Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skënder Minxhozi: Mbreti vdiq, rroftë mbreti!

35 vite KOHA JONË E martë, 26 Janar 2021 22:02
Skënder Minxhozi: Mbreti vdiq, rroftë mbreti!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 3 Korrik 1997 në KOHA JONE)

Nga Skënder Minxhozi-

Një miting në sheshin qendror të Tiranës dhe bllokimi i rrugës nacionale Tiranë-Shkodër, kanë ngjallur dje idenë se shteti i dhunës nuk ka mbaruar e për më tepër, është ende aktiv. Monarkistët, aktorët e një aventure referendare për rikthimin e mbretërisë së paraluftës, po e mbajnë të ndezur zjarrin e një konflikti politik që shumëkush e kujtoi të shuar në mbrëmjen e 29 qershorit. Referendumi, dhurata që Berisha i la në dorë Durollarit ditën e marrëveshjes së 9 majit, është kthyer në nyjën e paparashikuar të politikës shqiptare, duke gjeneruar një tension absurd, por mjaft të rrezikshëm. Nuk duhet shumë mund për të kuptuar se farsa e zhurmës rreth rezultateve të referendumit mbi monarkinë është sa artificiale, aq edhe e pabazuar në dokumentacionin që instancat përkatëse po e plotësojnë ngadalë nën një sherr që po stimulohet qëllimisht. Përqindjet kokëforte të popullaritetit të monarkisë, tregojnë në mënyrë konstante se Leka Zogu do të jetë edhe më tej qytetar i thjeshtë dhe jo trashëgimtar i dinastisë nga Mati.

Me 39% të votave të regjistruara në KQZ deri dje në mesditë, pas ardhjes së dokumentacionit nga 49% e territorit, regjimi i ri i “importuar” bashkë me Leka Zogun nga Johanesburgu, nuk ka më asnjë shans që të fitojë. Por, këtu fillon tragjikomedia shqiptare. Sa më shumë përqindjet tregojnë rënien e Monarkisë dhe konsolidimin e Republikës, aq më e madhe bëhet zhurma që monarkistët dhe demokratët e sapohumbur, bëjnë rreth rezultatit. Në mes të një stuhie, e cila normalisht do të konsiderohej “në gotën e ujit”, të dyja palët e kanë gjetur armikun e përbashkët për të luftuar:  PS dhe Fatos Nano. Dhe meqë në Shqipëri momentalisht ka shumë pak normalitet, edhe protesta e të djathtëve monarko-republikanë, po krijon një klimë të tendosur mes dy raundeve të zgjedhjeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë që Leka Zogu takon Berishën dhe ky i fundit i premton ndihmë, një kushtrim i heshtur ka bërë që valangat e fanatikëve të ish-partisë në pushtet zgjedhjet i nxorën të humbur, duket se demokratët kanë vendosur që të venë sërish gurë nën rrota për fituesit e rinj. Por jo si më parë, duke manipuluar direkt ose hedhur poshtë rezultatin. Asnjëri prej këtyre varianteve nuk ka qenë i mundur kësaj radhe. Është gjetur atëherë “gozhda” e monarkisë për të bërë zhurmën që nuk qe mundur të bëhet për votimet e përgjithshme. Shtypi presidencial dhe ai pro PD e kanë marrë tashmë si të mirëqenë faktin që referendumi për monarkinë ka fituar, megjithëse nuk ka publikuar deri tani ndonjë provë për ta vërtetuar këtë tezë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Historia e vonët e Shqipërisë ka mësuar se kjo lloj propagande e pilotuar shfaqet sa herë që duhet ndihmuar apo goditur një mik ose kundërshtar i atij që deri dje ishte regjimi i Sali Berishës. Deri dje, pasi sot Berisha ndodhet në stacionin e fundit. Tani duhet ndihmuar monarkia, goma e fundit e shpëtimit për të gjithë ata që në pesë vjet notuan mbi Titanikun e mbytur të PD. Një ngushëllim mbetet gjithsesi për ta: shprehja e famshme e monarkisë franceze “Mbreti vdiq, rroftë mbreti”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
  1. MINXHOZI

 

 

 

 

 

 

 

 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.