FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Një raketë ka goditur një “helipad” brenda kompleksit të ambasadës amerikane në Bagdad, sipas dy zyrtarëve irakianë të cituar nga agjencia e lajmeve AP.

Ambasada nuk ka bërë ende komente, por pamjet tregojnë një re tymi që ngrihet mbi objekt.

Ajo ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura nga raketat dhe dronet e grupeve të lidhura me Iranin, shkruan skynews.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten, ambasada rinovoi alarmin e sigurisë Nivel 4 dhe paralajmëroi se këto grupe “mund të vazhdojnë të synojnë” amerikanët dhe interesat amerikane në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trupat britanike në një bazë amerikane 200 milje larg në Erbil, në veri të Irakut, rrëzuan dy dronë më herët këtë javë.

Disa prej tyre ranë dhe plagosën disa amerikanë, por personeli britanik mbeti i paprekur.

Ndryshe, sulmet amerikano-izraelite ndaj shtetit iranian kanë hyrë në javën e tretë dhe nuk ka sinjale se do të ndalen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?