Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zamir Alushi, Roland Yzeiri: Fier, jashtë kontrollit zemërimi i të humburve nga mbyllja e sporteleve të fajdesë

35 vite KOHA JONË E enjte, 14 Janar 2021 19:50
Zamir Alushi, Roland Yzeiri: Fier, jashtë kontrollit zemërimi i të humburve nga mbyllja e sporteleve të fajdesë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botohet me 28 Janar 1997 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zamir Alushi, Roland Yzeiri: Fier, jashtë kontrollit zemërimi i të humburve nga mbyllja e sporteleve të fajdesë

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 2 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 3 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 4 orësh

Të dielën rreth orës 9.30 u ngrit barrikada më e përparuar në rrugën nacionale. “Lushnja, Lushnja!”- njerëzit me fytyra të lodhura thërrisnin emrin e qytetit ku ka pasur përleshje të ashpra me policinë. Makinën tonë e ndalën në hyrje të qytetit të Rrogozhinës, një grup i madh protestuesish që ishin duke vendosur shtylla, gurë dhe goma goma makinash të ndezura. “Ç’po bëhet në Tiranë?”- pyet një burrë i moshuar. I themi se jemi nisur shpejt dhe kemi parë vetëm forca policie që janë vendosur në udhëkryqet e kryeqytetit. “Ne po ngremë një pengesë për policinë. Nuk duam t’i lëmë vetëm fqinjët tanë”- thonë, duke na lëmë të kuptojmë se rruga deri në Lushnje duhej bërë në këmbë. Në kryqëzimin kryesor të rrugës nacionale që shërben edhe si shesh kryesor i Rrogozhinës qëndrojnë disa dhjetëra vetë: “Qeveria mashtron sa të qetësohemi” bisedon me zë të lartë me disa të tjerë. “Jo, jo, Berisha po pret para në fabrikë. Më tha mbrëmë një miku im që punon në bankë. Kur të ketë mbaruar shpërndarjen do të ndërrojë monedhën”- shpjegon i sigurtë një tjetër. “Kot lodhemi, vetëm Rrapush Xhaferri e di ku janë paratë tona. Ai ka thënë se do të na i japë të gjitha, bashkë me interesat. E kam këtu gazetën, ja: Nuk jam piramidë, thotë”- tund gazetën tjetri. Selmani, një 40-vjeçar nga Rrogozhina, do të na shoqërojë deri në fshatin Dushk. “Mund t’ju marrin për fuksa”,- kështu iu thërrasin bashkëpunëtorëve të policisë dhe do të gjeni belanë. Disa prej tyre janë përzënë me gurë sepse kanë dashur të filmojnë fshehurazi njerëzit që  vënë pengesa mbi rrugë”- thotë Selmani.  Ai vetë, thotë se ka marrë pjesë dje, në demonstratën e të shtunës. “Kam 8 milionë lekë tek Xhaferri, shita shtëpinë dhe tani jam në mes të katër rrugëve. Kush e mendonte se “gjenerali” (Xhaferri) nuk i kishte mirë punët me qeverinë”- Selmani është një nga të “djegurit” e fajdeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Xhaferri-perëndia

Pa kaluar as një kilometër nga Rrogozhina, rreth 30 vetë kishin ngritur një tjetër pengesë. Disa fëmijë të vegjël thërrasin në kor: Ta marrë vesh e gjithë Shqipëria, Xhaferri është perëndia” “Gjeneral” Xhaferri, njeriu të cilit i kanë besuar paratë thuajse shumica e banorëve të këtyre anëve, u ka thënë njerëzve, se do ti pasurojë për një kohë shumë të shkurtër, veçanërisht myzeqarët. Ai i shpërndante interesat fillimisht një herë në shatë muaj dhe më pas një herë në tre muaj. Interesat e tij ishin më të lartat (100% në muaj), ndërkohë që pranonte shuma jo më të mëdha se 1 milion lekë. Të tërhequr prej interesave të larta shumat depozitoheshin në disa kartela, me certifikata të ndryshme. Deri në fshatin Dushk kaluam edhe disa “postblloqe” të tjera që i kontrollonin fshatarët.

Selmani thotë se fshatarët janë përleshur disa herë me forcat speciale të ardhura nga Tirana, por nuk i kanë lejuar të kalojnë drejt Lushnjes. Fytyra të lodhura dhe të vrazhda na shikojnë me dyshim. Selmani u thotë se jemi miqtë e tij. Në hyrje të Lushnjes, aty ku kryqëzohet hekurudha me rrugën kombëtare, ishte ngritur një barrikadë e lartë me tubat e një ujësjellësi të pambaruar dhe me skeletet e makinave të policisë të djegura një ditë më parë.

Është ora 11:00. Disa mijëra vetë vijnë përballë nesh duke ecur në rrugën kryesore dhe në anët e kodrës. “Këtë itinerar e bëjnë çdo ditë tregon Selmani. Mblidhen te sheshi i qytetit dhe thërrasin kundër qeverisë. Më tej shkojnë tek komisariati dhe kërkojnë lirimin e të ndaluarve. Këtu qëndrojnë më gjatë dhe hedhin tonelata gurësh”.

Qeveria të kthejë paratë ose Rrapushin

Qyteti i Lushnjes është quajtur ndryshe “kryeqyteti” i fondacionit Xhaferri. Sportelet e para Xhaferri i hapi pikërisht në këtë qytet dhe më pas u zgjerua thuajse në të gjithë rrethet e vendit. Lushnjarët kartë qenë më të “privilegjuarit” në mes të anëtarëve, kështu quhen kreditorët të fondacionit. Pranoheshin shuma deri në 3 milion lekë, vetëm për lushnjarët. Xhaferri u bë tepër i besueshëm sepse paguante në afat çdo këst. Një pjesë kanë arritur të marrin këstet e para dhe i kanë depozituar sërish. “Qeveria na la duar bosh thotë një grua. Ne çdo qindarkë që kursenim e çonim tek Xhaferri”. Lushnjarët mendojnë se qeveria nuk ka pasur vetëm motive ekonomike kur ka vendosur të mbyllë pikërisht fondacionet. “Po të mbylleshin kompanitë e Vlorës do të kishte më shumë protesta. Zgjodhën Xhaferrin se i pandehnin lushnjarët të urtë” flet i egërsuar në fytyrë një plak që ka dalë bashkë me dy djemtë e tij në protestat e përditshme. “Çuna, ai që po kalon te varrezat është spiun i SHIK-ut” tërheq vëmendjen e turmës një grua. Një re gurësh fluturon në drejtim të varrezave të dëshmorëve. Personi i identifikuar si “spiun” nget vrap në mes të ullishtës. Nga pas i shkojnë një turmë fëmijësh që mbajnë në dorë llastika. “Policët e kanë pasur pisk me llastikat e fëmijëve”, tregon shoqëruesi ynë. Pasi e marrin vesh se jemi gazetarë, afrohen disa prej protestuesve. “Shkruani që Lushnja nuk beson te fjalët e qeverisë. Duam të dëgjojmë me gojën e tij Rrapush Xhaferrin, nëse ka falimentuar apo i ka paratë tona”, këmbëngulin protestuesit dhe për t’u bindur zgjasin kokën mbi shënimet tona. Mësojmë se turma sapo kishte djegur gjykatën e rrethit, prokurorinë dhe kishte sulmuar selinë e PD. Policia vendase ka vendosur armëpushimin me demonstruesit. Në një lokal në afërsi të barrikadës dy policë qëndrojnë të qetë të pangacmuar prej turmës. Shoqëruesi ynë thotë se ndoshta shkatërrimi i qytetit nuk do të kishte ndodhur në qoftë se nuk do të kishin ardhur policët e Tiranës. Turma ka alergji për forcat speciale që vijnë herë pas here me helikopter. Një pjesë e të ndaluarve janë liruar, por pasi ishin torturuar në Tiranë. Mijëra protestues kishin rrethuar komisariatin të shtunën dhe e kishin detyruar Ministrinë e Brendshme të lëshonte një pjesë prej tyre. Qyteti është shkatërruar thuajse plotësisht. Jeta publike është paralizuar nga shkatërrimet. Zemërimi i tyre është pa krye. “Nuk na ka mbetur më asgjë për të djegur”- thotë jo pa ironi një protestues. Herë pas here shpërthejnë në thirrje: “O Berisha, o hajdut”, “Duam paratë tona”, më vonë dëgjohet vetëm zhurma e bisedave. Një pjesë e njerëzve mbajnë vazhdimisht gurë nëpër duar. Dikush qëllon me gurë mbi fushën e shkretuar dhe shan sikur të ketë presidentin para. Mbyllja e fondacionit Xhaferri dhe humbja kolektive e parave ka sjellë një revoltë të paparashikuar dhe të pakontrolluar nga askush. Asnjë lider lokal nuk arritur të bisedojë me ta. Kryetari i bashkisë, Fuga, që ka dalë të shtunën para tyre bashkë me liderin e PD Shehu, u linçua me gurë nga turma mijëra vetëshe.

Ludistët zbresin në Fier

Pas tre shekujsh “ludistët” anglezë zbritën në Fier. Në kufijtë kohorë të 8 ditëve, Fieri përjetoi “in extremis” 2 protesta. Të dielën e parë manifestim paqësor shembullor me praninë e opozitës, këshilltarëve të rrethit, të Bashkisë, konfederatës, ku nuk u thye qoftë një xham, kurse manifestimi i të dielës së dytë kishte subjekt njerëzit, shumica e të cilëve të zbritur nga fshatrat. Një telefonatë në mëngjes e bërë nga një prej deputetëve të rrethit drejtuar kryetarit të PS të rrethit, z. Petro Koçi, lajmëronte këtë të fundit: “Se mos na digjni”, kurse përgjigja e kryetarit të PS ishte: “Ne nuk kemi organizuar gjë, mos keni kurdisur ju diçka vetë”. Mjaftoi një furgon i mbushur me civilë, që të irritonte njerëzit. Në orën 10.00 nis protesta e njerëzve në sheshin kryesor të qytetit. Më pas turma u nis drejt institucioneve të pushtetit lokal pa hasur në rezistencën e forcave të rendit të cilët ishin të paktë në numër dhe pa asnjë mjet mbrojtës. Rrugës, turma shtohet nga njerëz kuriozë, që si zakonisht mbushin trotuaret e së dielës, deri sa mbërrijnë para prefekturës me parullat “Duam paratë tona”, “Sali hajdut”, etj. Në këtë moment prania përpara syve të tyre e godinës së prefekturës duket se irritoi njerëzit të cilët me gurë e sende të forta qëlluan duke i thyer të gjitha xhamat. Pas një momenti proteste një burrë rreth të 50-ave merr iniciativën të hapë dyert e prefekturës duke e ftuar turmën, por mbrojtja energjike e një grupi civilësh shmangu incidentin.

Ky ishte dhe momenti që elektrizoi turmën e protestuesve tashmë të zmadhuar shumë. Më pas protestuesit u drejtuan, pothuaj me vrap, drejt komisariatit të policisë që ndodhej shumë afër duke qëlluar me gurë e sende të forta. Ishte ora 11.00 kur një zë i fortë “Drejt Bashkisë” i orientoi protestuesit djathtas ku ndodhej pothuaj ngjitur me komisariatin Bashkia e qytetit. Pa më të voglën rezistencë nga organet e rendit, njerëzit vërshuan nëpër korridoret e tij duke plaçkitur çka gjetën përpara dhe duke u vënë zjarrin zyrave të tilla mjaft strategjike siç ishte urbanistika, zyra e privatizimit si dhe duke djegur plotësisht sallën e mbledhjeve. Më pas turma e njerëzve të irrituar u drejtuan rrugës kryesore të qytetit, drejt gjykatës dhe prokurorisë, por këtë radhë mjaft të paktë në numër për shkak të distancimit të menjëhershëm të njerëzve.

Binin në sy mosha mjaft të reja dhe fëmijë, të cilëve “u ishin grabitur paratë”. E njëjta skenë edhe në gjykatë e prokurori, ku zyra e parë që u asgjësua nga flakët rreth orës 11.30 ishte zyra e hipotekës. Më pas 250-300 demonstruesit u drejtuan përmes rrugës kryesore te selia e PD ku u mjaftuan me thyerje xhamash, pasi edhe aty hasën rezistencën e autoriteteve partiake dhe shtetërore. Rreth orës 13.00 në rrugë shiheshin vetëm zjarrfikëset duke shuar zjarret. E diela në Fier ka ngjallur solidarizim ndaj viktimave të fajdeve dhe në të njëjtën kohë indinjatë të thellë ndaj veprimeve vandale të një grupi njerëzish. Gjithashtu shprehej pakënaqësia ndaj njerëzve të pushtetit me mandatin e popullit të Fierit në xhep. “Pse nuk mbrojtën Bashkinë, gjykatën, prokurorinë, siç mbrojtën prefekturën dhe selinë e PD-së”,- thotë një avokat. “Ku janë deputetët e ardhur me mision nga Tirana, pse nuk foli askush para popullit”,- vazhdon plot zemërim ai. Kanë mbetur të plagosur lehtë 2 protestues dhe 1 polic.

Albpetroli nxjerr tym

Ora 09.30 e gjeti sheshin e autobusëve urbanë në qytetin e Patosit të mbushur me njerëz, të cilët hidhnin parulla kundër qeverisë. Në pamundësi për të djegur Bashkinë, pasi institucioni ndodhej në katin e parë të një pallati në qendër të qytetit turmat pa kontroll të njerëzve u drejtuan drejt parkut të naftës duke rrëmbyer 3 makina me qëllimin e ngritjes së barrikadave në rrugën nacionale që të çon për në jug. Pasi iu vunë zjarrin iu drejtuan ndërmarrjes Gjeofizike të naftës dhe e plaçkitën tërësisht duke i vënë në fund zjarrin. Kompjutera të thyer, dokumente, aparate të shkatërruar, xhama të bërë copë-copë, ky ishte rezultati i “vizitës së shkurtër” në këtë institucion më se të rëndësishëm të naftës në Shqipëri.

Më pas turma disa qindra vetëshe u sul rrugës nacionale Patos-Fier duke krijuar 3-4 barrikada me goma të djegura makinash, zhavorr, gurë, shishe dhe sende rrethanore. Rreth orës 13.00 protestuesit u shpërndanë. Gjendja është e qetë dhe e trishtueshme.

/Zamir Alushi, Roland Yzeiri/

 

 

 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.