Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skënder Minxhozi: Fusha e minuar e Pajtimit Kombëtar

35 vite KOHA JONË E diel, 24 Janar 2021 03:22
Skënder Minxhozi: Fusha e minuar e Pajtimit Kombëtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 23 Prill 1997 në KOHA JONE)

Nga Skënder Minxhozi-

Fino pengohet përsëri. Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit ka hasur në kundërshtimin direkt të Berishës ndaj heqjes së zv. ministrit të brendshëm. Deklarata e dytë e presidencës, më e ashpër se ajo e një dite më parë, ka bërë publike krizën e parë që përfshin direkt dy institucionet më të larta të shtetit. Mesazhi i prerë i Berishës është se qeveria ka tejkaluar kompetencat e saj dhe se ajo nuk ka të drejtë ta heqë zotin Shehu. Përvijohet kështu një situatë kolapsi institucional, që mund të jetë preludi i një krize të thellë, të shmangur në katër javët e para të koalicionit. Rasti Shehu është shenja më e fundit që tregon se pakti politik mes pozitës dhe opozitës po funksionon keq. Ai mbivendoset mbi një terren të helmuar refuzimesh, goditjesh pas shpine dhe sfidash të hapura, me të cilat Fino është njohur tashmë më shumë se një herë. Qëndrimi i tij i ekuilibruar nuk ka mundur të anashkalojë përplasjet deri tani në distancë mes dy palëve. I emëruar në detyrë pasi boja në marrëveshjen e 9 marsit ishte tharë, Bashkim Fino dhe një pjesë e kabinetit të tij po vuajnë pasojat e një kompromisi të qepur keq. Në sfondin e një qeverie të mbështetur fort nga komuniteti ndërkombëtar, pozita ka filluar të sabotojë hapur e nën rrogoz, një akt për të cilin pretendon autorësinë. Kështu, pesë javë pasi është votuar nga parlamenti i Arbnorit, qeveria e Pajtimit nuk ka arritur konsensusin brenda vetes dhe mundësinë për të bërë reforma minimale drejt normalizimit të situatës. Jo aq konsensusi i partive shqiptare, sesa përkrahja ndërkombëtare, po e mbajnë në jetë kabinetin Fino. Nëse për Agim Shehun qeveria po rrezikon krizën, çfarët ë ndodhë kur t’i vijë radha ligjit elektoral, datës së zgjedhjeve dhe qëndrimit përfundimtar ndaj komiteteve? Këto tema përvëluese nuk mund të mos venë në dyshim të ardhmen e kabinetit Fino, duke parë mungesën totale të moderimit nga ana e gjysmës së tryezës ku janë ulur Berisha, Shehu dhe Pollo. Ndërkaq, dje ndodhën dy ngjarje që do të influencojnë jo pak në klimën politike. Së pari, parlamenti kaloi një ligj për prefekturat që ia heq të drejtën e emërimit të prefektëve kryeministrit. Sipas ligjit, propozimin për prefektët do ta bëjë ministria e brendshme dhe do ta aprovojë këshilli i ministrave. Duke e shtyrë zëvendësimin e prefektëve aktualë të implikuar në ngjarjet e marsit, Fino i hoqi vetes mundësinë për të emëruar njerëz politikisht normalë në prefekturat e vendit dhe tani do të duhet t’i nënshtrohet vullnetit të dyshimtë të PD për të ndërruar përfaqësuesit e qeverisë. Ngjarja e dytë ka të bëjë me paralajmërimin e hapur që ministri italian i mbrojtjes Andreata i bëri ministrit të brendshëm shqiptar Çelo, në lidhje me çështjen “Shehu”. Politikani italian ka parë me të drejtë rrezikun e prishjes së qeverisë së Pajtimit, çka e ka shtyrë t’i deklarojë ministrit të PD se bashkë me kabinetin aktual, bien shpresat për normalizimin e gjendjes dhe fillon lufta civile. Toni i ashpër i Andreatës lexohet si lodhje e qeverive perëndimore përballë sabotimit konstant që partia e presidentit i ka bërë dhe po i bën qeverisë që do të na çojë në zgjedhje. Incidenti me vizitën e Vranickit duket se ka shërbyer për të dhënë alarmin ndaj rikthimit të PD në pozicionet e vjetra të diktatit dhe imponimit. Ndërkaq, Finos i duhet të avancojë ngadalë dhe pa e kthyer kokën anash, nëpër terrenin e minuar që çon në kutitë e votimit. Deri tani ai ka preferuar të mos reagojë me të njëjtën monedhë me të cilën është sulmuar. Ndofta këtej e tutje do të duhet ta ndryshojë këtë qëndrim, në qoftë se do të dëshirojë të vendosë në vend një autoritet që ia jep posti dhe mandati që ka marrë nga të gjitha palët. Përndryshe misioni i tij rrezikohet seriozisht.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore

Skënder Minxhozi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.