jashtë rregullave të shëndetit. Pantallonat e tija nuk janë të kthyera mi qafën e këmbëve, gjithë për këtë arsye. Këmishat të cilat i a bën pas porosisë një këmishëbërës i Londonit, nuk kanë vollte të dytë në qafën e mëngave, se ay ngul këmbë, nuk janë të nevojshme. Çuditërisht për një burrë që ndjen të këtillë dashje ose mosdashje të mprehtë adhurimi i ministrit të Shqipërisë, mi bukurin’e grave është kryesisht konservativ. Pamja e një gruaje, siç thotë, duhet kurdoherë të jet’ në shkallë të dytë ose pas personalitetit të saj tërheqës. Në mes një numeri të math miqeshash q’e adhurojnë ay çmon më tepër ato me mençuri të jashtëzakonshme, dhe ato nga të cilat qëndron lark – ne munt të përdorim një frazë kaqe t’ashpër ku flasim për një zotni t’urtë – ka të ngjarë të jenë nga tipi i çqetësuar me gjallësi si të lozonjares. Mi veshjen e grave amerikane ministri Konitza nuk thotë gjë sendi tjatër – pothuaj se asgjë përveç fjalëve lëvdonjëse. Ato kanë përdorur fuqin’e mendjes dhe i kanë bërë modat e botës më të hijeshme dhe më artsitike duke ngulur këmbë për moda pa salltanete. Tani do të qe me mirë sikur të mos mbanin këpucë me thembra të larta, duke pëlqyer në vent të tyre opinga të qendisura e të bukura! “Gjer me një pikë, ashtu po bëjnë”, i thashë dhe ay m’u duk sikur mbeti i kënaqur. Tani në dëshironi të mësoni se ç’ kuptim ka emëri i parë i tij, i cili, meqë bie fjala, për miqt amerikaë të tij është vetëm “Frano”, munt tju them që mer vendin e emërit “Augustus”. Se çkuptim ka emëri Augustus jam shigur q’as unë nuk e di.

…personaliteti i përveçëm i kulturës shqiptare

Nga Nasho Jorgaqi

Faik Konica, personalitet përveçëm i kulturës dhe historisë shqiptare, ka qenë dhe një personazh piktoresk, që kudo dhe kurdoherë në botën e huaj ka tërhequr vëmendjen, dhe ka lënë mbresa të pashlyeshme.

Është shumë interesant fakti që ai dallonte në mes të huajve, jo aq për natyrën e tij ekscentrike, dhe disi ekstravagante, se sa me vetitë intelektuale, me dijet e gjëra dhe të holla, me mprehtësinë dhe humorin origjinal, me zotërimin e shumë gjuhëve, me sjelljen aristokrate. Duke jetuar pothuaj tërë jetën jashtë shtetit, Konica do të bënte emër në rrethet intelektuale, në Paris e Bruksel, në Londër në Washington. Ai do të cilësohej për kulturën e madhe si enciklopedi ambulante dhe do të çmohej për ligjërimin e bukur të gjuhëve të huaja veçanërisht të frëngjishtes. Jo rastësisht ai do ta çudiste dhe do të fitonte miqësinë e poetit të madh G. Apolinerit.

Jeta e gazetarit dhe ajo e emigrantit të përjetshëm, do të bënte të lëvizte dhe të krijonte lidhje nga më të çuditshmet.

Janë këto aspekte të jetës vetjake dhe shoqërore që presin të studiohen dhe të zbulojnë, deri në fund, personalitetin e tij kompleks.

Për afro 15 vjet, Faik Konica ishte Ministri fuqiplotë i Mbretërisë së Shqipërisë në Washington. Me cilësitë e tij të veçanta, ai do zinte një vend të merituar në qarqet diplomatike, aq sa më 1938-tën do të nderohej nga revista prestigjioze amerikane “The judge” më çmimin “Kapelja e Lartë”. Motivacioni ishte mbresëlënës: “për përfaqësim dinjitoz të vendit të tij, për mirëkuptim njerëzor të vlerave, për ndjenja të mrekullueshme humori, e plot veti të tjera bujare”. Por figura e diplomatit shqiptar në SHBA, kish tërhequr vëmendjen e rretheve gazetareske me kohë. Këtë e dëshmon edhe artikulli “Një jetëshkurtër i shkurtër i zotit Faik Konica” i publicistit të njohur Mabille Gennings, botuar në gazetat e mëdha të kohës si “Washington Herald”, dhe në “New York Journal” me 28 maj 1934. Gazetari amerikan i bën një portret tepër interesant Konicës. E sjell në ditët tona për lexuesin shqiptar, ai zbulon disa anë të panjohura dhe na e bën më të afërt figurën e tij. Artikullin e hasa në faqet e “Diellit” të qershorit të vitit 1934, dhe kënaqësinë e zbulimit dua ta ndaj me lexuesit e gazetës “Koha Jonë”.

SHKARKO APP