Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Redi Sejamini: Kontrabanda ka “ngrënë” 15 miliardë

35 vite KOHA JONË E enjte, 18 Shkurt 2021 20:41
Redi Sejamini: Kontrabanda ka “ngrënë” 15 miliardë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 1 Shkurt 1998 në KOHA JONE)

Nga Redi Sejamini-

Humbjet që pësoi arka e shtetit prej tregtisë ilegale të cigareve, kafesë dhe karburanteve, gjatë vitit që shkoi, kapin shifra marramendëse; rreth 100 milionë USD (15 miliardë lekë të reja). Përkatësisht, për cigaret 51 milionë USD, kafenë 30 milionë USD dhe duhanet 18 milionë USD. Sasitë zyrtare të këtyre mallrave, të cilat, për tregun shqiptar, i ofron në përqindjen më të madhe importi, ashtu si në vitet e shkuara, edhe gjatë ’97, qëndronin nën minimalen e konsumit të brendshëm të tyre. Shifrat e importeve zyrtare kapën nivelin e 114 tonë, 95 tonë dhe 46000 tonë ndaj 4000 tonë, 7000 tonë dhe 100.000 tonë konsum vjetor të cigareve, kafesë dhe karburanteve.

Ndërsa janë të pallogaritshme humbjet e shkaktuara nga kalimi i një sërë mallrash kontrabandë, nëpërmjet Shqipërisë, tranzit për në vendet fqinje të ish-Jugoslallvisë.

Mbështetur në shifrat e konsumit, të publikuara pas sondazheve të INSTAT-it, rezulton se ajo çfarë shteti shqiptar nuk mundi të vjelë, vetëm nga importet e cigareve, kafesë dhe karburanteve, është sa gjysma e asaj që voli nga taksimi i llojeve të tjera të importeve dhe aktiviteteve ekonomike brenda vendit. Në një kohë kur të ardhurat totale të realizuara nga doganat dhe tatimet, për periudhën në fjalë, kapën përkatësisht shifrat 21 miliardë dhe 10 miliardë lekë të reja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për t’iu shmangur detyrimeve të rënda, që përcakton, për këto tri lloje mallrash, legjislacioni fiskal shqiptar dhe ndihmuar nga mosekzistenca e shtetit për muaj të tërë, importuesit e tyre, zhvilluan aktivitet ekonomik pa shlyer kurrfarë detyrimi ligjor. Ndjekja e kësaj rruge, i siguroi kësaj kategorie tregtarësh të pandershëm, fitime kolosale, ndërsa shtetit, humbje të konsiderueshme. Kjo është pasqyruar më së miri te çmimet e ulëta, nën minimalet e lejueshme të këtyre mallrave në tregun e gjerë, për rastin kur ato do t’u nënshtroheshin të gjitha taksave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse kjo ngjarje nuk do të ndodhte, do të shpëtonin humbjet e mëdha në para dhe do të ishte ulur ndjeshëm deficiti buxhetor prej 41 miliardë lekë të reja realizuar në vitin 1997. Dukuria mori përmasa të papara gjatë muajve të trazirave të fillim vitit, të shkaktuar nga rrëzimi i skemave piramidale dhe me pasoja në inekzistencën e shtetit në atë kohë. Pavarësisht nga masat që mori qeveria aktuale, me ardhjen në pushtet pas zgjedhjeve të 29 qershorit, në parandalimin e kontrabandës, mënyrat dhe rrugët e zgjedhura nga krerët e kontrabandës u bënë më të sofistikuara. Me vendosjen e plotë të kontrollit dhe fuqisë së shtetit në të gjithë kufijtë tokësore, ata, kthyen ujërat e deteve Jon dhe Adriatik në ura të sigurta për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Mbi këto ujëra, anije të identifikuara dhe të cilësuara “fantazma”, të pashqetësuara nga strukturat e dobëta detare shtetërore, prej më se një viti zhvilluan aktivitet të paligjshëm duke u ngarkuar në brigjet e Egjeut dhe zbarkuar në ato brigjet shqiptare të jugut.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 6 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh

Megjithatë, ndërsa nën mbështetjen e institucioneve evropiane dhe shteteve fqinje është duke u konsoliduar lufta antikontabandë edhe në këtë pistë, parandalimi i evazionit fiskal dhe tregtisë së paligjshme ngelet idealizëm. Sasia e këtij malli kontrabandë, konfiskuar nga strukturat shtetërore, sidoqoftë është e papërfillshme, krahasuar me ato mallra që i shpëtojnë kontrollit. Por nuk janë vetëm shqiptarët që dëmtojnë shtetin e tyre, duke bërë kontrabandë. Ajo ekziston dhe shqetëson edhe vendet më të zhvilluara perëndimore, ku shteti i ka të gjitha mundësitë dhe strukturat e konsoliduara, për ta paralizuar fenomenin.

Sa cigare pinë dhe zhdoganuan shqiptarët në ’97

Gjatë vitit që shkoi, zyrtarisht në portat e doganave shqiptare, hynë duke iu nënshtruar detyrimeve ndaj shtetit, vetëm 114 tonë cigare. Shifra kjo e pakonsiderueshme krahasuar me ato çka konsumohet në tregun e brendshëm. Bazuar në statistikat e konsumit të cigareve të vitit ’89 -kur shqiptarët pinin vetëm cigare prodhim Made in Albania, gjatë vitit që shkoi është konsumuar rreth 3600 4000 tonë cigare importi.

Sasia e cigareve, e cila hyri në formën e kontrabandës gjatë periudhës në fjalë, duke marrë në konsideratë edhe prodhimin e brendshëm për këtë produkt, kapi vlerat e 3500 tonëve dhe i rriti humbjet monetare të shtetit në rreth 51 milionë USD. Për të përcaktuar sa më saktë humbjet që shteti pësoi nga kontrabanda e cigareve, duhen marrë në konsiderate, ndryshimet që pësoi sistemi fiskal në muajin tetor, me rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar në 20 % dhe ndryshimin e tarifave për akcizat. Në harkun kohor midis muajve janar-tetor( TVSH 12.5%) u zhdoganuan dhe iu nënshtruan taksave të brendshme rreth 107 tonë cigare, ndërsa në të këtë kohë tregu konsumoi 2700 tonë, mesatarisht 300 tonë në muaj. Vetëm gjatë kësaj periudhe, shteti nga mosvjelja e detyrimeve fiskale humbi 37 milionë USD. Kurse në tre muajt e fundit të vitit, tetor-nëntor-dhjetor, me hyrjen në fuqi të sistemit të ri fiskal, u zhdoganuan vetëm 7 tonë cigare importi dhe ndaj 900 tonëve të konsumuar, humbën dhe nuk u volën rreth 14.7 milion USD.

Gjatë dy periudhave kohore të referueshme, llogaritur në kufijtë e një fitimi minimal të tregtarit, për 1 ton cigare importi legjislacioni fiskal përcaktoi një detyrim prej 14300 USD/toni për TVSH 12.5 % dhe 16500 USD/toni për TVSH 20%. Për nxjerrjen e këtyre shifrave merret si bazë kategoria e dytë e cigareve, në të cilën bën pjesë edhe shumë e konsumueshmja L&M.

Ligji përcakton tre kategori për cigaret e importit. Ndërkohë taksat që i përcakton legjislacioni shqiptar fiskal për këtë kategori cigaresh importi janë taksë doganore 30 %, TVSH 12.5, akcize 25 l/paketë në dogana, tatim mbi fitimi prej 30% (një fitim minimal 1000 USD/toni për grosistin) dhe tatimi mbi vlerën e shtuar i diferencuar. Të gjitha këto mbi bazën e një çmimi dysheme prej rreth 9000 USD/toni.

Sa kafe u zhdoganua dhe konsumua gjatë ’97

Shteti gjatë ’97 zhdoganoi vetëm 95 tonë kafe, ndërsa vetë shqiptarët e konsumuan dhe shijuan lëngun e zi, që për ta e ofron vetëm tregu i huaj, në rreth 6000-7000 tonë. Ekzistenca e dy sistemeve fiskale për periudhën në fjalë i ndanë përmasat e humbjes nga kontrabanda në dy nivele. Gjithsesi ato në total, gjatë gjithë vitit ’97 u vendosën në shifrat e 30 milionë USD. Afro 21 milionë USD nga kjo shumë u regjistrua në periudhën janar-tetor, ndërsa pjesa tjetër, prej 8 milionë USD, gjatë muajve tetor-dhjetor.

Në periudhën e parë, sipas shifrave zyrtare të regjistruara në dogana, hynë në formën e importeve brenda vendit rreth 70 tonë kafe. Me një detyrim fiskal (doganë dhe tatime) prej rreth 4000 USD /toni, përkundrejt sasisë së 7000 tonë kafe që konsumon tregu në vit (rreth 550 tonë në muaj) humbja që pësoi shteti nga mosvjelja e taksave për rreth 5400 tonë kafe të konsumuar gjatë periudhë së parë kap nivelet e përcaktuara më sipër. Për periudhën e dytë (me TVSH 20%) përballë 25 tonëve zyrtarë të importit, sasia e kafes së tregtuar kontrabandë kap nivelet e afro 1600 tonë. Sasi së cilës nga mosnënshtrimi fiskal i përkon, përkundrejt një detyrimi fiskal prej 5000 USD/toni, humbja 8 milionë USD.

Kafeja si mall importi i nënshtrohet një sërë taksash mbi bazën e një çmimi për kafe të pjekur dysheme në doganë prej 4500 USD/toni. Për të mbërritur tek konsumatori natyrisht me një çmim nën minimalen e lejueshme prej kontrabandës, kafeja i nënshtrohet taksës doganore prej 30 %, akcizës 30%, TVSH 20% në doganë dhe brenda vendit tatimit mbi fitimin 30% dhe TVSH së diferencuar (TVSH e brendshme – TVSH e doganës). Në ndryshim nga cigaret, brigjet nga ku startoi kafeja, ishin ato Apenine të cilat e servirin kafenë për shqiptarët në një cilësi më të lartë sesa ajo që servir fqinji tjetër grek.

Sa karburante zhdoganuan dhe përdorën shqiptarët në ’97

Tregtia e paligjshme e karburanteve, ndryshe nga dy llojet e para të kontrabandës, gjatë vitit ’97, është e para e cila në një masë të konsiderueshme u vu nën kontroll nga shteti. Megjithëse humbjet nga aktiviteti ilegal i arit të zi në vitin që shkoi janë të konsiderueshme. Ato kapën nivelin e rreth 18.3 milionë USD.

Sasi të konsiderueshme nga ky mall u fut, si pasojë e një mangësie në legjislacionin doganor rregullisht në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, gjatë periudhës janar tetor. Përcaktimi evaziv te familja e keroseneve-ndërmjet Jet A1 (benzol për avionët) dhe vajgureve për popullatën, bëri që importi i këtyre të fundit zyrtarisht të rritet nën maksimalet e lejueshme për konsum. Duke futur Jet Al dhe emërtuar si kerosen për popullatën (mbështetur në legjislacionin doganor), tregtarët e pandershëm importuan dhe tregtuan benzole të ndryshme, pa paguar kurrfarë takse. Vajguret me vendim nga qeveria u përjashtuan nga detyrimet doganore gjatë ’97 për të mos rënduar shumë xhepin e konsumatorit dhe për të ulur konsumin e energjisë elektrike. Duke mos përfshirë vajgurin, shqiptarët importuan nga llojet e tjera të karburanteve së bashku, në total rreth 46 mijë tonë gjatë vitit që shkoi.

Humbjet që shteti pësoi nga kontrabanda e karburanteve i përkasin sidomos periudhës janar – tetor. Gjatë kësaj periudhe u importuan rreth 14 mijë tonë karburante (benzol, naftë, benzinë). Përballë një konsumi të brendshëm prej 180.000 tonë karburantesh në vit, nga të cilat, sipas burimeve zyrtare, 80.000 i përballon prodhimi i brendshëm (Albpetroli) sasia e karburanteve të hyra ilegalisht gjatë janar – tetorit ’97 kap nivelet të tilla që dalin pas një zbritjeje të thjeshtë: 75.000 (konsumi gjatë nëntë muajve) – 14.000 (të zhdoganuara) = 61 mijë tonë. Mbi bazën e një mesatareje të detyrimeve fiskale, ndërmjet llojeve të karburanteve, për periudhën në fjalë, kur TVSH ishte 12.5 %, rezulton një humbje totale e shtetit prej 18.3 milionë USD.

Ndërsa gjatë periudhës tetor-dhjetor tek importet e karburanteve vihet re një rënie e ndjeshme e importit të vajgureve për popullatën dhe rritje e importit të benzolit dhe naftës. Kjo pas masës së marrë nga organet doganore për vënien në kontroll të plotë të importeve të karburanteve. Një vendim i veçantë për këtë problem përcakton qartë se zhdoganimi i karburanteve do të bëhet që në momentin e hyrjes dhe praktikat ndaj vajgureve do të kryhen vetëm në portin e Durrësit. Ndërkaq organet kompetente doganore po punojnë edhe për përcaktimin e ndarjen e qartë midis të gjitha llojeve të karburanteve. Vajguret, e përjashtuara deri më sot, do t’i nënshtrohen së afërmi gjithë detyrimeve fiskale.

REDI SEJAMINI

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.