Home Aktualitet 7 orë tension...

7 orë tensione, Bajrami: Muxhahedinët nuk kanë imunitet

166
0

Gazetari Armand Bajrami ka folur për situatën në kampin MEK në Manzë, ku pasi analizoi edhe njëherë dyshimet e Prokurorisë së Posaçme, u shpreh se muxhahedinët iranianë, pavarësisht marrëveshjes me qeverinë shqiptare, nuk kanë imunitet nëse shkelin ligjin dhe do të hetohen si gjithë të tjerë.

“SPAK shpesh herë ka pasur në hetim anëtarë të MEK të dyshuar si të përfshirë në aktivitete të paligjshme. Anëtarët e MEK janë pranuar në Shqipëri me qëllime humanitare, por ndonëse janë pritur si miq nuk iu jep imunitet gjatë legjislacionit. Gjatë qëndrimit në Shqipëri do të hetohen dhe ndëshkohen nëse bëjnë veprimtari të jashtëligjshme.

Kishte dyshime për veprimtari të paligjshme dhe për këtë arsye SPAK iu drejtua me një kërkesë Gjykatës e cila më pas e miratoi. Kishte dyshime për sulme kibernetike nga kampi Ashraf ndaj shtetit iranian.

Vetëm pak ditë më parë u mbajt dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe në atë mbledhje u pohua fakti që sulmet iraniane mund të përshkallëzoheshin, kjo bazuar dhe në prova konkrete. Shumë drona ishin ngritur pranë kampit, madje kishte dhe dyshime se agjentë iranianë mund të ishin infiltruar në Manzë”, tha Bajrami.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit